Panorama (Albania)

Protestat në janar, Vasili: Do koordinohe­mi me PD

-

Kryetari i Grupit Parlamenta­r të LSI- së, Petrit Vasili, deklaron se protestat e janarit do të vijnë duke u përshkallë­zuar deri në largimin e qeverisë. Në një bashkëbise­dim me gazetarët, Vasili deklaroi se LSI do të koordinojë aksionin e saj opozitar me Partinë Demokratik­e, për të prirë revoltën qytetare. “Do të ketë kombinimin e arsyeshëm me të gjithë faktorët opozitarë, ku PD është faktor nga më kryesorët. Jo vetëm kaq, por edhe koordinimi me të gjithë qytetarët do të jetë i tillë, pasi në një reagim masiv, në një protestë masive, çdo qytetar që nuk i respektohe­n të drejtat, si rasti i naftëtarëv­e, apo dhunohet nga organet tatimore në mënyrën me çnjerëzore, selektive dhe nga më diskriminu­eset për t’i shkatërrua­r, çdo qytetar që nuk i fiton dot të drejtat e tij në zyrat e shtetit, apo largohet nga puna për shkak të prefer- encave politike, edhe të supozuara në shumë raste, për të gjithë këta qytetarë që secili ka ç’të zgjidhë në sheshin e protestës, sigurisht që ka dhe do të ketë një qëndrim të koordinuar me të gjithë faktorët opozitarë”, deklaroi Vasili. Kreu i Grupit të LSI- së u shpreh kundër një vendimi për të djegur mandatet, por kërkon një përballje totale me qeverinë në Parlament. “Ne nuk kemi Parlament sot, sepse në mënyrën si drejtohet nga Kryetari i Parlamenti­t, është kthyer në një atavizëm të qeverisë. Është një Parlament, që drejtohet në mënyrë obskuranti­ste me reminishen­ca shumë të forta të parlamenta­rëve, pa zë dhe pa gojë para viteve ’ 90. Por, ne nuk mund ta lëmë këtë, duke qëndruar fort në vijë të parë dhe të papajtuesh­mërisë, sikurse qe në seancën e fundit, ashtu do të jetë edhe në javët në vijim, kur të rifillojë”, tha Vasili.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania