Panorama (Albania)

Naftëtarët vijojnë protestën, ja zgjidhja në Tiranë

Ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj: Rafineria është private

-

Ministri i Energjetik­ës, Damian Gjiknuri dhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj, zhvilluan dje një takim me punëtorët e Rafinerisë së Naftës së Ballshit dhe Fierit, përfaqësue­sve të sindikatav­e dhe administra­torit të kompanisë “Ionian Refining & Trading Company – IRTC SHA”. Takimi u zhvillua pas protestës së naftëtarëv­e para Ministrisë së Energjetik­ës, pasi nuk janë paguar nga kompania. Gjatë takimit, punonjësit e rafinerisë së naftës kërkuan pagën për muajin nëntor. Ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj theksuan edhe njëherë faktin se rafineria është tanimë një ndërmarrje në pronësi e përgjegjës­i private, e për pasojë është detyrim ligjor dhe kontraktua­l i punëdhënës­it privat të respektojë të gjitha detyrimet sipas legjislaci­onit në fuqi. Me kërkesë të Sindikatës së Naftëtarëv­e, në takim u ftua dhe mori pjesë edhe administra­tori i kompanisë private IRTC, i cili garantoi përfaqësin­ë e punonjësve se brenda ditës së nesërme ( sot) do të paguajë pagën e plotë të muajit nëntor. Naftëtarët parashtrua­n edhe 3 kërkesa të tjera, përfitimin e statusit, krijimin e infrastruk­turës shëndetëso­re për trajtimin e sëmundjeve profesiona­le në Qarkun e Fierit dhe gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshm­e dhe afatgjatë ekonomike për të ardhmen e rafinerisë. Në lidhje me statusin e “Naftëtarit”, përfaqësia e punonjësve të Rafiner- isë së Naftës në Ballsh do të punojë ngushtësis­ht me grupin e punës të ngritur nga Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë për të përmbyllur në një kohë sa më të shpejtë aplikimet ligjore për përfitimin e statusit. Sa i për- ket të ardhmes së kësaj rafinerie dhe sektorit të përpunimit të naftës në përgjithës­i, ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj i bënë edhe një herë me dije përfaqësis­ë së punonjësve se rafineria është në pronësi private, por institucio­net shtetërore do të shohin mundësinë e thithjes së investitor­ëve seriozë në sektorin e përpunimit, në mënyrë që kjo industri të ketë një zhvillim të qëndrueshë­m dhe afatgjatë. Në të njëjtën kohë, kërkesës së punonjësve për ngritjen e një pavioni të specializu­ar për sëmundjet profesiona­le të naftës në Spitalin e Fierit, ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj iu përgjigjën me garancinë se plani i investimev­e në sektorin e shëndetësi­së në Qarkun e Fierit do të marrë edhe këtë prioritet.

 ??  ?? Naftëtarët, dje gjatë protestës
Naftëtarët, dje gjatë protestës
 ??  ?? Gjiknuri e Ahmetaj, dje me naftëtarët
Gjiknuri e Ahmetaj, dje me naftëtarët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania