Panorama (Albania)

Braziliani Kaka, të gjitha rrugët të çojnë në Milano

-

Nga një ndër njerëzit simbol të sukseseve të fundit ndërkombët­are të Milanit, në një drejtues në ekipin e zemrës. Është ky rrugëtimi që mund të shënojë një hap të ri në karrierën e Rikardo Kakasë, sidomos pas vendimit të tij për të mbyllur përfundimi­sht hesapet me futbollin e luajtur pas përvojës trevjeçare në SHBA, të Orlandos. Oferta dhe gatishmëri­a nga ana e klubit milanez nuk mungon dhe tani çdo gjë është në dorën e braziliani­t. Por, çfarë mund të sjellë ish-" Topi i Artë" te "Djalli"? Kaka, në një ambient të ri drejtuesis­h mund të ofrojë jo vetëm përvojën e tij ndërkombët­are, por edhe atë sens përkatësie që mendohet se mungon në Milanin aktual. Figurë elegante dhe shumë e dashur nga tifozët, ishfantazi­sti mund të kthehej në një njeri kyç, jo vetëm në kontaktet ekipdrejtu­es, por edhe në afrimin e talenteve të rinj, sidomos nga Brazili ku konsideroh­et një idhull. Kaka do të ishte një njëri i Milanit në qendër të Milanit, ndaj rikthimi në klub do të ishte më shumë se i mirëpritur.

"No Isco, no party", Reali humbet dyfishin e ndeshjeve kur ai s'luan

Jo vetëm Mesi, që feston si i çmendur për triumfin në Madrid. Një nga imazhet e "klasikes" së fituar nga Barcelona ishte edhe fytyra e mërzitur e Iskos, i ulur në stolin e rezervave. Vendimi i Zidanit për ta lënë në stol ishte një nga më të diskutuesh­mit, sidomos pas përfundimi­t të ndeshjes. Por, kjo nuk është hera e parë që Isko qëndron në pankinë kundër Barcelonës. Nuk u aktivizua as në humbjen e sezonit të kaluar 2- 3, ndërsa në 0- 4 u fut si zëvendësue­s. Shikojini mirë statistika­t, sepse nuk është aspak rastësi. Barcelona fitoi për herë të parë 3 ndeshje radhazi në "Bernabeu" dhe Reali shkroi një "faqe të zezë" të historisë. Por Isko nuk ka asnjë faj, ai ka qenë në stol. Të dhënat janë pro Realit, kur "magjistari" Isko ka qenë në fushën e lojës. Në 155 ndeshjet ku mesfushori ka nisur ndeshjen si titullar, Reali ka fituar 116 ( 75%, ka barazuar 23 ( 15%) dhe ka humbur 13 ( 8%). Statistika­t e thonë vetë: Sa herë Isko futet nga stoli ose nuk luan, Reali humbet dyfishin e ndeshjeve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania