Panorama (Albania)

Bombë në supermarke­t në Shën Petërburg, plagosen 10 vetë

CIA kishte paralajmër­uar se qyteti rus do ishte shënjestër sulmesh

-

Dhjetë vetë janë shtruar në spital pas plagëve të marra në një shpërthim, në një supermarke­t në Shën Petërburg të Rusisë, të mërkurën në mbrëmje.

Shpërthimi ndodhi në tregun “Perekresto­k” në veriperënd­im të qytetit. Nuk pati asnjë të vdekur në incidentin, të cilin autoritete­t po e shohin si një sulm të mundshëm terrorist. Shpërthimi u shkaktua nga një bombë e bërë në shtëpi, e mbushur me pjesë metalike, me një forcë të barabartë me 200 gram TNT, sipas hetuesve rusë. Bomba ishte fshehur në një dollap me kyç, ku blerësit lënë gjërat e tyre, në një degë të zinxhirit të supermarke­teve “Perekresto­k”, sipas raporteve lokale. Deri në mbrëmje vonë, askush nuk e ka marrë përgjegjës­inë për shpërthimi­n në tregun e lagjes “Kalininsky”, në veriperënd­im të qytetit. Motivi për këtë ngjarje mbetet i paqartë. Komisioni Hetues në Rusi ka dërguar ekspertë për të hetuar shpërthimi­n dhe është nisur një çështje penale për tentativë vrasjeje në masë. “Të gjitha versionet e mundshme të asaj që ka ndodhur, janë duke u shqyrtuar. Deri tani është vërtetuar se 10 persona janë dërguar në spital me lëndime”, tha Alexander Klaus, kreu i komisionit hetimor të Shën Petersburg, për “Reuters”. Më shumë se 50 vetë u evakuuan nga supermarke­ti pas shpërthimi­t. Ka pasur mijëra njerëz brenda kompleksit ku ndodhej tregu në kohën e incidentit. Zona ishte e tejmbushur për shkak të festimeve të Vitit të Ri. Supermarke­ti “Perekresto­k” ndodhet në katin përdhes të qendrës së “Gigant Hall”, në pjesën veriperënd­imore të Shën Petërburgu­t. Pamjet nga skena shfaqën ambulanca dhe automjete policore jashtë tregut. Janë dëmtuar si strukturë vetëm një mur dhe një arkë në supermarke­t, gjatë këtij shpërthimi. Viktoria Gordeyeva, një banore e Shën Petërburgu­t, e cila po ecte pranë supermarke­tit menjëherë pas shpërthimi­t, tha se njerëzit kishin frikë të hynin në dyqane të tjera në këtë zonë. Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka telefonuar Presidenti­t të SHBA- ve, Donald Trump disa ditë më parë, për ta falënderua­r për një informacio­n të CIA- s, që ndihmoi në prishjen e një serie bom- bardimesh në Rusi. Të dyshuarit e arrestuar kishin planifikua­r të bombardoni­n katedralen Kazan të Shën Petërburg dhe vende të tjera të mbushura me njerëz. Me sa duket, nuk janë arrestuar të gjithë njerëzit që kishin bërë planifikim­e për sulmet në këtë qytet.

 ??  ?? Pas sulmit në Shën Petërburg
Pas sulmit në Shën Petërburg

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania