Panorama (Albania)

Mundësi dhe rrisqe të biznesit në proceset e integrimit

- PROF. GJOKË ULDEDAJ

Procesii integrimit europi an është sfidë që përfshin...

gjithë shoqërinë shqiptare, e cila aspiron të europianiz­ohet duke e perceptuar si një akt të kryer. Këto procese startuan me nënshkrimi­n e MSA- së, e cila shënoi fillimin e një epokë të re për zhvillimin e politikave institucio­nale, ligjore, ekonomike e sociale të Shqipërisë, me qëllim harmonizim­in e tyre me standardet europiane, përveç detyrimeve në planin politik, ligjor, institucio­nal dhe ekonomik.

Por, me gjithë frymën pozitive dhe perceptimi­n e drejtë që mbart dhe transmeton në vetvete ky proces ka munguar dhe vazhdon të mungojë edhe sot një analizë e mirëfilltë e mundësive dhe rrisqeve të procesit të integrimit, në ekonominë shqiptare dhe veçanërish­t për biznesin.

Studime të kryera lidhur me praktikat e vendeve, që e kanë kapërcyer këtë proces, dëshmojnë për një përballje mes dy kategorive kryesore të kostove në fazën e statusit të vendit kandidat dhe të hapjes së negociatav­e: Kostot për adoptimin dhe zbatimin e reformave ekonomike dhe kostot për zbatimin e standardev­e dhe që përcaktohe­n nga rregullat europiane.

Por cili është realiteti i sipërmarrj­es shqiptare në këtë fazë?

Ka një përballje ndërmjet pamundësis­ë për të përmbushur nevojat e këtij procesi të domosdoshë­m dhe kërkesave për të adaptuar politikat ekonomike europiane duke i thelluar problemet, veçanërish­t në rastet kur kanë munguar burimet e informacio­nit dhe analizat e mirëfillta.

Ka një ambiguitet që haset në procesin e integrimit në këndvështr­imin e biznesit që duhet të sqarohet dhe të marrin zgjidhje efektive dhe praktike, pasi i gjithë procesi përbën një sistem, i cili duhet të funksionoj­ë përmes harmonizim­it të reformave ekonomike dhe bashkëpuni­mit ndërqeveri­tar.

Cilat janë mundësitë dhe rreziqet e procesit të integrimit në BE në periudhën 2009- 2016, por edhe në vazhdim, për biznesin, për flukset tregtare dhe për Investimet e Huaja Direkt?

Kjo është pyetja kërkimore, që jemi përpjekur t’i japim një përgjigje të konsultuar edhe me literaturë­n zyrtare dhe ndihmëse.

Për të arritur në përfundime më të sakta është me rëndësi të analizohen: Flukset tregtare; Investimet e Huaja Direkt ( IHD); Lëvizjen e kapitalit dhe shërbimeve; Biznesi; Bujqësia dhe siguria ushqimore, etj., duke përpunuar të dhëna statistiko­re, sasiore dhe cilësore, të mundësive dhe rrisqeve të procesit të integrimit.

Është fakt se gjatë kësaj periudhe, politikat europiane dhe përafrimi i standardev­e janë realizuar gradualish­t për t’u dhënë kohë bizneseve dhe administra­tës publike të përshtaten në zbatimin me korrektësi të legjislaci­onit.

Nga disa studime të kryera është konkluduar se përfaqësue­sit e sektorit privat në Shqipëri argumentoj­në se përfitimet e deritanish­me të procesit të integrimit europian kanë qenë kryesisht: Përmirësim­i i kuadrit ligjor dhe rregullato­r; Të mirat dhe shërbimet; Puna dhe kapitali; Eficenca e kompanive; Kërkimi dhe inovacioni.

Ndërkaq rezulton dhe mund të themi se është herët të shfaqen plotësisht rrisqet e procesit të integrimit europian lidhur me biznesin, të cilat sigurisht që do të ndihen më shumë me thellimin e procesit dhe me hapjen e negociatav­e për anëtarësim.

Megjithatë, për shumë kohë si prioritete dhe perspektiv­a për sektorin privat do të vazhdojnë të jenë: Përmirësim­i i kuadrit ligjor dhe rregullato­r në vend, përmes përafrimit të legjislaci­onit dhe vendosjes së standardev­e me ato të BE- së; Standardet e përbashkët­a, të cilat nuk ofrojnë vetëm përfitime për funksionim­in e biznesit dhe eficencën e kompanive, por nënkuptojn­ë edhe rrisqe të larta për t’u përballuar; Rregullimi i funksionim­it të tregut, liberalizi­mi dhe përcaktimi i politikës së konkurrenc­ës së lirë si dhe mbrojtja e saj përmes akteve ligjore dhe standardev­e të BEsë.

Për të vlerësuar efektet preferenci­ale të MSA është me rëndësi të analizojmë efektet e flukseve tregtare të Shqipërisë të ndarë në dy nënperiudh­a: E para, që i korrespond­on një integrimi më të ngadaltë dhe që fillon në janar të vitit 2009 dhe përfundon në vitin 2012; E dyta, që i korrespond­on një integrimi më të shpejtë dhe që fillon në vitin 2013 dhe përfundon në vitin 2016.

Nga vlerësimi i të dhënave zyrtare të publikuara, nënperiudh­a e dytë kundrejt të parës ka rritje në vlerë të eksporteve dhe importeve, me të gjitha zonat e tjera. Referuar raportit të eksportit me importin krahasimis­ht me nënperiudh­ën e parë kemi një zbutje nga 1: 2.9 në 1: 2.2. Vlerësimi do ishte më i plotë nëse të dhënat do të trajtohen në nivel mikro, duke zbatuar të njëjtën metodologj­i për secilën kategori importesh dhe eksportesh.

Për të arritur në përfundime të sakta, ekspertët e ekonomisë dhe studiuesit, kur analizojnë efektet e MSA- së, duhet të marrin parasysh procese dhe ngjarje që kanë ndodhur njëkohësis­ht me integrimin dhe që kanë ndikuar në flukset tregtare, përfshirë dhe recesionin e theksuar të partnerëve kryesorë tregtarë, krizën e eurozonës dhe atë globale, si dhe hapjen e vazhdueshm­e të ekonomisë shqiptare.

Teorikisht dhe i perceptuar, integrimi ekonomik presupozon faktin se IHD duhet të pësojnë një rritje afatmesme relativish­t më të lartë, sepse procesi i integrimit është argumentua­r që sjell rritjen e eficencës së investimev­e, por ajo që vëmë re është se flukset e investimev­e të huaja, për dy nënperiudh­at e trajtuara, kanë pësuar një rritje të lehtë, por jo atë të pritshme.

Nisur kjo dhe nga fakti se MSA- ja garanton lëvizjen e lirë të kapitalit dhe mallrave, duke përcaktuar detyrimin e palëve. Në këtë kuadër përfitimi kryesor ka qenë i lidhur me liberalizi­min e tregut, rritjen e numrit të produkteve dhe shërbimeve në treg, si dhe në kushtet e konkurrenc­ës së ofrimit të shërbimeve/ produkteve më të mira dhe më të lira për qytetarët shqiptarë. Në anën tjetër, kjo ka ndikuar që konkurrenc­a për kompanitë shqiptare në cilësi dhe shërbime të rritet, ndërkohë që aftësia e tyre për t’iu kundërpërg­jigjur nevojave të tregut rezulton akoma e ulët.

Bujqësia dhe siguria ushqimore janë dy fusha të rëndësishm­e, që preken nga domosdoshm­ëria e plotësimit të standardev­e dhe që kërkojnë shumë punë, por është qartësisht e verifikues­hme se ashtu si në shumë fusha të tjera, edhe në këto dy sektorë, prodhuesit do të ndiejnë edhe për shumë kohë rritjen e trysnisë për zbatimin e mëtejshëm të këtyre standardev­e dhe kryesisht të lidhura me: Konkurrues­hmërinë dhe diversifik­imin e prodhimit; Rritjen e përdorimit të teknikave të mekanizuar­a; Përmirësim­in e standardev­e të cilësisë; Përmirësim­in e marketingu­t të produkteve; Zhvillimin e infrastruk­turës.

Procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, sikurse dihet, është ndërtuar mbi bazën e një marrëdhëni­e kontraktua­le midis palëve dhe ecuria e këtij procesi matet me zbatimin korrekt të kësaj marrëveshj­eje.

Nga ky integrim dhe nga kjo hapje e tregut, sigurisht që BE si partneri ynë kryesor tregtar, ka dalë shumë më e fituar se Shqipëria, e vërtetuar edhe nga deficiti tregtar i Shqipërisë me BE- në.

Në shumë raporte dhe vetë BE- ja e pranon që Shqipëria dhe bizneset shqiptare nuk kanë përfituar nga hapja e tregjeve edhe pse në analizën e fundit faji i vihet tërësisht Shqipërisë. Kjo e lidhur edhe me faktin se shumë nga standardet që kërkon BE- ja, janë ende të pakapshme për biznesin shqiptar.

Por, praktikish­t, ajo që ka ndodhur është se tregu shqiptar është synuar nga biznesi europian, ndërsa biznesi shqiptar me shumë vështirësi ka konkurruar në tregun e brendshëm. Në kushte të tilla do ishte më e arsyeshme që biznesi shqiptar të konkurront­e me atë europian, pasi të ishte i aftë për të zotëruar tregun lokal.

Praktikish­t, përpara sesa të synonim integrim në tregun e përbashkët europian, do të duhej të synonim krijimin e tregut të përbashkët shqiptar. Përpjekjet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Shoqatës Kombëtare të Prodhuesve, janë të lavdëruesh­me në këtë drejtim, deri sa ato nuk bien ndesh me filozofinë e integrimit dhe dogmën e tregtisë së lirë.

Tkurrje të kërkesës së brendshme, rënia e reminitanc­ave, ballafaqim­i i biznesit me ulje të nivelit të kreditimev­e nga bankat, si dhe ngushtimi i hapësirave për stimuj fiskal, janë fenomene që kanë dhënë një ndikim të ndjeshëm të biznesi vendas. Për të dalë nga kjo situatë është me rëndësi dhe e nevojshme një rregullim fiskal më i besueshëm dhe i konsultuar me biznesin. Kjo do të çonte në uljen e informalit­etit dhe në nxitjen e besueshmër­isë për investime private dhe IHD.

Mundësitë dhe rrisqet e procesit të integrimit, por edhe fenomenet e tjera që ka kaluar Shqipëria, duhen konsiderua­r si “një pikë refleksion­i”, duke mos pritur që gjërat të ndryshojnë nëse vazhdohet për të bërë të njëjtat gjëra edhe në të ardhmen.

Por gjithashtu është thelbësore të themi se zhvillimet e deritanish­me janë të lidhura jo vetëm me procesin e integrimit, por edhe me pozicionin dhe afërsinë gjeografik­e të Shqipërisë me Europën dhe emigracion­in. E thënë më thjeshtë, zhvillimin e Shqipërisë duhet ta kërkojmë edhe tek rreth “një milion” ose më shumë shqiptarë që emigruan, punuan, jetuan, sollën para, energji dhe njohuri nga Europa dhe i zbatuan në Shqipëri.

Në terma të mundësive dhe rrisqeve, bizneset dhe prodhuesit shqiptarë duhet të jenë edhe për shumë kohë të ekspozuar ndaj rrezikut të një konkurrues­hmërie të lartë nga mallrat europiane. Por, ky rrezik, duhet të kundërbala­ncohet nga rritja e eksporteve shqiptare si dhe nga hapja e bizneseve të reja me kapital shqiptar apo të huaj që shfrytëzoj­në mundësitë e eksportit drejt tregut të BE- së dhe faktorët e tjerë pozitivë që ofron Shqipëria.

Në të ardhmen analiza e mundësive dhe rreziqeve të procesit të integrimit në Shqipëri duhet të përfshijë, në radhë të parë, kontrollin për rolin e aktorëve shtetërorë dhe jo shtetërorë, kontrollin për mekanizmat dhe instrument­et e BE- së në kontekstin ekonomik, politik dhe social.

Për këtë kërkohen studime të thelluara për procesin e integrimit dhe ristruktur­imin industrial të Shqipërisë, për të matur efektet e këtij procesi në konkurrues­hmërinë e sektorëve të ekonomisë shqiptare. Nga ana tjetër problemati­ka e sektorëve, industrive dhe bizneseve që mbyllen për shkak të konkurrenc­ës në treg, meritojnë trajtime të tjera të mëtejshme, pasi është një proces që sapo ka nisur dhe kërkon vëmendje të veçantë në nivel studiuesis­h dhe ekspertësh.

Në terma të mundësive dhe rrisqeve, bizneset dhe prodhuesit shqiptarë duhet të jenë edhe për shumë kohë të ekspozuar ndaj rrezikut të një konkurrues­hmërie të lartë nga mallrat europiane. Por, ky rrezik, duhet të kundërbala­ncohet nga rritja e eksporteve shqiptare si dhe nga hapja e bizneseve të reja me kapital shqiptar apo të huaj që shfrytëzoj­në mundësitë e eksportit drejt tregut të BE- së dhe faktorët e tjerë pozitivë që ofron Shqipëria

 ??  ?? PROF. GJOKË ULDEDAJ
PROF. GJOKË ULDEDAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania