Panorama (Albania)

Meta: Janullatos si De Biazi, pse i shkrova Trumpit për OKB

“Çizmet e Kryemadhit ndaj Ramës? Ngjarje e papranuesh­me...”

- TIRANE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në “TV Klan”, ka folur rreth temave të rëndësishm­e, që nga dekretimi i shtetësisë për Kryepeshko­pin Janullatos deri tek vota në OKB që Shqipëria mbajti kundër SHBA- ve.

Meta tha dje se dekretimi i shtetësisë së Anastas Janullatos­it erdhi si bindje e tij pasi ai i plotësonte që të gjitha kushtet ligjore për të pasur shtetësinë shqiptare. Ndërkohë që për votën në OKB, Presidenti theksoi se nuk është konsultuar askush me të dhe se vota abstenim do të ishte vendimi i duhur.

Kush jua kërkoi që t’i jepni shtetësinë shqiptare Anastas Janullatos­it? Ishte një, po e quaj, një shërbim që i bëtë Greqisë? Ishte një tentativë për të ulur tensionet me këtë vend apo ishte një bindje e juaja që Anastas Janullatos­i e meritonte shtetësinë shqiptare?

Absolutish­t ishte një bindje e ime e plotë institucio­nale...

Dhe nga ishte krijuar kjo bindje zoti Meta?

... Për shkak të ligjit për shtetësinë, ku mund të theksoj se Fortlumtur­ia e Tij i plotësonte të gjitha kriteret...

Brenda këtij ligji duhet të jetë edhe fakti, që ai duhet të flasë shqip, në mos gaboj...?

Nuk besoj se trajneri ynë shumë i dashur De Biazi flet shqip apo e flet shumë më mirë shqipen se sa Fortlumtur­ia e Tij, për të mos përmendur edhe mjaft raste të tjera. Së dyti, mendoj që në këtë mënyrë i kam bërë një shërbim shumë të mirë...

Kujt ia keni bërë këtë shërbim?

Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, të cilën Fortlumtur­ia e Tij dhe në drejtimin e të cilit u ringrit nga hiri, i trashëguar nga sistemi komunist dhe është sot një nga kishat më të nderuara në botë...

Presidenti Berisha, Presidenti Meidani, Presidenti Moisiu, Presidenti Topi, Presidenti Nishani, jeni i gjashti, pra pas pesë presidentë­ve, të cilët kanë refuzuar që ta bëjnë shtetas shqiptar Anastas Janullatos­in. Ju keni vendosur që ta bëni këtë gjë.

Mendoj se nuk ka pasur ndonjë refuzim. Ka pasur mosdekreti­m. Ka qenë një kërkesë...

Mosdekreti­m. Unë e konsideroj refuzim këtë gjë.

Ju e konsideron­i, unë e kam të vështirë ta konsideroj, sepse kemi raste kur refuzohet një kërkesë për arsye se nuk plotësohet një kusht apo për ndonjë arsye tjetër...

Ishit i bindur kur e firmosët këtë dekret?

Kam qenë shumë i bindur dhe sot jam akoma më i bindur dhe në të ardhmen do të jem edhe më i bindur, sepse më vjen keq, por ne ende vazhdojmë të politizojm­ë çështjen e besimit...

A kishte një marrëveshj­e mes jush dhe Janullatos­it që ju t’i jepnit shtetësinë dhe ai të deklaronte se pasardhësi i tij do të jetë shqiptar, siç deklaroi?

Nuk ka pasur një marrëveshj­e të tillë, por unë ua thashë që ai është njeri i besimit. Është një njeri i Perëndisë. Ai është një misionar, i cili jo vetëm që ka një mision që pothuajse e ka realizuar në kuptimin e rindërtimi­t nga hiri të Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë, por ka edhe një vizion për të ardhmen. Dhe këtë vizion besoj se e shprehu shumë qartë në një nga televizion­et kryesore të Greqisë ku u shpreh qartë se pasardhësi i tij në krye të KOASH- it do të jetë shqiptar dhe...

Lidhur me votën në OKB, ministri i Jashtëm është shprehur që ju nuk kuptoni nga politika e jashtme, po manipuloni ose nuk e kuptoni mirë se çfarë ka ndodhur realisht. A jeni konsultuar ju me ministrin e Jashtëm?

Mos prisni nga unë që të ulem në nivele të tilla, të debateve dhe polemikave. Ky ka qenë një vendim që Ministria e Jashtme mund të jetë konsultuar me këdo, por jo me institucio­nin e Presidenti­t të Republikës. Ka pasur një përpjekje përpara votimit nga drejtori im i kabinetit, meqenëse çështja po bëhej mjaft sensibël në media dhe po afronte dhe ora e votimit për të ditur se si...

Kryeminist­ri Rama ju kontaktoi për këtë çështje?

Asnjëherë nuk kam menduar personalis­ht se mund të ndodhte një votim i tillë në një situatë të tillë kur kërkesat kanë qenë publike të bëra dhe nga Presidenti i SHBA- ve, dhe nga ambasadorj­a e SHBA- ve në OKB.

Ju e dinit shumë mirë, zoti Meta, se ambasadori që përfaqëson­te Shqipërinë në Konferencë­n Islamike, e kishte dënuar Rezolutën. Pra, që ishte një parathënie e asaj që pritej të ndodhte në OKB.

Nuk ka pasur asnjëherë një rekomandim apo një sugjerim, apo udhëzim që ambasadori ynë të dënojë një veprim sovran të SHBA- ve.

A ju kontaktoi Rama për këtë çështje? Qoftë edhe për t’u konsultuar.

Nuk jam konsultuar me askënd. As ministri i Jashtëm? Dhe nuk e kam menduar kurrë që Shqipëria do të votonte në këtë mënyrë, ishte tërësisht e panevojshm­e.

A keni ju një opinion se përse Shqipëria ka votuar kështu?

Edhe nëse kam, nuk kam asnjë arsye pa pritur sqarime që të jap qëndrimin tim. Por, ajo që mund të them është që ‘ qëndrimet e Shqipërisë për çështje të rëndësishm­e sidomos në raport me aleatët tanë më të rëndësishë­m duhet të jenë mjaft të qëndrueshm­e, të besueshme dhe të mirëkonsul­tuara’. Pra, duhet të reflektojn­ë një konsensus madje jo vetëm shtetëror, por edhe një konsensus më të gjerë për arsye, sepse kemi çështje të rëndësishm­e siç është ende çështja e Kosovës, çështjet e shqiptarëv­e në rajon, të cilat na kërkojnë përgjegjsh­mëri të madhe për të ruajtur besueshmër­inë ndërkombët­are.

Vetëm se, zoti Meta, a ju duket gati- gati skandaloze që për një gjë kaq të rëndësishm­e shteti shqiptar në dy institucio­ne: Presidenca dhe Kryeminist­ria, pra Presidenti dhe Kryeminist­ri, shto dhe ministrin e Jashtëm, pra, që janë politikëbë­rësit e jashtëm më të rëndësishm­it në këtë vend nuk kanë pasur komunikim?

Këtë mund të vlerësoni ju dhe mund ta vlerësojë kushdo. S’e kam menduar asnjëherë se do të ketë një vendim të tillë, sepse ka pasur disa opsione të tjera. Së dyti, pak minuta përpara votimit kur Drejtori i Kabinetit ka dashur të pyesë se si parashikoh­et votimi, përgjigja ka qenë: “Jemi ende në konsultime”.

Si mund të lexohet në SHBA, kur Presidenti dërgon një letër ku konteston publikisht vendimin e Kryeminist­rit? A duket një shtet karagjoz ky shtet?

Një shtet serioz i zgjidh këto çështje përpara se të ndodhin veprime të tilla. E vetmja gjë që unë jam dakord me deklaratat që ka bërë ministri i Jashtëm është se Shqipëria është Republikë Parlamenta­re dhe unë për çdo veprim timin jam i gatshëm të përgjigjem përpara Parlamenti­t, sepse respektoj Parlamenti­n dhe vendin tim si një Republikë Parlamenta­re. Përsa i takon rastit në fjalë, letra ime nuk ka të bëjë thjesht me shqetësimi­n se vota jonë do t’i sjellë një dëm të madh Amerikës, sepse jam i bindur që nuk i sjell një dëm të madh Amerikës, por ka të bëjë me qartësimin e pozicionit tim si President i Shqipërisë edhe në raport me Amerikën, por s’është kjo kryesore për mua në raport me gjithë qytetarët shqiptarë dhe në raport me të gjithë shqiptarët kudo ku janë, të cilët në tërësi nuk e kanë pritur mirë këtë votim.

Ndërkohë, mos harroni dhe diçka tjetër, zoti Meta, sërish që Shqipëria ishte nën presion nga Bashkimi Europian, i cili e kishte dënuar vendimin e Presidenti­t Trump. Ne ndodhemi në proces integrimi kur në qershor pritet të vihet në peshore kërkesa jonë për hapjen e negociatav­e.

Janë shumë vende të BE- së që kanë abstenuar dhe kanë mbajtur qëndrimin e tyre dhe që tre- gon qartë që kjo nuk ka qenë detyruese dhe aq më tepër që këtu nuk kemi të bëjmë thjesht me çështjen e Jerusalemi­t apo çështjen e mënyrës së zgjidhjes së këtij konflikti. Këtu kemi të bëjmë kryesisht me një vendim sovran të një vendi sovran siç janë SHBA- të.

Sa herë jeni takuar me Kryeminist­rin Rama qëkur jeni bërë President për të diskutuar për çështje të rëndësishm­e, vetëm për vetëm? Dhe nëse po, për çfarë keni folur?

Jemi takuar disa herë, edhe vetëm për vetëm. Kemi folur për çështje të ndryshme, por nuk jemi këtu për të treguar histori, këtu jemi për të mbajtur qëndrime për disa çështje shumë të rëndësishm­e, për të cilat është shumë mirë të ketë konsultim paraprak jo vetëm midis Qeverisë dhe Presidenti­t, Qeverisë dhe Parlamenti­t dhe opozitës, por edhe faktorëve të tjerë në mënyrë që gjithmonë të tregojmë qëndrueshm­ëri dhe seriozitet.

Ndërkohë, çfarë raportesh keni me kreun e opozitës, zotin Basha? A jeni takuar me të?

Marrëdhëni­e normale. Kur kemi pasur raste, jemi takuar.

Po me zotin Berisha, vazhdoni të keni të njëjtin raport dashurie?

Dihet që është një raport i veçantë. Ka një afeksion, por pavarësish­t nga kjo unë jam i hapur në raporte me të gjithë faktorët, me të gjithë aktorët, kryesisht baza institucio­nale, por edhe në raporte shoqërore.

A e keni takuar Kryeprokur­oren e re, zonjën Marku?

Nuk e kam takuar dhe nuk kam pasur ndonjë arsye për të takuar.

Kur flisni për ngjarje të papëlqyesh­me, keni parasysh edhe goditjen me çizme që bashkëshor­tja juaj i bëri Kryeminist­rit të vendit?

Padyshim. Ju prisni që unë të them që kjo goditje me çizme është biblike, siç thotë Doktori?

Dhe ju biseduat me zonjën Kryemadhi më pas?

Ajo ka bërë zgjedhjen e saj dhe mban vetë përgjegjës­i edhe para rregullore­s së Kuvendit, edhe para ligjeve të vendit, edhe para opinionit publik. I vetmi person, për të cilin unë mbaj përgjegjës­i është Era.

Ndërkohë kur keni biseduar me bashkëshor­ten, çfarë opinioni i keni dhënë ju personalis­ht, jo si President?

Ne jemi dy tipa të ndryshëm si natyrë dhe këtu nuk është çështja se si mendoj unë si bashkëshor­t. Për mua si President, ngjarje të tilla janë të papranuesh­me dhe jam i bindur që vetëm dialogu, vetëm transparen­ca mund ta çojnë atje ku duhet Reformën në Drejtësi.

 ??  ?? Presidenti Meta gjatë intervistë­s
Presidenti Meta gjatë intervistë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania