Panorama (Albania)

Misionet amerikane në Turqi rinisin shërbimet e plota të vizave

-

Misionet e SHBA- ve në Turqi kanë rifilluar shërbimet e plotë të vizave pasi u siguruan nga qeveria e Turqisë mbi stafin konsullor. SHBA kishte pezulluar të gjitha shërbimet e vizave jo- emigruese pas arrestimit të një prej punonjësve të konsullatë­s së saj në tetor. Punonjësi ishte arrestuar për lidhje të dyshuara me klerikun Fethullah Gulen që jeton në SHBA, i fajësuar nga qeveria turke për grushtin e dështuar të shtetit, në korrikun e vitit të kaluar në Turqi. Uashington­i e dënoi arrestimin e punonjësit të konsullatë­s, një shtetas turk, si të pabazë dhe dëmtues ndaj marrëdhëni­eve dypalëshe. Departamen­ti Amerikan i Shtetit tha se ishte i bindur se pozicioni i sigurisë është përmirësua­r mjaftueshë­m. Departamen­ti Amerikan i Shtetit tha se SHBA- të ishin siguruar që asnjë punonjës lokal i misioneve të tyre të mos ishin nën hetim dhe se stafi nuk do të arrestohej ose ndalohej në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare. Megjithatë, kishte ende shqetësime serioze në lidhje me akuzat ndaj të punësuarve të saj lokal, të arrestuar dhe për rastet kundër shtetasve amerikanë të ndaluar nën gjendjen e jashtëzako­nshme të vendosur pas grushtit të shtetit, të korrikut 2016. Ka të paktën 11 shtetas amerikanë të arrestuar aktualisht në Turqi. Ambasada turke në Uashington e përshëndet­i vendimin e SHBA- ve dhe tha se kufizimet e vizave për qytetarët amerikanë, të imponuara që nga fillimi i mosmarrëve­shjes, do të hiqen. Megjithatë, Turqia nuk dha asnjë garanci për rastet që po shqyrtohen tashmë nga gjykatat turke dhe se ende kishte shqetësime për shtetasit turq që po kalonin në gjykata në SHBA.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania