Panorama (Albania)

Masakrojnë të riun me dru dhe sëpatë, pranga tre kushërinjv­e

-

KORÇË – Dhunuan me sëpatë të riun, arrestohen tre kushërinjt­ë. Tre të rinjtë nga Pogradeci janë arrestuar nga Policia pasi kanë rrahur për vdekje një 27- vjeçar. Policia bën të ditur se, ka prangosur në flagrancë tre autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë në fshatin Podgorie. Eduart Xhemollari, 25 vjeç, Jani Xhemollari, 48 vjeç dhe Marenglen Bollguri, 27 vjeç, ( kushërinj mes tyre) të tre banues në fshatin PodgorieMa­liq, akuzohen për veprën penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpuni­m”. Kjo pasi, gjatë ditës së mërkurë, të tre këta persona në bashkëpuni­m mes tyre, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me mjete të forta, shtetasin E. B, 27 vjeç, banues në Podgorie, i cili është transportu­ar në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ka ardhur pasi një prej kushërinjv­e kishte pasur një konflikt verbal me 27- vjeçarin e dhunuar pak kohë më parë. Për këtë arsye, tre kushërinjt­ë janë hakmarrë duke ushtruar dhunë barbare mbi të riun. Mësohet se tre të arrestuari­t kanë përdorur dru, gurë dhe sëpatë duke e lënë të masakruar 27vjeçarin E. B. Pas ndërhyrjes së bashkëfsha­tarëve dhe njoftimin e Policisë për ngjarjen, specialist­ët e Seksionit kundër Krimeve ndaj personit, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të tre të akuzuarve. Çështja në ngarkim të tre kushërinjv­e i ka kaluar Prokuroris­ë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpuni­m”. dh. ç

 ??  ?? Drejtoria e Policisë Korçë
Drejtoria e Policisë Korçë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania