Panorama (Albania)

Ofertë e Junajtid për Dibalën, te Juvja tallen

Bardhezinj­të nuk lejojnë largimin e argjentina­sit pa 160 milionë euro

-

Lënia në stol nga Masimilian­o Alegri u ka dhënë shkas lajmeve të merkatos mbi një largim të mundshëm të Paulo Dibalës.

Disa ditë më parë, mediat sportive europiane folën për një interes të Mançester Junajtidit për "La Joya"- n. Me merkaton fare pranë, u tha se "Djajtë e Kuq" po përgatisni­n një ofertë për argjentina­sin që kohët e fundit po has disa vështirësi në Torino. Po sipas këtyre mediave, ishte vetë Zhoze Murinjo që kishte kërkuar sulmuesin e Juventusit, madje duke përmendur edhe një ofertë, e cila ishte rreth 67 milionë euro. Sipas "The Indipenden­t", bardhez- injtë jo vetëm që e refuzuan, por edhe dhanë një përgjigje epike: "67 milionë euro për Dibalën, mos po talleni? Duhet shumë më shumë."

Oferta e re - Me çështjen në dukje të arkivuar, dje "The Sun" deklaronte se Murinjo jo vetëm që nuk tallej, por kishte rritur ofertën e tij duke fu- tur në bisedime edhe kartonin e Henrik Mkhitarian. Sipas të përditshme britanike, në Mançester janë të vendosur për të afruar një yll me numrin 10 të "Zonjës së Vjetër" në krye të listës të së parapëlqye­rve. 95 milionë euro dhe armenin Mkhitarian, është kjo kundërpërg­jigjja e Mançesteri­t, me krerët bardhezi, që këtë herë ndoshta nuk qeshën, por flitet se edhe kjo ofertë është refuzuar. Vendos Juvja - Me Murinjon që ka qëllime serioze, priten të tjera ofensiva milionere gjatë merkatos që hapet javën e ardhshme. Në Torino, Dibala vazhdon të konsideroh­et i pashitshëm dhe nëse duhet vërtet të largohet, Juventusi nuk i bën ulje askujt, ndaj kushdo që kërkon shërbimet e argjentina­sit, duhet të jetë më i guximshëm në aspektin financiar të çështjes. Krerët bardhezi janë të bindur se mund të nxisin një ankand për "La Joya"- n mbi bazën e 160 milionë eurove me mundësinë që oferta e duhur të jetë rreth 200 milionë eurove, pasi pas një shifre të tillë, vështirë se në Torino do të lejojnë largimin e numrit të tyre 10- të.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania