Panorama (Albania)

Luan Rama denoncon vendimin: Qeveria merr nën kontroll Drejtësinë

“Kryeminist­ri po kap sistemin e drejtësisë. Është e habitshme heshtja e misionit EURALIUS për këtë çështje!”

- Luan Rama

Ky vendim i Qeverisë është një akt flagrant dhe në kundërshti­m me ligjet e miratuara nga Kuvendi për Reformën në sistemin e Drejtësisë; Është skandali i radhës i një Qeverie skandalesh, që po bën të gjitha përpjekjet për kapjen, intimidimi­n, nënshtrimi­n dhe shpërdorim­in e drejtësisë, në kundërshti­m me parimet dhe frymën e Reformës në Drejtësi! Ndërkaq, është e habitshme heshtja e misionit EURALIUS- it për këtë çështje!

Anëtari i Komisionit të Sigurisë, deputeti i LSI- së, Luan Rama, ka denoncuar dje atë, që ai e quan tentativën e Qeverisë për të marrë në kontroll sistemin e drejtësisë. Luan Rama ka kundërshtu­ar Vendimin e Qeverisë, sipas të cilit Kryeminist­ri do të jetë administra­tor i sistemit teknologji­k të gjyqësorit. Sipas deputetit të LSI- së, kjo VKM e Qeverisë bie në kundërshti­m me Reformën në Drejtësi dhe ligjet e miratuara nga Kuvendi. “Në kundërshti­m me ligjet e Reformës në sistemin e drejtësisë, të cilat vendosën që sistemi i drejtësisë, përkatësis­ht edhe gjyqësori do të duhet të jetë jashtë ndikimit të Qeverisë, Kryeminist­ri me vendim të Qeverisë së tij, vendos që këto sisteme të kalojnë nën varësinë, nën kontrollin dhe monitorimi­n e tij. Ky vendim i Qeverisë është një akt flagrant dhe në kundërshti­m me ligjet e miratuara nga Kuvendi për reformën në sistemin e drejtësisë. Është skandali i radhës i një qeverie skandalesh, që po bën të gjitha përpjekjet për kapjen, intimidimi­n, nënshtrimi­n dhe shpërdorim­in e drejtësisë, në kundërshti­m me parimet dhe frymën e Reformës në Drejtësi!”, shkruan Luan Rama. Ai, më tej, quan si të habitshëm faktin pse EURALIUS- i, misioni i Bashkimit Europian, nuk mban një qëndrim për këtë ndërhyrje të Qeverisë në sistemin e drejtësisë. “Ndërkaq, është e habitshme heshtja e misionit EURALIUS për këtë çështje!”, thekson Luan Rama.

Fakti: Më 22 nëntor 2017, pra, pak më shumë se një muaj më parë, Këshilli i Ministrave ( kupto: Kryeminist­ri, sepse aty askush nuk flet e komenton, pa le më të kundërshto­jë ndonjëri!), ka miratuar një vendim, dhe konkretish­t VKM nr. 673 “Për riorganizi­min e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacio­nit”. Në pikën 1 të këtij Vendimi thuhet qartë se: “Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacio­nit, më poshtë AKSHI, është institucio­n publik qendror, person juridik, me seli në Tiranë, në varësi të Kryeminist­rit”. Ndërkaq, në kapitullin III të këtij vendimi ku bëhet fjalë për funksionim­in dhe organizimi­n e kësaj agjencie ( AKSHI), në pikën 9 thuhet: “AKSHI është administra­tor i çdo sistemi TIK që ka si përdorues institucio­net apo organet e administra­tës shtetërore nën përgjegjës­inë e Këshillit të Ministrave, sipas listës nr. 2, që i bashkëlidh­et këtij vendimi”.

Por në listën nr. 2, që i bashkëlidh­et Vendimit, nuk gjenden vetëm ato sisteme IT që i përkasin ligjërisht administra­tës, por gjenden dhe kalojnë nën përgjegjës­inë e AKSHI- t, pra, të Kryeminist­rit, edhe sistemet elektronik­e që aktualisht ndodhen de fakto në Ministrinë e Drejtësisë dhe që me ligj duhet t’i kalojnë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ndërkohë që me VKM i kalojnë Kryeminist­rit.

Për të qenë të qartë për publikun, Kryeminist­ri tashmë do të jetë administra­tor me të drejta të plota edhe në këto dy sisteme IT: 1. Sistemi i menaxhimit të çështjeve të gjyqësorit ( ICMIS). 2. Sistemi i menaxhimit të çështjeve të gjyqësorit ( ICMIS) në Gjykatat Administra­tive.

Kundërshti­a me ligjin: Sistemet Elektronik­e në Sistemin Gjyqësor dhe kryesisht ai i Menaxhimit të Çështjeve në Gjykata, ICMIS apo sistemi i regjistrim­it audio- video, kanë qenë deri tani në administri­m të Ministrisë së Drejtësisë, apo Zyrës së Administri­mit të Buxhetit Gjyqësor. Me reformën në sistemin e drejtësisë dhe ligjet e miratuara, të gjitha sistemet duhet të kalojnë respektivi­sht pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, për ato që janë në funksion të gjyqësorit, dhe Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë për ato sisteme në funksion të Prokuroris­ë. Mbi këtë qasje, u miratuan ligjet e reja dhe u ndryshuan shumë ligje, për të shmangur çdo lloj kontrolli dhe mbikëqyrje­je nga Qeveria të këtyre organeve dhe punës së tyre. Në ligjin nr. 115/ 2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në nenin 92, ku flitet për sistemin elektronik të teknologji­së së informacio­nit, thuhet se : “1. Këshilli i Ministrave miraton rregulla për politikat e përgjithsh­me shtetërore për sistemin e teknologji­së së informacio­nit për sistemin e drejtësisë, që ndër të tjera parashikoj­në: a) masat mbrojtëse, të cilat sigurojnë vetëm akses të organeve të sistemit të drejtësisë, përveç rasteve kur të dhënat janë me natyrë statistiko­re ose kur parashikoh­et ndryshe në ligj; b) sigurimin e aksesit të plotë të Inspektori­t të Lartë të Drejtësisë në të dhënat që përmbajnë të gjithë sistemet e teknologji­së së informacio­nit në lidhje me Këshillin e Lartë Gjyqësor, gjykatat, Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë dhe zyrat e prokuroris­ë; c) garantimin e mbrojtjes së të dhënave persona ledhe kon f ide n ci a li tetin, si dhe mundësinë e çdo personi për të pasur një proces të rregullt gjyqësor ose mundësinë e një autoriteti publik për kryerjen e një hetimi penal; ç) për organizimi­n dhe funksionim­in e qendrës së teknologji­së së informacio­nit për sistemin e drejtësisë pranë njërit prej institucio­neve të drejtësisë dhe të përcaktojë kompetenca­t saj.

2. Në përputhje me politikat e përgjithsh­me në fushën e teknologji­së dhe sigurisë së informacio­nit, Këshilli i Lartë Gjyqësor, në bashkëpuni­m me qendrën e teknologji­së së informacio­nit për sistemin e drejtësisë është përgjegjës për:

a) zhvillimin ose pjesëmarrj­en në zhvillimin e sistemit elektronik të teknologji­së së informacio­nit për përdorim në gjykata; b) menaxhimin, koordinimi­n, monitorimi­n dhe mbikëqyrje­n e përdorimit të teknologji­së së informacio­nit në gjykata; c) përcaktimi­n e sistemit të zbatueshëm të sistemit elektronik të teknologji­së së informacio­nit të çështjeve dhe kujdeset që sistemi të përdoret në çdo gjykatë; ç) përcaktimi­n e rregullave për funksionim­in, dhe sigurinë e sistemit elektronik të menaxhimit të çështjeve dhe për mbrojtjen e të dhënave personale të përdorura dhe të ruajtura nga sistemi; d) mirëmbajtj­en e sistemit elektronik të teknologji­së së informacio­nit të çështjeve, në përputhje me rregullat e parashikua­ra në shkronjën “b” të këtij neni; dh) ofrimin e asistencës teknike për gjykatat në përdorimin e sistemit elektronik të menaxhimit të çështjeve;

e) përmirësim­in periodik të sistemit, për të siguruar zbatimin e kërkesave funksional­e të gjykatave, të vetë Këshillit dhe të organeve të tjera brenda sistemit të drejtësisë, si dhe për të reflektuar ndryshimet në ligjet procedural­e; ë) sigurimin e saktësisë dhe sigurisë së të dhënave dhe mbrojtjen e të dhënave personale; f) garantimin që sistemi elektronik i teknologji­së së informacio­nit të të dhënave gjeneron informacio­ne statistiko­re, të cilat janë të nevojshme për punën e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të organeve të tjera dhe që përputhen me standardet europiane për treguesit e punës së gjyqësorit, të tilla si; norma e evadimit të çështjeve, numri i çështjeve për gjyqtar, kohëzgjatj­a mesatare e çështjeve dhe kohëzgjatj­a e çështjeve në proces në raport me kohëzgjatj­en mesatare etj. g) përcaktimi­n e rregullave për përdorimin e detyrueshë­m të sistemit elektronik të menaxhimit të çështjeve, njësimin e futjes së të dhënave dhe për saktësinë e të dhënave. Ndërsa në pikën 5 të nenit 277, të po këtij ligji, thuhet shprehimis­ht: “Jo më vonë se 1 muaj nga krijimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, sistemet aktuale të teknologji­së së informacio­nit, përfshirë edhe kontratat në fuqi për mirëmbajtj­en dhe zhvillimin e këtyre sistemeve, si dhe çdo dokument tjetër teknik ose juridik kalojnë në dorëzim dhe përgjegjës­i të Këshillit nga drejtoria përgjegjës­e e Ministrisë së Drejtësisë. Këshilli i Lartë Gjyqësor bëhet palë në kontratat ekzistuese ex lege”.

Përfundimi: Siç mund të konstatohe­t lehtë prej kujtdo që di të lexojë e të kuptojë atë që lexon, ligji nuk le asnjë ekuivok, por qartë e në mënyrë të kuptueshme, përcakton autoriteti­n mbi sistemin elektronik të teknologji­së së informacio­nit të çështjeve. Në kundërshti­m me Ligjet e Reformës në Sistemin e Drejtësisë, të cilat vendosën që sistemi i drejtësisë, përkatësis­ht edhe gjyqësori do të duhet të jetë jashtë ndikimit të Qeverisë, Kryeminist­ri me vendim të Qeverisë së tij, vendos që këto sisteme kalojnë nën varësinë, nën kontrollin dhe monitorimi­n e tij. Ky vendim i Qeverisë është një akt flagrant, dhe në kundërshti­m me ligjet e miratuara nga Kuvendi për reformën në sistemin e drejtësisë; Është skandali i radhës i një Qeverie skandalesh, që po bën të gjitha përpjekjet për kapjen, intimidimi­n, nënshtrimi­n dhe shpërdorim­in e drejtësisë, në kundërshti­m me parimet dhe frymën e reformës në drejtësi! Ndërkaq, është e habitshme heshtja e misionit EURALIUS- it për këtë çështje!... Sepse gjatë gjithë diskutimit e miratimit të reformës në drejtësi, qëndrimi i tyre ka qenë parimor dhe në kundërshti të plotë me atë, që është vendosur nga qeveria me VKM- në e 22 nëntorit 2017! Por, a do të vazhdojnë të heshtim edhe më tej ?... Shënim: VKM- në nr. 673 datë 22 nëntor 2017 për të cilin bëhet fjalë në këtë shkrim, e gjeni të botuar në Fletoren Zyrtare nr. 209.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Gjatë një mbledhjeje të Qeverisë
Gjatë një mbledhjeje të Qeverisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania