Panorama (Albania)

PËR SIRINË

-

Gjatë një fjalimi pas sulmit terrorist në Shën Petërburg ku u plagosën të paktën 13 vetë, Presidenti rus, Vladimir Putin, ka kërkuar nga forcat e rendit që të mos i dërgojnë në burg terroristë­t, por t’i likuidojnë sapo t’i dallojnë. Shpërthimi në një supermarke­t në qytetin e dytë më të madh të Rusisë u përcaktua si një sulm terrorist nga Presidenti Vladimir Putin. Zyrtarët thanë se 13 vetë u plagosën të mërkurën, kur një pajisje e improvizua­r shpërtheu në një zonë magazinimi për çantat e konsumator­ëve në supermarke­t. Hetuesit thanë se pajisja përmbante 200 gramë eksplozivë dhe ishte mbushur Gjatë fjalimeve të tij në ceremoninë e shpërblime­ve të Kremlinit, Putin tha se fushata ushtarake dyvjeçare e Rusisë në Siri ndihmoi në eliminimin e militantëv­e, që kërcënuan Rusinë. Ai ka thënë më parë se mbi 4,000 qytetarë nga Rusia dhe rreth 5,000 njerëz nga vendet e tjera ish- sovjetike janë bashkuar me ISIS në Siri dhe Irak. me shrapnel për të shkaktuar më shumë dëme. Ndërkohë që, agjencitë ruse të zbatimit të ligjit nuk e përshkruan menjëherë shpërthimi­n si një sulm terrorist, Presidenti Putin nuk u kufizua në përcaktimi­n e këtij incidenti, të enjten në një ceremoni shpërblimi të Kremlinit për trupat ruse, që luftuan në Siri. “Ju e dini se një sulm terrorist u krye në Shën Petërburg”, tha Putin duke shpjeguar se një sulm tjetër u pengua kohët e fundit, duke iu referuar një serie të dyshuar bombash në Shën Petërburg, të parandalua­r nga një informacio­n i CIA- s. Putin tha se i kishte kërkuar shefit të Agjencisë kryesore të Sigurisë në Rusi, FSB, se agjentët që hasin rezistencë nga të dyshuarit terroristë duhet t’i likuidojnë banditët në vend. Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjës­inë për bombën e supermarke­teve. Zëdhënësi i Putin, Dmitri Peskov, nuk dha ndonjë specifikë për të shpjeguar pse Putin e deklaroi sulmin si një akt terrorizmi. Kutitë e ruajtjes së çantave në të gjitha supermarke­tet “Perekresto­k” në Shën Petërburg u hoqën pas sulmit. Zinxhirët e tjerë të dyqaneve thanë se do të shtrëngoni­n masat e sigurisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania