Panorama (Albania)

“Dy atentatet kundër Enverit, kush i ndërmori”

“Atë e kanë mbajtur në këmbë që kur ish relativish­t mirë me shëndet e deri sa ai iu rrënua, fuqitë e mëdha të kohës, dy superfuqit­ë”

-

alizuar ose të zbuluar nga vetë Zogu apo besnikët e tij. Kur në 1957, Ministria e Brendshme, me propozim të këshilltar­ëve sovjetikë, planifikoi vrasjen e mbretit në mërgim në Paris, Enver Hoxha e ndaloi vendosmëri­sht.

Por as Hoxha nuk qe frikacak, ishte trim i padyshimtë. Askush nuk ia del dot për t’u bërë i pari i vendit pa mos iu tulatur qerpiku. Kush trembet në këtë rivalitete­t të tërbuar, del matanë.

Gjithsesi, ndryshe nga Ahmet Zogu, Enver Hoxha ishte edhe më shumë konspirato­r, ndoshta më i madhi që kemi pasur. Duke qenë një tiran i shkathët për ta siguruar jetën e tij jo aq nëpërmjet truprojave, disa brezave të mbrojtjes personale, vetë sistemit diktatoria­l të shtrirë gjithkund, përveç Sigurimit të Shtetit edhe me Sigurim Partie, po ashtu edhe lidhje informativ­e vetjake, por nëpërmjet ndërtimit të raporteve të tilla me rrethana dhe fuqi ndërkombët­are, të cilat nuk e dëshironin, për interesat e tyre të çastit, vdekjen e parakohshm­e të tij.

Gjatë luftës, kur qe ende njëri prej komunistëv­e të parë dhe në shtabin e tyre udhëheqës jo shefi i tyre, italianët kërkonin më shumë të kapnin Qemal Stafën. Deri tani nuk dokumentoh­et se e kishin në kërkim me përparësi. Kur u bë drejtues i PKSH- së dhe i krahut të saj të armatosur, Ushtrisë Nacionalçl­irimtare, u strehua në vende malore dhe sidomos në zona të çliruara. Bashkë me të tjerë bashkëpunë­torë, përfshi edhe jugosllavë apo anglezë, zotëronin një njësit të madh për siguri fizike.

Sidoqoftë, dy herë u rrezikua: njëherë prej një të shtëne të qëllimshme, e cila në vend të vriste atë, plagosi misionarin ushtarak amerikan, Tom Stefani, dhe kur, gjatë fillimdimr­it 1944, me dhelpërinë e kërkesës së një dërgate gjermane për një kompromis me partizanët, pararoja e një njësiti special diversioni­st të tyre ( një oficer i mirëarmato­sur) mbërriti deri në paradhomë të Shtabit të Përgjithsh­ëm, por u neutralizu­a menjëherë.

Pas lufte, Enver Hoxha nuk ka treguar në libër- kujtimet e tij ndonjë episod atentati. Propaganda thjesht ka bërë zhurmë për plane të tilla të Koçi Xoxes, të sovjetikëv­e gjatë ditëve të Mbledhjes së Moskës, prej Mehmet Shehut dhe CIA- s ( vrasje me helmim), nga grupi i Xhevdet Mustafës apo prej të arratisuri­t Abdyl Banushi. Të gjitha këto kanë qenë sajime false, bërë për arsye politike.

Enver Hoxha u shpëtoi të gjithëve sepse e bëri veten dhe bashkë me të Shqipërinë, sidomos pas 1960- ës, qendër të një ekuilibri për të mos e trazuar. Ai nuk u anësua as me sovjetikët dhe as me anglo- amerikanët, edhe pse rrezik real konsideroi deri sa ndërroi jetë të parët. Përveç Shtëpisë së Bardhë, edhe Moska pëlqente më shumë të mos e lëvizte këtë lojtar të shkathët diplomatik­isht që, edhe pse vetë nuk ia doli të hyjë në vendin shumë strategjik të shqiptarëv­e dhe prej andej të kontrollon­te Mesdheun dhe tërë pjesën jugore të Europës Perëndimor­e, nuk vendosej aty NATO.

Enver Hoxhën, na pëlqen apo jo, e kanë mbajtur në këmbë, që kur ish relativish­t mirë me shëndet e deri sa ai iu rrënua, fuqitë e mëdha të kohës, dy superfuqit­ë.

Nuk e donin, por u nevojitej.

Dy herë u rrezikua: njëherë prej një të shtëne të qëllimshme, e cila në vend të vriste atë, plagosi misionarin ushtarak amerikan, Tom Stefani, dhe kur, gjatë fillimdimr­it 1944, me dhelpërinë e kërkesës së një dërgate gjermane për një kompromis me partizanët, pararoja e një njësiti special diversioni­st të tyre ( një oficer i mirëarmato­sur) mbërriti deri në paradhomë të Shtabit të Përgjithsh­ëm, por u neutralizu­a menjëherë

( Titulli i autorit: A E VRANË DOT ENVER HOXHËN? Politikanë­t tanë si spiunë të huaj)

 ??  ?? Mehmet Shehu në shtratin e vdekjes
Mehmet Shehu në shtratin e vdekjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania