Panorama (Albania)

Marku takon kreun e SHISH e ambasadore­n e Gjermanisë në Tiranë

-

Prokurorja e Përgjithsh­me, Arta Marku, pas takimit me ambasadori­n amerikan, Donald Lu, është takuar me kreun e propozuar të SHISH, Helidon Bendo. Takimi i Kryeprokur­ores së re me Bendon vjen në një kohë që ambasada e SHBA i ka kërkuar Markut të hetojë korrupsion­in në nivele të larta, duke përfshirë edhe çështjen Tahiri. Pas takimit të zhvilluar me kreun e komanduar të SHISH, Kryeprokur­orja Arta Marku u takua me ambasadore­n e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz. Në këtë takim, diplomatja gjermane mësohet të ketë shprehur mbështetje­n e vendit të saj për institucio­nin e Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, si edhe vullnetin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpuni­mit dypalësh në fushën e sigurisë dhe të ndjekjes penale. Ndërkohë, që Kryeprokur­orja Arta Marku ka shprehur vlerësimin për ndihmesën e madhe që kanë ofruar autoritete­t gjermane për Prokurorin­ë Shqiptare, si në aspektin logjistik, ashtu edhe në koordinimi­n për hetime të përbashkët­a. Sipas njoftimit të bërë publik nga Prokuroria e Përgjithsh­me, Marku ka garantuar diplomaten gjermane se do të intensifik­ojë luftën kundër korrupsion­it dhe trafiqeve të paligjshme, si edhe do të forcohet më tej bashkëpuni­mi vendas dhe ndërkombët­ar në luftën kundër korrupsion­it dhe trafiqeve të paligjshme. Në disa deklarata të njëpasnjës­hme, të bëra publike edhe nga ambasadori i SHBA- ve, është deklaruar se duke nisur nga muaji janar i vitit të ardhshëm, në vend do të ketë zhvillime të reja dhe para drejtësisë do të shkojnë “peshq të mëdhenj”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania