Panorama (Albania)

Shkeljet me legalizime­t, KLSH kallëzon pesë zyrtarë

“Legalizuan ndërtime mbi Bunë, pyje dhe zona arkeologji­ke”

-

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi në Prokurori 5 ish- zyrtarë të ALUIZNI- t në Shkodër, pasi kanë abuzuar me dhënien e lejeve të legalizimi­t.

Shkeljet u gjetën pas përfundimi­t të auditit në këtë institucio­n për periudhën janar 2015 deri në korrik 2017. Sipas KLSH- së ish- drejtori, 3 ishpërgjeg­jës të Sektorit të Legalizimi­t dhe juristi i Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI – t në Shkodër kanë kryer legalizime të jashtëligj­shme me sipërfaqe 15,661 metra katror në brigjet e liqenit të Shkodrës, në brigjet e lumit Buna, nuk kanë skualifiku­ar 993 objekte të ndërtuara në zonën historike, arkeologji­ke apo zonën e mbrojtur si dhe kanë shmangur procedurat ligjore për arkëtimin e 189,311 mijë lekëve, të ardhura këto të munguara për fondin e kompensimi­t të ish- pronarëve. Për këto shkelje KLSH ka kryer kallëzim penal në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për A. D, ish- Drejtorin e ALUIZNI- t, E. B, ish- përgjegjës­en e Sektorit të Legalizimi­t, I. SH, përgjegjës­e e Sektorit të Hartografi­së dhe Çështjeve të Pronësisë Hartografi­së, A. B me detyrë specialist për çështjet e pronësisë dhe jurist i Njësisë së Prokurimit dhe F. T ish- përgjegjës i Sektorit të Legalizimi­t, për konsumim të elementëve të veprës penale të “shpërdorim­it të detyrës”. Për shkeljet e gjetura kLSH i ka kërkuar drejtorit të përgjithsh­ëm të ALUIZNI- t të marrë masa disiplinor­e për 13 punonjës.

SHKELJET Nga auditi KLSH konstatoi shkelje për 1932 objekte informale ku janë kryer të gjitha procedurat kualifikue­se për legalizim, janë përgatitur e printuar lejet e legalizimi­t prej një periudhe nga 2- 3 vjet, por “nuk i janë dhënë qytetarit”. Këto dosje janë në administri­m nga drejtuesit dhe nuk janë kthyer në arshivë, duke mos respektuar afatin ligjor në 30 ditë për dhënien proceduesi­t të lejes së legalizimi­t. Po ashtu nuk është gjetur asnjë dokumentac­ion për skualifiki­min ose jo të 993 objekteve të ndërtuara në zonën historike, arkeologji­ke apo zonë e mbrojtur, si dhe nuk disponon dokumentac­ion për informimin e Drejtorisë së Përgjithsh­me të ALUIZNI- t Tiranë dhe institucio­net e vetëqeveri­sjes vendore në Qarkun Shkodër. Shkelje janë gjetur edhe me lejet e legalizimi­t të dhëna brenda zonës së mbrojtur të lumit Buna dhe liqenit të Shkodrës. Po ashtu janë legalizuar me shkelje 24 objekte me një sipërfaqe prej 10,791 metra katror në tokë “arë dhe pyll”.

 ??  ?? Kreu i KLSH, Bujar Leskaj
Kreu i KLSH, Bujar Leskaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania