Panorama (Albania)

Viti i ekstremizm­ave në BE dhe Ballkani Perëndimor

- KLODIANA BESHKU *

Viti2017 u mbyll me një numër të lartë zgjedhjesh në vendet anëtare të Bashkimit Europian me një bilanc shqetësues: Forcat...

e ekstremit të djathtë ose kandidatë të këtij kahu politik u konfirmuan, ose u rikonfirmu­an frikshëm. Në Holandë, në mars 2017, zgjedhjet shënuan një sukses elektoral për ekstremin e djathtë ku Partia për Liri ( PVVPartij voor de Vrijheid) mori rreth 13,1% të votave; Në Francë zgjedhjet presidenci­ale në prill- maj 2017 sollën në raundin final kandidaten e partisë Fronti Kombëtar ( Front National) të ekstremit të djathtë Le Pen, e cila i kërcënoi fuqishëm pozitat e Presidenti­t aktual Macron; Në Gjermani, në shtator 2017, partia ekstremish­t e djathtë Alternativ­a për Gjermaninë ( AfD- Alternativ­e für Deutschlan­d) mbërriti e treta duke marrë më shumë se 5 milionë vota; Për t’iu vënë kapaku me zgjedhjet e tetorit 2017 në Austri ku Partia e Lirisë së Austrisë ( FPÖ- Freiheitli­che Partei Österreich­s) me Heinz- Christian Strache, pasuesin e famëkeqit Jörg Haider, mori rreth 26% duke u pozicionua­r gjithashtu e treta në rang kombëtar. Ndërkohë, vitin e ardhshëm do të jenë zgjedhjet në Itali, ku Lëvizja Pesë Yjet ( Movimento 5 stelle) dhe Lidhja e Veriut ( Lega Nord) pritet të kenë pjesën e tyre të konsiderue­shme të votave. Çfarë kanë të përbashkët­a këto forca politike dhe si kanë arritur ato të fitojnë vota nga një numër i madh qytetarësh në vendet e tyre, vende me demokraci të konsolidua­r si Gjermania, Franca, Austria, Holanda apo Italia?

Së pari, këto parti janë parti nacional- populiste, pra, parti të cilat luajnë me frikërat e pasiguritë e qytetarëve duke i përdorur në emër të interesit kombëtar. Pra, këto parti, në emër të popullit e në emër të atdheut, prekin çështje të ndjeshme e prioritare për qytetarët: Jo më kot, idetë kyçe të fushatave e të diskursit të tyre janë: Emigracion­i si produkt i globalizmi­t, terrorizmi si produkt i emigracion­it, kriza ekonomike si pasojë e Integrimit Europian e mungesa e mirëqenies si pasojë e monedhës së përbashkët, euros.

Së dyti, liderët e këtyre partive janë të rritur bashkë me partinë e në politikë. Ata e njohin mirë përbërjen e partisë mëmë, dinamikat, rregullat e shkruara e të pashkruara, jo vetëm të partisë ku janë rritur e zhvilluar, por edhe të të gjithë shoqërisë së vendit ku kjo parti operon. Ky është rasti i Le Pen ( Francë), Christian Strasse ( Austri) e Salvinit ( Lega Nord, Itali). Në këtë mënyrë, ata dinë se si të manipulojn­ë e të prekin aty ku duhet psikologji­në konjitive të një shoqërie të tërë me slogane e zhargone ksenofobë, nacionalis­të e pragmatist­ë.

Së treti, këto parti përdorin një mënyrë komunikimi të drejtpërdr­ejtë, të ndihmuar nga teknologji­a e rrjetet sociale të cilat e amplifikoj­në mesazhin, shpesh të shkurtër e të deshifrues­hëm për popullin. Jo rastësisht, rrjeti i preferuar i komunikimi­t nga liderët e mësipërm është “Twitter”- i, një platformë e cila të imponon të shkruarin shkurt e lejon që mesazhi të rimerret lehtësisht nga shumë të tjerë në kohë reale. Strategjia e tyre e komunikimi­t është ajo e “fushatës elektorale të përhershme”, duke qenë se ato janë aktive edhe në kohë normale, pra, larg fushatave.

Si rrjedhojë, partitë e ekstremit të djathtë në shumë vende të BE- së janë konfirmuar fuqishëm, duke u bërë, në rastin më të mirë, të pranishme në Parlament e në rastin më të keq anëtare të koalicione­ve qeverisëse. Suksesi i tyre shpjegohet kryesisht me mungesën e identifiki­mit të qytetarëve me partitë e mëdha tradiciona­le të majta apo të djathta dhe me braktisjen e këtyre të fundit të kauzave e halleve të popullit. Partitë e mëdha tradiciona­le shquhen tashmë për zgjidhje “tampon”, pra, zgjidhje momentale të problemeve të qytetarëve, pa i shkuar në rrënjë problemeve ose të metave të sistemit, pra, pa e prekur sistemin. Ndërkohë që partitë e ekstremeve të djathta, por edhe ato të majta, janë antisistem, pra, rreken të ndryshojnë gjërat që në gjenezë, duke propagandu­ar një të ardhme më premtuese për të gjithë.

Një arsye tjetër është edhe braktisja e shtresave të paprivileg­juara e atyre në nevojë nga ana e forcave të majta e të partive tradiciona­le social- demokrate europiane. Si pasojë, në kushtet e një krize të përgjithsh­me ekonomike, këto shtresa e kanë pasur më të lehtë të identifiko­hen me parti të vogla të majta ose të djathta të cilat duket se janë më pranë shqetësime­ve të tyre. Në të njëjtën linjë shkojnë edhe braktisja e vlerave tipikisht të djathta ose atyre konservato­re nga ana e partive tradiciona­le demokristi­ane në Europë e më gjerë, duke bërë që shpesh elektorati i djathtë të identifiko­het më natyrshëm me partitë e ekstremit të djathtë.

Shqetësimi që të shkon ndërmend kur sheh këto tendenca në vendet e zhvilluara demokratik­e ka të bëjë me vendet e Ballkanit Perëndimor, ku demokracia dhe institucio­net e tyre janë ende të brishta. Në këto vende ndoshta është herët të flitet për forca të ekstremit të majtë apo të djathtë, të cilat të mund të sfidojnë status quo- në e partive tradiciona­le, por megjithatë ato kanë filluar të lindin e të veprojnë në territoret e tyre. Nëse partitë tradiciona­le vazhdojnë të kurojnë imazhin apo fasadat, nuk do të jetë e largët dita kur partitë radikale të djathta ose të majta, me pragmatizm­in, populizmin dhe fushatat e tyre komunikues­e efikase, do të bëhen faktor politik edhe në vendet e rajonit. Rasti i Vetëvendos­jes, si shembulli më i mirë i suksesit të madh elektoral i një partie me elementë të së majtës radikale, është më i qarti në këtë drejtim. Koha kur qytetari i lirë, i emancipuar, i zhgënjyer me partitë tradiciona­le do të kalojë natyrshëm nga apatia e indiferenc­a aktuale drejt votimit të forcave të ekstremit të majtë e atij të djathtë, nuk do të jetë fort e largët.

Në Ballkanin Perëndimor procesi do të jetë sigurisht i shtyrë në kohë, për shkak se edhe partitë e mëdha tradiciona­le janë më të reja në moshë se sa simotrat e tyre europiane, por, nëse ato nuk reflektojn­ë, atëherë procesi do të jetë i pashmangsh­ëm edhe në këtë cep të Europës. Ndaj lipset një afrim real i së djathtës drejt vlerave tradiciona­le të djathta, por mbi të gjitha, në shoqëri të varfra e të përvuajtur­a si këto të rajonit të Ballkanit Perëndimor, lipset afrimi i të majtës me vlerat e vërteta të majta, në kuadrin e social- demokracis­ë europiane: Ato të solidarite­tit me shtresat në nevojë, të ndihmës sociale, të veprave publike që gjenerojnë punësim, të mbrojtjes së konsumator­it, të punëtorit, të rritjes së mundësive për të rinjtë që të rinjtë të identifiko­hen lehtësisht me të. Koha kur teknologji­a, imazhet e sloganet e gjetura nuk do të mjaftojnë më nuk do të jetë dhe aq e largët dhe ulja e flukseve në votime ka dhënë sinjalet e para të këtij fenomeni. * Pedagoge e Gjeopoliti­kës dhe Integrimit Europian, UT.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania