Panorama (Albania)

Basha: Rama Kryeprokur­or, i ktheu pasaportën Saimir Tahirit

Kreu i PD: Vendi ka nevojën për një qeveri antimafia

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, e cilëson vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për kthimin e pasaportës së ishministr­it Saimir Tahiri, si vendimin e parë që Rama mori nga dita e emërimit të tij si Kryeprokur­or.

Basha vijoi turin e tij të bashkëbise­dimit me anëtarësin­ë e Partisë Demokratik­e për protestat, që do të fillojnë nga muaji janar. Nga Lezha, kreu i opozitës u shpreh se Shqipëria sot nuk ka një qeveri dhe Kryeminist­ër, por ka një bandë dhe kapobandë, që e ka kthyer vendin në zonë të lirë për krimin dhe po kap drejtësinë për të mos dhënë llogari para saj. Akti antikushte­tues i kapjes politike të Prokurorit të Përgjithsh­ëm, është prova më e qartë. “Efektin e parë të emërimit të Ramës Kryeprokur­or e patë me kthimin e pasaportës te Saimir Tahiri. Ky është fillimi i një akti antikushte­tues, i cili përqendron pushtetin e drejtësisë në duart e personit që duhet të përgjigjet para drejtësisë dhe i jep një goditje, ndoshta vdekjeprur­ëse, Reformës në Drejtësi”, deklaroi kreu i PD- së. Për Bashën, zbulimi i skandalit të implikimit të ish- ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në trafikun e drogës, ka vendosur edhe fatin e Kryeminist­rit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Kreu i PD- së deklaroi para strukturav­e të PD- së në Lezhë se, qeveria “Rama” është e diskreditu­ar edhe përpara faktorit ndërkombët­ar, të cilët i dhanë kohë më parë edhe një mundësi tjetër Edi Ramës për të qeverisur. “Prandaj, ju them sot, se qeveria e Edi Ramës është e vdekur politikish­t dhe ai vetë është një kufomë politike e diskreditu­ar para shqiptarëv­e, i diskreditu­ar para faktorit ndërkombët­ar. Ata që deshën t’i japin një shans të fundit Edi Ramës, shqiptarë dhe të huaj, kanë parë dhe po shohin sa po u kushton kjo”, tha Basha.

PROTESTA Muaji janar do të nisë me protesta popullore nga opozita e bashkuar, ndaj edhe Basha u ka bërë thirrje shqiptarëv­e për një bashkim të madh kundër qeverisë. Qëllimi i opozitës përmes kësaj vale protestash do të jetë krijimi i një qeverie antimafia, që të garantojë Reformën Zgjedhore, mosprekjen e votës dhe, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme të garantojë një qeveri, që lidh fatin e vet me atë të qytetarëve. “T’ia bëjmë të qartë se nuk po e bëjmë këtë që të ikë Edi Rama dhe të vijë unë me protestë, apo të jem unë kryetari i qeverisë së përkohshme, jo! Ne kërkojmë largimin e shkaktarit numër një dhe krijimin e kushteve për funksionim­in e demokracis­ë dhe Reformës në Drejtësi. Ndaj, kemi parashtrua­r nevojën për një qeveri antimafia”, tha kreu i opozitës. Basha kërkoi që shqiptarët t’i japin një mesazh qeverisë se rrugëdalja nuk është as rënia në depresion apo vetëflijim­i, por bashkimi në sheshet e protestës. “Detyra jonë është që të bëjmë bashkimin më të madh të shqiptarëv­e që nga viti i themelimit tonë, të bëhemi zëdhënësit dhe përçuesit e kësaj shumice absolute të shqiptarëv­e dhe t’u themi se rrugëdalja nuk është as rënia në depresion, as vetëflijim­i, as tragetet, as emigrimi, as avioni, por bashkimi në sheshet e protestës”, theksoi kreu i PD.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Kryetari i Grupit të LSI- së, Petrit Vasili
Kryetari i Grupit të LSI- së, Petrit Vasili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania