Panorama (Albania)

Flet ambasadori Lu: Rama më ankohet privatisht, PD e bën publikisht

Ambasadori i SHBA: Akuzat kundër Tahirit janë shumë serioze. Prokuroria ta çojë këtë çështje përpara, pa anshmëri politike

- TIRANE

Ambasadori Donald Lu ka rrëfyer për mesazhet që merr nga Kryeminist­ri Rama privatisht, për kritikat që ai bën për socialistë­t dhe qeverinë.

Në një intervistë dhënë për revistën “Mapo”, e cila e ka shpallur diplomatin amerikan edhe si personazhi­n e vitit, Lu ka shpjeguar edhe kritikat personale dhe publike, që merr nga dy drejtuesit kryesorë politikë në vend, Rama dhe Basha. Në rrëfimin e diplomatit amerikan, bie në sy fakti se kur flet për rezerva nga Kryeminist­ri Rama, ky i fundit i drejtohet personalis­ht, për t’i kujtuar sa i padrejtë është. Ndërkohë, kur u referohet kritikave të kreut të PD- së, Lulzim Basha kujton se kritikat janë për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Edi Rama ankohet fort se sa i padrejtë kam qenë ndaj tij dhe socialistë­ve, por e bën këtë privatisht. Opozitës i pëlqen ta tregojë publikisht se disa herë janë të pakënaqur me pozicionet e qeverisë së SHBA. Është e drejta e tyre”, rrëfen diplomati amerikan. Shpeshherë, mes diplomatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe opozitës, ka pasur përplasje në distancë lidhur me qëndrimet që Lu ka mbajtur për çështje të caktuara. Këto përplasje nisën që nga miratimi i Reformës në Drejtësi dhe së fundmi vijuan edhe me procesin e zgjedhjes së një Kryeprokur­ori të përkohshëm. Ambasadori i SHBA dhe misioni amerikan i ODPDAT, që ka asistuar Reformën në Drejtësi, mbështetën procesin e nisur dhe zgjedhjen e një Kryeprokur­ori të përkohshëm, pas përfundimi­t të mandatit të Adriatik Llallës. Donald Lu deklaroi publikisht se koha e Kryeprokur­orit që nuk hetonte politikanë të korruptuar, kishte përfunduar.

ÇËSHTJA TAHIRI Ambasadori i SHBA ka folur edhe për çështjen “Tahiri” duke kujtuar se akuzat e ngritura janë shumë serioze, ndaj edhe duhet të ketë një hetim tërësor. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës zhvilloi një takim me Kryeprokur­oren e re, Arta Marku, pak ditë më parë, ku siç thekson dhe vetë diplomati amerikan, ka nxitur institucio­nin e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me dhe atë të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, që ta hetojnë çështjen pa ndikime politike. “Akuzat specifike kundër Saimir Tahirit janë shumë seri- oze dhe meritojnë një hetim tërësor dhe, nëse provohen, edhe ndjekje penale të shpejtë. Kemi nxitur Prokuroren e Përgjithsh­me të përkohshme dhe kreun e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, që ta çojnë këtë çështje përpara pa anshmëri politike apo si përgjigje të presionit politik”, deklaron Lu.

 ??  ??
 ??  ?? Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania