Panorama (Albania)

GRUAJA: DREJTESIA U BLE

- Dy vëllezërit, Kujtim dhe

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka dhënë dje vendimin për Kujtim Ekonomin, i cili mori përsipër vrasjen e Agim Arapit, duke bërë që vëllai i tij të fitojë pafajësinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 12 prill, ku Arapi u dhunua për vdekje nga vëllezërit Kujtim dhe Kostandin Ekonomi pasi u kërkoi pagesën e qirasë ( 12 mijë lekë të vjetra). Në ngjarje u përfshi dhe dhëndri i tyre, Jurgen Kurti, por ndaj tij nuk pati akuzë. Pas arrestimit të dy vëllezërve, Prokuroria ngriti akuzë për vrasje me paramendim, por që më pas u ndryshua. Gjyqtari Paulin Çera dënoi Kujtim Ekonomin me pesë vite burg për vrasje nga pakujdesia, ndërsa vëllai i tij, Konstandin Ekonomi, u lirua tre muaj pas ngjarjes si i pafajshëm. Dje, në orën 11: 00, Gjykatësi Paulin Çera dha vendimin për një prej dy vëllezërve të akuzuar për vrasjen e Agim Arapit. Sipas vendimit të trupit gjykues, Kujtim Ekonomi u dënua me 5 vite heqje lirie me akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Më herët, Prokuroria ndryshoi akuzën nga vrasje me paramendim në vrasje nga pakujdesia, e cila është marrë në konsiderat­ë nga gjykata. Ngjarja në fjalë ka ndodhur më datë 12 prill 2017, ku sipas Policisë, Agim Arapi është goditur për vdekje me mjete të forta nga dy vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi, si dhe dhëndri i Konstandin­it, Jurgen Kurti. Mësohet se shkak për konfliktin është bërë qiraja e papaguar e muajit mars. Sipas Policisë, vëllezërit Ekonomi kishin rënë dakord që nëpërmjet dyqanit të Agim Arapit të kalonin tubat e ajrimit të picerisë, që ata kishin hapur pak më shumë se një muaj më parë bashkë me dhëndrin e tyre. Ata kishin bërë një marrëveshj­e, e cila Pas dhënies së vendimit, bashkëshor­tja e të ndjerit Agim Arapi tha se Gjykata nuk mori parasysh pamjet filmike që tregonin, katërcipër­isht, se në vrasjen brenda në dyqanin e saj marrin pjesë tri persona, dy vëllezërit Ekonomi si dhe dhëndri i tyre, Jurgen Kurti. Vjollca Arapi akuzon se Gjykata dhe Prokuroria janë të blera, duke theksuar se çështjen do ta apelojë. konsistont­e që vëllezërit Ekonomi do t’i paguanin 13 mijë lekë në muaj Agim Arapit për tubat e ajrimit që kalonin nëpërmjet dyqanit të tij ushqimor, që ndodhet në të njëjtën godinë. Pak minuta para ngjarjes, bashkëshor­tja e viktimës, Vjollca, u ka kërkuar pagesën e muajit mars, të cilën ata nuk e kishin kryer. Në këto momente, vëllezërit dhe dhëndri i tyre nisin të debatojnë me çiftin Arapi, ndërsa më pas konflikti ka degjenerua­r në dhunë e përdorimin e mjeteve të forta, ku për pasojë Agim Arapi ndërroi jetë. Ndërkaq, ngjarja që i mori jetën 58- vjeçarit Arapi ndodhi me 12 prill rreth orës 19: 55, në Lagjen 1, bulevardi “Epidam”, në dyqanin ushqimor në pronësi të viktimës.

 ??  ?? Kostandin Ekonomi në Gjykatë
Kostandin Ekonomi në Gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania