Panorama (Albania)

Toti: Juves ua kam zili trofetë, edhe Roma është për titull

-

Një tjetër çmim për karrierën e Françesko Totit. Dhe, me rastin e "Globe Soccer Awards", ish- kapiteni i Romës ka folur gjatë eventit që zhvillohet në Dubai. Në pritje për të marrë trofeun, legjenda verdhekuqe ka dhënë një intervistë për "Sky Sport", ku ka folur ( mes të tjerash) për titullin e për djalin, Kristian Toti, i cili gjatë orëve të kaluara ka marrë pjesë me fanellën e Romës dhe numrin 9 pas shpine në turneun ndërkombët­ar të moshave.

TITULLI - "Më në fund mund të marr pjesë në këtë mbrëmje dhe të tërheq çmimin, gjatë viteve të kaluara kam pasur gjithmonë angazhime si futbollist, ndërsa tani kam kaluar në zyrë ( qesh)". Toti flet si drejtues dhe pyetjes nëse Roma është për titull, i jep një përgjigje diplomatik­e: "Është një skuadër kandidate për të fituar, një nga tre apo katër ekipet që mund të luftojnë për titullin. Jemi konkurrues dhe të fortë, ky kampionat është ndryshe nga ai i kaluari."

JUVENTUS - Mes rivalëve për t'u mundur, qëndron gjithmonë Juventusi dhe Toti e konfirmon: "Zili? Është një fjalë që nuk më përket, por megjithatë, stadiumin në pronësi disi ua kam zili. Përveçse gjithë titujve që kanë fituar... Të fitosh në Romë, konfirmohe­t diçka më e vështirë se në qytetet e tjera. Një titull i yni vlen sa 10 të fituar në qytetet e tjera. Dibala? Nuk lëviz nga Torino, Juventusi është një klub elitar". De Rosi është shprehur se nuk e ndien mungesën e Totit sepse me të i fitonin më lehtë ndeshjet: "Ndoshta e ndien mungesën time në autobus gjatë udhëtimit sepse uleshim gjithmonë pranë ( qesh). Daniele është një kampion, më vjen keq që kemi fituar pak së bashku, por nuk isha vetëm unë që i jepja fitoret skuadrës".

MESI - Mes Mesit e Kristiano Ronaldos, Toti e ka bërë zgjedhjen e tij: "Përjashto faktin që do i doja të dy në skuadrën time, kam thënë se

preferoj Leon sepse i dua lojtarët me fantazi dhe sepse jemi më shumë miq". Shifrat e çmendura që kanë nisur të qarkullojn­ë në sistemin e futbollit, nuk i pëlqejnë: "Më duken shifra të tepruara, jashtë buxhetit të ndërmarrje­ve italiane. Do doja të mendohej më shumë për sektorin e të rinjve."

KRISTIANI - Dhe, meqë ra fjala te të rinjtë, i vogli Kristian ka debutuar me fanellën e Romës dhe numrin 9 ( të njëjtin që mbante Toti kur luante me moshat) në "Liga Promises", një turne prestigjio­z ndërkombët­ar: "Kur shoh djalin tim teksa luan, emocionohe­m, shoh tek ai veten time, por shpresoj që mos të më dëgjojë. Do jem krenar për të, edhe nëse do zgjedhë të bëjë diçka tjetër në jetë."

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania