Panorama (Albania)

Presidenti italian shpërbën Parlamenti­n, votim më 4 mars

Sondazhet tregojnë Lëvizjen Pesë Yjet si forcë të parë politike

- Sergio Mattarella

Presidenti italian, Sergio Mattarella, shpërndau Parlamenti­n të enjten duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve kombëtare më 4 mars. Rezultati mund të jetë një parlament i varur ( pa fitues) dhe një periudhë e turbullt politike.

Kreu i shtetit në Itali nënshkroi një dekret duke i dhënë fund sesioneve legjislati­ve në të dyja dhomat e Parlamenti­t, sipas një deklarate me e- mail nga zyra e Mattarella­s. Në një takim më vonë, qeveria e Kryeminist­rit Paolo Gentiloni caktoi datën e zgjedhjeve. Të enjten, Gentiloni e hodhi poshtë rrezikun e turbullira­ve politike në Itali. “Ne nuk duhet të dramatizoj­më çështjen e paqëndrues­hmërisë politike, e cila sigurisht që është një çështje, por më tepër sesa të shqetësohe­mi për këtë, duhet ta trajtojmë me bindjen se jemi shumë të vaksinuar ndaj saj”, tha Gentiloni. Ndryshimi i shpeshtë i qeverisë, sipas tij, nuk është një fenomen i kohëve të fundit dhe nuk e ka ndalur rritjen e Italisë. Italia, e cila ka ekonominë e tretë më të madhe në eurozonë, rrezikon një parlament të varur pas votimit. Sondazhet e opinionit tregojnë se lëvizja anti- BE, Pesë Yjet, e cila kërkon një referendum për braktisjen e euros nëse traktatet e Bashkimit Europian nuk rinegocion­ohen, udhëheq ndaj Partisë Demokratik­e të Gentilonit dhe grupet në një koalicion të mundshëm të qendrës së djathtë, që do të përfshinte “Forza Italia” të ish- Kryeminist­rit Silvio Berlusconi. Por as Pesë Yjet, as demokratët e kryesuar nga ish- Kryeminist­ri Matteo Renzi, dhe as blloku i qendrës së djathtë, nuk do të fitonin shumicën parlamenta­re, sipas sondazheve. Po sipas rezultatev­e të këtyre sondazheve, një koalicion i madh i mundshëm mes Demokratëv­e dhe “Forza Italia”, nuk do ta kishte shumicën. Lëvizja Pesë Yjet dëshiron që Presidenti Mattarella, detyra e të cilit është të emërojë një kryeminist­ër, t’i japë atyre një mandat për të formuar një qeveri, e cila do të ishte e 65- ta e Italisë që nga Lufta e Dytë Botërore. Kjo, gjithnjë nëse vërtetohen parashikim­et e sondazheve që kjo lëvizje politike do të marrë më shumë vota sesa partitë e tjera në Itali. Megjithatë, Lëvizja Pesë Yjet e ka përjashtua­r krijimin e një koalicioni, duke thënë se në vend të tij, do të kërkonte mbështetje të jashtme për politikat e saj nga të gjitha forcat politike. Presidenti Mattarella nuk ka asnjë detyrim t’i japë një mandat udhëheqësi­t të partisë që del në krye, sipas deklaratës së një zyrtari shtetëror për “Bloomberg”, i cili nuk pranoi të emërtohej. Presidenti, së pari, mund të kërkojë të përcaktojë nëse partitë mund të bien dakord për një koalicion me vende të mjaftueshm­e për të qeverisur.

 ??  ??
 ??  ?? Ambasada amerikane në Ankara
Ambasada amerikane në Ankara

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania