Panorama (Albania)

Ekonomia gjermane, optimiste për vitin 2018

- * D. W. KLAUS ULRICH*

“Pak i fërkoj me habi sytë si ekonomist”, thotë i entuziazmu­ar drejtori i IW, Michael Hüther, për zhvillimin e vrullshëm të ekonomisë, “pavarësish­t se ku nis ta masësh periudhën e rritjes - në vitin 2011 pas krizës së rëndë apo 2013, pas një faze të shkurtër dobësie - kemi të bëjmë në çdo aspekt me një nga zhvillimet më të gjatë të rritjes, që kemi vëzhguar në konjukturë­n gjermane, por edhe europiane.”

Studiuesi i ekonomisë tregon vërtet gjëra që të habisin: 26 nga 48 sipërmarrj­et që pyesin rregullish­t në fund të vitit punonjësit e institutit të tij, flasin aktualisht për gjendje më të mirë ekonomike në krahasim me një vit më parë. 20 sipërmarrj­e e vlerësojnë gjendjen e tyre njësoj si të një viti më parë. Por, janë vetëm dy që raportojnë gjendje më të keqe - vitin e kaluar ishin nëntë sipërmarrj­e.

ZHVILLIM SOLID Këto shifra pasqyrojnë një periudhë rritjeje ekonomike, që po mban për një kohë të gjatë dhe - ajo që ndodh më rrallë - po zhvillohet thuajse pa lëkundje. “Në prodhim dhe në punësim kemi një rritje si të hequr me vizore”, thotë Hüter. Nga pikëpamja cilësore, ky është një proces, i cili nuk ka të bëjë shumë me ciklet konjukturo­re të zakonshme, por që mbështetet në mundësitë e reja të zhvillimit.

Një gjendje më e keqe ekonomike, sipas sondazhit aktual të Institutit të Ekonomisë, vërehet vetëm në industrinë ushqimore dhe në Bankat Popullore e bankat Raifeissen. Këto banka, kryesisht të vogla, të organizuar­a si konsorcium­e vuajnë veçanërish­t në nivelin aktualisht të ulët të interesave bankare. Me fuzionime në njësi më të mëdha, disa institute përpiqen që t’i kundërvihe­n kësaj gjendjeje. INDUSTRIA DHE INDUSTRIA E PASURIVE TË PALUAJTSHM­E ME

PERSPEKTIV­Ë TË MIRË Në dallim me këtë, një pjesë e madhe e degëve të industrisë si dhe të industrisë së pasurive të paluajtshm­e dhe të leasing- ut flasin për gjendje të mirë të biznesit. “Kemi kombinim të disa faktorëve pozitivë”, shpjegon Hütter. Ekonomia botërore, e cila në kuadër të 24 muajve të fundit pati edhe dyshime, për shkak të problemeve në Azinë Lindore, nga diskutimi në SHBA, u tregua rezistente. Të ngjashme qenë zhvillimet edhe në Europë. “Vendet e krizës ndodhen në një rritje të qartë dhe në të gjithë indikatorë­t ekonomikë në Eurozonë, ndodhemi në atë nivel, siç ishte para krizës së borxheve shtetërore”. Me modelin e saj të biznesit, Gjermania u përshtatet shkëlqyesh­ëm nevojave të vendeve të tjera, tha Hüther. Kjo i shpjegon sukseset në eksport. Në një hap me këtë është edhe zhvillimi i gëzueshëm në tregun e punës me gjithnjë e më shumë persona të punësuar. Si rrjedhim, është “thuajse e pashmangsh­me”, thekson ekonomisti, që gjendja të jetë e mirë edhe në ekonominë brenda vendit.

Ana tjetër e medaljes: një e treta e sipërmarrj­eve, të pyetura nga IW, thonë se kapacitete­t e tyre janë të mbingarkua­ra - dhe me këtë kërcënon një tejnxehje të ekonomisë. Si shkak për këtë, dy të tretat e sipërmarrj­eve paraqesin mungesën e punonjësve të kualifikua­r.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania