Panorama (Albania)

Veliaj: Kemi sistemuar Lumin e Tiranës, s’ka më rrezik për përmbytje

-

Fenomeni i përvitshëm i përmbytjev­e në zonën e Bregut të Lumit në kryeqytet do t’i përkasë së shkuarës. Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e skarpateve dhe pritave në gjatësinë prej 8 kilometras­h të lumit, ndërsa ka nisur edhe gjelbërimi­n dhe pyllëzimin e sipërfaqes anësore të tij. Efektet e kësaj ndërhyrjej­e u ndjenë nga ky vit, pasi kjo zonë u shpëtoi përmbytjev­e, që përfshinë vendin disa javë më parë. Kryebashki­aku Erion Veliaj inspektoi dje nga afër punimet e realizuara deri më tani dhe mori pjesë në aksionin e mbjelljes së pemëve dhe shkurreve, si pjesë edhe e projektit të “Pyllit Orbital”. “Jo vetëm që s’patëm përmbytje në zonën e Bregut të Lumit, jo vetëm që uji nuk kaloi as brezin e parë të mbrojtjes, por jemi sot në një situatë ku po bëjmë diçka që para dy vitesh konsideroh­ej luks. Të ndërtonim një park buzë lumit, të mbillnim 4000 pemë, 40 mijë shkurre dekorative, të bënim pistat e vrapit te Bregu i Lumit. Sot kemi përfunduar sistemimin e lumit, lumi është në shtrat, kanalet e ujërave të zeza shkojnë në kolek- torë dhe nuk hidhen më në lumë”, tha Veliaj. Sipas tij, në sajë të këtij investimi është rritur vlera e pronës, ndërsa banorët e saj do të kenë shumë pranë një minipark për çlodhje dhe aktivitete të ndryshme sportive. Gjithashtu, kreu i Bashkisë bëri të ditur se aksioni i mbjelljeve do të vazhdojë edhe në të gjitha ditët e festave të fundvitit, deri në pranverë, për t’u siguruar që brenda këtij sezoni mbjelljesh do të thyhet rekordi i mbjelljeve të vitit të shkuar. “Më vjen mirë që po shfrytëzoj­më edhe ditët e fundit të vitit për këtë revolu- cion të gjelbër për Tiranën. Do të vazhdojmë fuqimisht edhe në fillim të vitit të ri me projektin e “Pyllit Orbital”, si në veri, edhe në jug. Ajo që po bëjmë është që po gjelbërojm­ë segmente të caktuara të “Pyllit Orbital” dhe jam i sigurt se brenda dy mandateve të ardhshme, do të kemi të gjithë konturin e pyllit orbital, tashmë të shënjestru­ar si një mushkëri oksigjeni për Tiranën”, u shpreh Veliaj. Ai u bëri thirrje banorëve që në këto ditë festash të tregohen të kujdesshëm dhe të ruajnë ambientin pastër.

 ??  ?? Veliaj dje në Bregun e Lumit
Veliaj dje në Bregun e Lumit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania