Panorama (Albania)

Basha nis takimet nga Kombinati: Tahiri s’do shpëtojë

“Marrëveshj­a me Edi Ramën më 18 maj tregoi që zgjidhja hibride nuk funksionon”

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, ka nisur një takim me strukturat e Partisë Demokratik­e në të gjithë vendin në prag të një proteste të madhe, që do të thirret nga opozita e bashkuar në janar.

Takimet e tij me strukturat e PD, Basha e nisi në Kombinat, në zonën elektorale ku është zgjedhur ish- ministri i Brendshëm dhe deputeti i PS- së, Saimir Tahiri. Duke iu referuar aktualitet­it politik dhe zgjedhjes vetëm me votat e PS- së të Prokurorit të Përgjithsh­ëm të Përkohshëm, Basha paralajmër­oi Saimiri Tahirin se nuk do të mund t’i shpëtojë dot drejtësisë. “Nuk ka Prokuror të Përkohshëm, nuk ka prokuror pa veting, nuk ka Prokuror politik, që shpëton Saimir Tahirin nga drejtësia. Mbajeni mend, shënojeni dhe ndajeni këtë lajm, këtu, në zonën e tij elektorale me çdo qytetar. Saimir Tahiri nuk do t’i shpëtojë drejtësisë, sikundër fati i shefit të tij politik është i vulosur”, deklaroi Basha. Kreu i opozitës ftoi shqiptarët të bashkohen me protestat e opozitës, për t’i dhënë fund sundimit mafioz të Edi Ramës, i cili ka për qëllim të përdorë çdo mjet për të ruajtur pushtetin dhe pasurimin personal kundër interesit të shumicës së shqiptarëv­e. Takimi me demokratët e Kombinatit është i pari që Basha zhvilloi në nisje të turit të tij, i cili do të ketë për synim bashkimin e shqiptarëv­e me kauzën e opozitës për largimin e qeverisë dhe Kryeminist­rit Edi Rama. “Kjo situatë është e paqëndrues­hme. Kjo nuk mund të zgjasë më. Politikish­t, ky do të jetë viti i fundit i zullumit, Edi Rama dhe banda e tij e kanë vulosur fatin e tyre. Përballje totale në të gjitha frontet dhe protestë pa pushim, deri në largimin dhe mundjen përfundimt­are të së keqes”, thek-

soi kreu i PD.

PROTESTAT Basha tha se beteja e nisur nga opozita, në mbrojtje të demokracis­ë dhe interesit të shqiptarëv­e, është një betejë e shumicës së ndershme kundër pakicës se ko- rruptuar dhe të kriminaliz­uar. “Këta janë një pakicë absolute, që u bënë milionerë me paratë e drogës, që u bënë milionerë me koncesione­t korruptive. Shqiptarët nuk kanë përfituar nga kjo. Një pakicë absolute, që hanë e pinë nga mëngjesi deri në darkë me krimin dhe drogën. Shumica e shqiptarëv­e janë të ndershëm. Ne përfaqësoj­më këtë shumicë absolute. Le ta thërrasim, le ta bashkojmë, le ta përballim, le ta përmbysim pakicën që i ka marrë frymën vendit”, u shpreh kreu i opozitës. Basha apeloi shqiptarët që të mos e pranojnë të keqen, por të reagojnë sa herë që shohin shkeljen e Kushtetutë­s. “Beteja për Kushtetutë­n është betejë për demokracin­ë, është betejë për drejtësinë, është betejë për ekonominë dhe ajo sapo ka nisur e ne do ta çojmë deri në fund. Marrëveshj­a me Edi Ramën tregoi para shqiptarëv­e që zgjidhja hibride nuk funksionon. Që, pa larguar shkaktarin e kësaj të keqeje, nuk do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme”, deklaroi para demokratëv­e të Kombinatit, Basha.

 ??  ?? Basha dje në Kombinat
Basha dje në Kombinat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania