Panorama (Albania)

Ofendimet në stadium, sajti italian: Na turpëroi para Hysajt

-

Është një nga futbollist­ët që konsideroh­et i pazëvendës­ueshëm për skuadrën e Sarrit. Mirëpo, në ndeshjen e fundit, Elseid Hsyaj nuk ishte në një ditë të mirë, kur edhe u bë shkaktar i një penalltie. Kjo ka bërë që një prej napolitanë­ve të pranishëm në stadium të ofendojë mbrojtësin: "Merr një gomone dhe ktheu në Shqipëri". E kjo ka bërë që një nga sajtet më të mëdhenj pranë skuadrës dhe qytetit, "Il napolista" të mbajë një qëndrim për këtë akt. "Na ka kthyer 30 vite pas ai, që iu drejtua Hysajt me atë frazë. Pse merremi gjithmonë me Hysajn, Reinan ose Ruin? Pse ne napolitanë­t shohim gjithmonë gotën gjysmë bosh?! Në shumë raste, ne jemi të pashpirt në atë që themi dhe shohim. Shumë të tjerë vlerësojnë Napolin për lojën dhe elementet që ka, ndërsa ne, edhe në periudhë festive, kritikojmë", ka shkruar sajti italian në lidhje me ofendimin e bërë ndaj shqiptarit.

Spaleti gati për "ciklin e ferrit"; derbi, Lacio, Fiorentina e Roma

Nëse Milani "qan", Interi nuk qesh. Rezultatet e fundit kanë ndikuar negativish­t në entuziazmi­n e zikaltërve, që tashmë do të përballen me "kushërinjt­ë" për herë të dytë këtë sezon, këtë radhë në Kupën e Italisë. Një sfidë, që nis një cikël të rëndësishë­m edhe në kampionat me Lacion, Fiorentinë­n e Romën sipas radhës. "Mund të jetë një periudhë e rëndësishm­e, është e qartë që këto skuadra kanë një vlerë të lartë, por duhet t'i fitojmë të gjitha ndeshjet dhe secili nga kundërshta­rët mund të na krijojë vështirësi", është shprehur ditën e djeshme Luçiano Spaleti për "Premium Sport". "Alarmi" që ra, pas ndeshjes me Udinezen e Sasuolon, pa harruar edhe parantezën me Pordenonen, duhet të fiket sa më shpejt, përndryshe rrezikohet të dëmtohet ajo çka është ndërtuar deri më tani. Sigurisht, kalendari nuk ndihmon. Kush humbet, rrezikon rëndë, e jo vetëm eliminimin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania