Panorama (Albania)

Mjekësia në zi, ndahen nga jeta mjekët Sallaku e Runa

Agim Sallaku e Arben Runa s’arritën ta fitonin betejën me sëmundjen

- ADA HAZIZOLLI Agim Sallaku Arben Runa

“Fituan beteja të panumërta me sëmundjet për pacientët e tyre, por nuk arritën të fitojnë të fundit betejë të tyre”.

Ishin këto të paktat fjalë që shoqëruan lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të dy mjekëve, që i dedikuan jetën bluzës së bardhë. Shefi i shërbimit të Onkologjis­ë, prof. Agim Sallaku dhe doktor Arben Runa, kirurg tramatolog në Spitalin Ushtarak, ndërruan jetë dje duke lënë pas shumë dhimbje, jo vetëm te familjarët e të afërmit, por te të gjithë ata që patën fatin t’i njohin nga afër. Prej kohësh, profesor Sallaku vuante nga një sëmundje e rëndë dhe trajtohej në një klinikë të specializu­ar në Turqi, aty ku ndërroi edhe jetë. Dy muaj më parë, ai mundi të kthehej në Tiranë dhe kur të gjithë mendonin se e kishte mposhtur sëmundjen, vjen lajmi se sëmundja kishte mposhtur atë. “Me profesor Sallakun, më mbetet kujtimi i një bashkëpuni­mi të shkëlqyer, që pata gjatë katër viteve që drejtova Qendrën Spitalore Universita­re “Nënë Tereza”. Më 19 nëntor mora prej tij mesazhin - që fatkeqësis­ht do të ishte edhe i fundit - për projektin e fuqizimit të radioterap­isë në Spitalin Onkologjik. Më shkruante: “Filloi instalimi i akselerato­rit të dytë. Jam i lumtur!”. Është ky një pjesë nga mesazhi i ngushëllim­it që ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u, ka ndarë në rrjetet sociale si homazh pas lajmit për ndarjen nga jeta të profesor Sallakut. Po si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, të diag- nostikuar gati dy vite më parë, ka ndërruar jetë dje, edhe doktor Arben Runa, i cili shërbeu deri ditën e fundit në spital. Për ministren Manastirli­u, humbja e dy mjekëve është një humbje e pazëvendës­ueshme. “Lajmi i ndarjes së parakohshm­e nga jeta, të dy personalit­eteve të mjekësisë shqiptare, profesor Sallakut dhe doktor Runës, është fort i hidhur. Sot, familjet kanë humbur të dashurit e tyre, ndërsa mjekësia shqiptare dhe shoqëria jonë ka humbur dy personalit­ete, mjekë të pazëvendës­ueshëm, puna e të cilëve, jam e sigurt se do të çohet përpara nga kolegët dhe studentët e tyre, që me aq pasion i kanë mbështetur dhe përgatitur. U shpreh ngushëllim­et më të sinqerta familjeve të profesor Sallakut dhe doktor Runës dhe jam pranë tyre në këto momente të vështira të humbjes së njeriut të dashur”, përfundon mesazhi i ngushëllim­it i min- istres së Shëndetësi­së, Manastirli­u. Të shumtë ishin po ashtu mesazhet, nga kolegët dhe të gjithë ata që patën fatin t’i njohin nga afër.

AGIM SALLAKU Profesor Agim Sallaku lindi në Tiranë, në vitin 1956. Është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, si mjek i përgjithsh­ëm, në vitin 1981. Me rastin e 100- vjetorit të Pavarësisë, ai u dekorua me Certifikat­ën e Mirënjohje­s nga Ministria e Shëndetësi­së dhe si një ndër figurat më aktive në fushën e onkologjis­ë shqiptare.

ARBEN RUNA Doktor Arben Runa lindi në 1960 dhe u diplomua për kirurg traumatolo­g. Ai shërbeu deri në fund të jetës së tij, si kirurg pranë Spitalit Ushtarak në kryeqytet. Runa kishte po ashtu, pasion letërsinë dhe është autor i disa cikleve të arrira poetike, tregimeve dhe reportazhe­ve, botuar në vitet ’ 90.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania