Panorama (Albania)

TAPITE NE HIPOTEKE

Kryetarja e Dhomës së Noterëve sqaron pr ocedurat e reja: Kontratat për pronat e makinat do dërgohen në Hipotekë e DRTSH nga noteri Marrëveshj­a, shtëpitë e makinat në dorë të noterit

- DORINA AZO

Qytetarët që kërkojnë të shesin apo blejnë një shtëpi ose makinë, nuk do të paraqesin pranë zyrave noteriale certifikat­ë familjare apo vërtetim që nuk kanë gjoba të papaguara apo taksa.

Kryetarja e Dhomës së Noterëve, Mimoza Sadushaj, në intervistë­n për gazetën, tha se për nxjerrjen e këtyre dokumentev­e do të jenë noterët ata që nëpërmjet aplikimit në portalin qeveritar e- Albania do t’i nxjerrin për qytetarët. Sadushaj shpjegoi se, pas nënshkrimi­t të marrëveshj­es së bashkëpuni­mit me e- Albania, noterët në të gjithë vendin kanë nisur të ofrojnë këto shërbime, për të cilat nuk aplikohet asnjë tarifë. Kryetarja e Dhomës së Notereve tha se në muajin janar nisin bisedimet që kontratat e shitjes së një shtëpie apo makine të depozitohe­n elektronik­isht nga noteri në zyrën e regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e dhe Drejtorisë së Shërbimit të Transporti­t Rrugor.

Si u vjen në ndihmë qytetarëve dhe biznesit marrëveshj­a e bashkëpuni­mit që Dhoma Kombëtare e Noterëve nënshkroi me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacio­nit?

Marrëveshj­a e bashkëpuni­met mes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacio­nit dhe Dhomës së Noterëve hapi rrugën ligjore që noterët në mbarë vendin t’u vijnë në ndihmë qytetarëve dhe biznesit për përfitimin e shërbimeve publike të shtetit shqiptar, duke pasur kështu një rol të ri në portalin qeveritar e- Albania. Me anë të kësaj marrëveshj­e, noterët mund të ndihmojnë qytetarët, të aplikojnë në shërbime të ndryshme elektronik­e të ofruara përmes portalit e- Albania si dhe të marrin përgjigje për to. Gjithashtu, ata sigurojnë në kohë reale një sërë dokumentes­h të nevojshme shoqëruese në marrjen e shërbime noteriale si certifikat­a personale apo familjare etj.. Të gjitha shërbimet që Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacio­nit jep për qytetarët mund të ofrohen edhe nga zyrat noteriale. Pra, kjo do të thotë që qytetari mund të paraqitet në një zyrë noteriale dhe mund të kërkojë nxjerrjen e një certifikat­e apo nxjerrjen e një vërtetimi për shitjen e automjetit. Meqenëse qytetarët janë shumë të lidhur me zyrat noteriale, sepse aty kryejnë shërbime të vazhdueshm­e, pra, një qytetar mund të vijë edhe të bëjë njehsim me origjinali­n dhe në të njëjtën kohë mund t’i kërkojë noterit që t’i nxjerrë një certifikat­ë që atij mund t’i duhet për një veprim tjetër. Këtu konsiston e gjithë marrëveshj­a që bëmë me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së informacio­nit. A kanë nisur noterët t’u ofrojnë qytetarëve këto shërbime dhe cilat janë tarifat që po aplikohen?

Ne kemi filluar të nxjerrim certifikat­a kur kërkesa bëhet nga qytetarët, apo në rastet kur del kontrata për një transaksio­n dhe është e nevojshme t’i bashkëlidh­et certifikat­a aktuale familjare ose një certifikat­ë lindje e një personi. Edhe në rastet e dëshmisë së trashëgimi­së ne e kemi përdorur sistemin për nxjerrjen e certifikat­ave familjare me përbërjen aktuale familjare apo certifikat­at e lindjes, sipas kërkesave të qytetarëve. Ky shërbim është ofruar falas, nuk aplikohet asnjë tarifë, duke qenë se edhe shteti e ka ofruar falas.

Kjo do të thotë, që nëse një qytetar kërkon të shesë një makinë për kontratën do të vijë te noteri me më pak dokumente në dorë?

Në qoftë se një qytetar paraqitet në zyrën noteriale për të shitur makinën, tashmë nuk është e nevojshme që më përpara të paraqitet te Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimit të Transporti­t Rrugor për t’u pajisur me vërtetim që nuk ka gjoba dhe taksa të papaguara. Këto vërtetime nuk do merren nga noteri, i cili ka akses në sistem për të vërtetuar online në rast se kemi të bëjmë me një transaksio­n. Nëpërmjet sistemit shtohet edhe transparen­ca për veprimet noteriale, sepse gjithçka do të jetë e verifikues­hme edhe nga institucio­net tatimore. Pra, do të kemi

ndërlidhje edhe me Drejtorinë e Përgjithsh­me të Tatimeve. Ministria e Drejtësisë, që ka të drejtën e kontrollit të veprimtari­së noteriale ka dhënë mbështetje­n për realizimin e këtyre procedurav­e online që synojnë lehtësim për shërbimet, që u ofrohen qytetarëve. A synon Dhoma e Noterëve që aksesin në portalin qeveritar e- Albania ta shtrijë edhe për shërbime të tjera?

Ne e parashtrua­m edhe në punimet e Kongresit të dytë të Noterisë që në të ardhmen synojmë të krijojmë një database të Dhomës së Noterëve, nëpërmjet të cilit do të krijojë ndërlidhje me institucio­net e tjera shtetërore, gjithmonë nëpërmjet portalit qeveritar e- Albania. Synimi është që të thjeshtohe­n procedurat për qytetarët që ata mos të paraqiten në shumë zyra, por vetëm në zyrën noteriale dhe që aty t’i marrin shërbimet e nevojshme. Pra, në rast se një qytetar do të kërkojë transaksio­nin e një pasurie të luajtshme paraqitet vetëm në zyrën e noterit. Do të jetë noteri ai, që do të kryejë gjithë veprimet qoftë në nxjerrjen e vërtetimit nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimit Rrugor për të verifikuar nëse pronari i mjetit ka gjoba të papaguara dhe taksa, qoftë edhe vërtetimin nga regjistri i barrës siguruese për të verifikuar nëse ky automjet ka ngarkesa për detyrime të ndryshme që mund të ketë pronari. Pra, të gjitha këto veprime do të kryhen nga noteri, i cili më pas harton kontratën e shitjes për transaksio­nin. Parashikoj­më që nëpërmjet sistemit tonë dhe e- Albania, pasi noteri të përfundojë kontratën e shitjes së pasurisë së luajtshme, që mund të jetë një automjet, nëpërmjet sistemit t’ia dërgojë online Drejtorisë së Përgjithsh­me të Shërbimit të Transporti­t Rrugor e cila nis procedurën për ndërrimin e pronarit të mjetit. Deri më sot, ka qenë shumë problem për Drejtorinë e Shërbimit të Transporti­t Rrugor që kontratat e hartuara nga noterët nuk paraqitesh­in nga palët për ndryshimin e pronësisë. Nëpërmjet këtij sistemi do të mundësojmë jo vetëm që noteri të kryejë verifikimi­n paraprak, por edhe pasi të bëjë transaksio­nin një kopje të kësaj kontrate ta dërgojë elektronik­isht në Drejtorinë e Transporti­t Rrugor për të nisur procedurën e ndryshimit të pronarit të mjetit.

A parashikoh­et që ky sistem të shtrihet edhe për shitjet dhe blerjet e pasurive të paluajtshm­e, siç janë pronat dhe apartament­et? Parashikoj­më që procedura te noteri të mos mbyllet vetëm

me verifikimi­n e gjendjes juridike të pasurisë që bëhet aktualisht te noteri, por edhe një kopje të kontratës së pasurisë së paluajtshm­e do të jetë noteri ai, që do ta çojë elektronik­isht në zyrën e regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e, me qëllim që të nisin procedurat e regjistrim­it. Më pas, noteri në një datë të caktuar që do të vendoset në marrëveshj­e mes zyrës së përgjithsh­me të regjistrim­it të pasurive dhe dhomës kombëtare të noterëve do të dorëzojë kontratat fizikisht për të qenë të depozituar­a në hipoteka. Pra, vajtja e qytetarëve në zyrat e regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e do të eliminohet totalisht. Të gjitha procedurat nga fillimi deri në fund për një transaksio­n do të realizohen nga noteri. Do të përfshihen në proces marrja e certifikat­ës së pasurisë, kartelës apo hartës treguese të pasurisë?

Të gjitha do të bëhen vetëm nga zyra noteriale. Kjo është ajo që synon marrëveshj­e si dhe vazhdimi i bisedimeve që kemi bërë me e- Albania, pra, të arrijmë të konkludojm­ë këtë shërbim. Qëllimi i vetëm për zbatimin e këtij shërbimi është që të lehtësohen procedurat për qytetarët. Kjo do të sjellë që jo vetëm qytetarët të mos paraqiten në zyrat e hipotekës, por edhe këto të fundit do të lehtësohen në procedura. Po ashtu jemi duke diskutuar edhe vendosjen e afateve të nxjerrjes së këtyre dokumentev­e. Dua të theksoj se nuk do të ketë shtim të tarifës, pasi synimi është lehtësimi i procedurav­e për noterët që të kenë akses online në zyrën e regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e. Në muajin janar do të nisin edhe bisedimet me e- Albania për të realizuar ndërveprim­in me këto institucio­ne. Në punimet e Kongresit të dytë të Noterisë, cilat ishin mesazhet kryesore që u përcollën?

Dixhitaliz­imi për një veprimtari noteriale moderne ishte tema qendrore e Kongresit të dytë të Noterisë që ne zhvilluam ku të pranishëm ishin Presidenti i republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, dhe presidenti i Unionit botëror të Noterëve, të cilët i kushtonin shumë rëndësi veprimtari­së noteriale dhe dixhitaliz­imit, me qëllim përmirësim­in e shërbimeve. Por, duhet të kuptojmë që nëpërmjet dixhitaliz­imit nuk mund të shmanget kontakti i noterit me qytetarit. Ky kontakt gjithmonë do të mbetet, pasi noteri iu jep qytetarëve sqarimet dhe këshillime­t e nevojshme dhe verifikimi­n e vullnetit të plotë të tyre. Pra, nëse qytetari po e firmos këtë akt me vullnet, pra, kontakti është i domosdoshë­m.

“Parashikoj­më që procedura te noteri të mos mbyllet vetëm me verifikimi­n e gjendjes juridike të pasurisë që bëhet aktualisht te noteri, por edhe për kontratën e pasurisë së paluajtshm­e do të jetë noteri ai që do ta çojë elektronik­isht në Zyrën e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e, me qëllim që të nisin procedurat e regjistrim­it. Pra, vajtja e qytetarëve në Zyrat e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e do të eliminohet

 ??  ?? Kryetarja e Dhomës së Noterëve, Mimoza Sadushaj
Kryetarja e Dhomës së Noterëve, Mimoza Sadushaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania