Panorama (Albania)

Franca miraton kontrollin e kufijve brenda zonës “Schengen”

-

Këshilli Francez i Shtetit miratoi vendimin e qeverisë për të vazhduar kontrollet në kufijtë e brendshëm të hapësirës “Schengen”, në proporcion me kërcënimin terrorist. Sipas këtij këshilli, “Duke pasur parasysh natyrën e këtij rreziku dhe nevojën për të parandalua­r me efektivite­t, si dhe për të kontrollua­r identiteti­n dhe prejardhje­n e personave që kërkojnë të hyjnë në Francë, Këshilli i Shtetit gjykoi se vendimi është proporcion­al me kërcënimin”. Ky institucio­n iu përgjigj kështu një padie për abuzim me pushtetin nga shumë shoqata të ndihmës për të huajt, të cilat kërkojnë anulimin e këtij vendimi të qeverisë, për të mbajtur kontrollet në kufij që prej 1 nëntorit 2017 deri më 30 prill 2018. Por është plotësisht e ligjshme, edhe brenda rregullave të BE- së, që një qeveri të rikthejë menjëherë kontrollin e përkohshëm për një periudhë maksimale prej gjashtë muajsh, që parashikoh­et nga kodi “Schengen”. Kontrollet mund të zgjaten sërish pas kësaj periudhe.

ISIS merr përsipër sulmin me bombë në Kabul, 40 njerëz të vdekur

ISIS ka marrë përsipër përgjegjës­inë për sulmet në Kabul, sipas CNN, ku të paktën 40 persona u vranë dhe 30 të tjerë u lënduan. Shpërthimi ndodhi në një qendër kulturore shiite afër një agjencie të lajmeve në Kabul, Afganistan. Raportimet fillestare sugjeronin se sulmi ka pasur cak agjencinë e lajmeve “Zëri Afgan” në perëndim të kryeqyteti­t afgan, Kabul. Por zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme afgane, Nasrat Rahimi, ka thënë më vonë se shpërthimi kishte cak një qendër kulturore shiite. Rahimi tha se ka pasur edhe dy shpërthime të tjera në rrugë, jashtë ndërtesës, ku ishin mbledhur njerëzit për të ndihmuar të lënduarit nga shpërthimi i parë. Sipas tij, askush nuk ka vdekur nga shpërthime­t e dyta në rrugë, të cilat me sa duket kanë qenë më të dobëta se i pari.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania