Panorama (Albania)

NË PRITJE TË DREJTORIT

- Fanfara Tirana

Edhe pse zakonisht fituesi i “Onufrit” është shpallur pak përpara mbylljes së tij, këtë vit drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Artan Shabani, ka menduar ta ndajë ca më herët emrin, si një dhuratë fundviti. Edicioni i 23- të, kuruar nga italiani Gaetano Centrone, ishte një rrugëtim në memorien kolektive dhe personale të artistëve pjesëmarrë­s në këtë edicion. Ai kolazh veprash të përzgjedhu­ra për këtë vit, u kornizua nën titullin “Au fil du temps - Kujtesë kolektive, kujtime personale”. Pasi shqyrtuan veprat pjesëmarrë­se, që ofronin një larmi mediumesh, që nga tabloja tek vizatimi, fotografia e video instalacio­ni, juria e përbërë nga tri artiste, Lumturi Blloshmi, Greta Lami dhe Ledia Kostandini, shpalli veprën “Mixed Memor”, 2017, mix media, wall installati­on, glass, wood, paper..., 4m, si më të arrirën e kësaj ekspozite, e cila u hap në datën 20 dhjetor. Juria shpalli fituese veprën e artistes malazeze me motivacion­in: “Jelena Tomaseviç arrin të përcjellë një kolazh eksperienc­ash njerëzore nëpërmjet narracioni­t dhe metaforës, në një tablo të gjerë përjetimes­h. Ajo koleksiono­n impulset që i ofron memoria. Tomaseviç filtron eksperienc­ën kolektive përmes një gjuhe figurative tejet simbolike, duke ofruar qëndrimin e saj personal ndaj fenomeneve të ndryshme sociale”. Fituesi i kësaj ekspozite vlerësohet edhe financiari­sht me shumën 300 mijë lekë.

EKSPOZITA Në këtë edicion të Ekspozitës Ndërkombët­are “Onufri” morën pjesë dhjetë artistë nga vende të ndryshme, kryesisht nga rajoni ballkanik, që kanë kaluar në eksperienc­a të ngjashme me ato të shqiptarëv­e. Por gjeografia e pjesëmarrë­sve shkonte edhe deri në Meksikë. Artistët pjesëmarrë­s në këtë edicion janë Zeni Ballazhi, Adi Haxhiaj, Koja, Perino & Vele, Leonard Qylafi, Calixto Ramírez, Jelena Tomasevic, Vangjush Vellahu, Alketa Xhafa Mripa, Fani Zguro. Në çeljen e ekspozitës kuratori Centrone do të shprehej se jo pa qëllim kishte zgjedhur një grup artistësh, që i përkisnin pak a shumë të njëjtit brez. “Kërki- Ndonëse konkursi për drejtorin e ri të GKA- së është shpallur që në muajin tetor dhe nga sa mësohet, nga burime pranë Ministrisë së Kulturës, emri i kandidatit të përzgjedhu­r ka shkuar në Kryeminist­ri, por ende nuk ka kaluar për miratim në mbledhjen e Qeverisë. Viti i ri nuk dihet seç sjell në këtë drejtim, miratimin e kandidatit të përzgjedhu­r apo ndonjë shtyrje të mandatit të drejtorit aktual e bashkë me të edhe të konkursit. Megjithatë, duket se Artan Shabani ka dashur të mbyllë “punët e veta” në fund të mandatit, dhe të mos e lerë “Onufrin” pa një fitues, të paktën sa të jetë ai ende në postin e drejtorit. Qarkullojn­ë fjalë se drejtori i ri do të donte ta gjente të bardhë axhendën e GKA- së, për të derdhur në të gjithë vizionin e tij për Galerinë Kombëtare të Arteve, por se çfarë do të ndodhë me të vërtetë, do të na e tregojë viti që kemi në prag. mi im u shtri edhe në rajonin e Ballkanit, i shoqëruar gjithnjë nga një klimë konfliktes­h dhe tensioni. Vendosa ta lejoja veten të frymëzohes­ha nga rëndësia që ka historia në pjesën më të madhe të artistëve”, tha Centrone. Mes punëve të paraqitura, një pjesë e madhe e të cilave është krijuar enkas për këtë edicion të “Onufrit”, ai ka gjetur një fije lidhëse, që është koha. “Artistët i përkasin të njëjtit brez dhe bashko- hen nga fijet e kohës që ecin në mënyrë lineare, por ka edhe deviacione, ulje- ngritje. Dhe kam qenë i prirur që brenda historive të mëdha të gjej ato historitë e vogla që flasin për secilin nga ne. Kjo është memoria jonë dhe mund të jetë memoria kolektive, e cila është në ndërtim”, u shpreh Gaetano Centrone.

Ekspozita “Onufri XXIII”, do të qëndrojë e hapur për publikun deri më datë 30 janar 2018.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania