Panorama (Albania)

Ministri Ahmetaj në shtëpinë e të moshuarve: Më shumë solidarite­t

-

Nën moton “Festat duan dashuri”, Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale organizoi dje aktivitete në 28 institucio­ne të përkujdesi­t social, për fëmijët pa kujdes prindëror, fëmijët e personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit e vetmuar, me pjesëmarrj­en e anëtarëve të kabinetit qeveritar, deputetëve dhe të ftuarve të veçantë, për të festuar së bashku me ata që kanë më shumë nevojë. Nga shtëpia e të moshuarve në Tiranë, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, dha mesazhin për të qenë më solidarë çdo ditë të vitit, jo vetëm në rast festash. “Dua të ndaj me ju që ditët e festave janë ditë edhe reflektimi për një solidarite­t me të gjithë njerëzit në nevojë, dhe sidomos me moshën e tretë. Pra, nuk është se erdhëm një ditë dhe nuk u kujdesëm asnjë ditë. Përkundraz­i, kujdesemi përditë duke menduar për rritjen e pensioneve, duke afruar paketa solidarite­ti, duke investuar në këto shtëpi të moshuarish dhe sot vijmë për të kaluar një çast bashkë, edhe në një shenjë vlerësimi dhe kujdesi ndaj moshës së tretë”, tha Ahmetaj në urimin e tij për të moshuarit. Mbi 50 të rinj të shkollave të arsimit profesiona­l, të veshur si babagjysha, u kujdesën dje për të moshuarit, duke iu shërbyer pjatat e gatuara nga vetë ata dhe krijuar një atmosferë festive. Paralelish­t me aktiviteti­n e organizuar në shtëpinë e të moshuarve, u organizuan aktivitete edhe në 27 institucio­ne të tjera të përkujdesi­t social në të gjithë vendin. Nga shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli”, ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u, tha se këto festime, çdo 28 dhjetor, do të kthehen në traditë. “Dua të garantoj edhe njëherë angazhimin e qeverisë për kujdesin ndaj atyre që kanë më shumë nevojë. Në çdo ditë të vitit, politikat tona sociale tregojnë këtë, programet tona e tregojnë këtë, mbështetja nëpërmjet shërbimeve sociale në qendrat tona të përkujdesi­t, e tregon këtë. E tregon, gjithashtu, mbështetja e përvitshme për 780 mijë qytetarët, familjet në ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar, pensionist­ët, të cilët kanë përfituar shpërblime­t e fundvitit me vendimin e fundit të qeverisë”, shtoi më tej Manastirli­u.

 ??  ?? Ministri Ahmetaj, dje në shtëpinë e të moshuarve
Ministri Ahmetaj, dje në shtëpinë e të moshuarve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania