Panorama (Albania)

Meta tregon pse i shkroi letër Trump për votën në OKB, Rama: Njësoj si heqje këpuce, absurde

PRESIDENTI SQARON QENDRIMIN E TIJ PER VOTEN E PAKONSULTU­AR, RAMA: META KA DALE NGA VETJA

-

Kryeminist­ri Rama e cilësoi surreale dhe absurde letrën që Presidenti Meta i nisi Presidenti­t të SHBA- ve, Donald Trump, për votën e Shqipërisë në OKB.

I ftuar në “Top Story”, me gazetarin Sokol Balla, kreu i Qeverisë tha se Shqipëria në OKB ka mbajtur të njëjtin qëndrim në lidhje me Jerusalemi­n si dhe në 2011- ën apo në 2012ën, një politikë konstante të jashtme. Rama u shpreh gjithashtu i keqardhur dhe nga veprimet e kryetares së LSI- së në seancën e fundit parlamenta­re kur goditi me çizme drejt kabinetit qeveritar. A ka ndikuar rasti Tahiri në mbështetje­n e qytetarëve ndaj maxhorancë­s qeverisëse?

Duhet pritur nëse është fajtor apo jo, por është hera e parë që një shumicë nuk merr në mbrojtje një nga figurat e veta kryesore të akuzuar dhe nën hetim. Përkundraz­i, i drejtohet opinionit dhe i thotë individit në fjalë që deri kur të provojë para Gjykatës me fakte në dorë se është ai, që thotë se nuk është me ne. Kjo është diçka që njerëzit, besoj, e kuptojnë shumë mirë se këtu kanë qenë. Bazuar në anketimin e muajit tetor dhe nëntor, edhe sot PS merr 78 deputetë. Këto i di Lulzimi, se edhe ai bën sondazhet e tij dhe këto i di edhe Ilir Meta.

Shohim dhe pamjet e zonjës Kryemadhi në Kuvend ditën e zgjedhjes së Kryeprokur­ores. Çfarë dini ju që e dinë ata, mund të na e thoni?

Unë e kam shumë të qartë pse këta i kundërvihe­n Reformës në Drejtësi, pse këta heqin dhe këpucët dhe gjuajnë me këpucë duke tejkaluar kufijtë e fantazisë, por se deri ku mund të ulet niveli i shembullit publik të politikanë­ve. Unë e kam shumë të qartë. Po si unë e kanë të qartë dhe populli e di pse ata e bëjnë këtë.

Dilni në rrugë dhe pyesni njerëzit dhe ua thonë njerëzit. Është e vërtetë se këtu asnjë politikan nuk ka paguar çmimin e akteve të tradhtisë ndaj njerëzve, në formën e grabitjes. Unë e di që këtu do paguajnë politikanë­t. Se koha është e tillë, se nuk e lejon më inercinë e këtyre viteve, se të gjithë jemi njësoj, jemi zullumqarë dhe të gjithë u bëjmë njerëzve moral. Jo, nuk jemi të gjithë njësoj. Këtu do ndahet, kush është për njerëzit dhe kush është për atë pjesë të izoluar të njerëzve, që duhet të paguajnë. Duket si një reagim ndaj deklaratës së zonjës Kryemadhi që kujtoi dhe Avni Rustemin?

Nuk është problemi im. Është keqardhje që njerëzit e marrin seriozisht Monikën, unë nuk e marr seriozisht Monikën, por heqja e këpucëve dhe gjuajtja me këpucë janë një gjest madhështor i bërë për t’iu treguar të gjithëve se çfarë në fakt është motivimi i madh opozitar kundër Reformës në Drejtësi. LSI e ka votuar Reformën në Drejtësi...

Të gjithë e kanë votuar, sepse i kishin këmbët në një këpucë prandaj gjuajnë me këpucë tani, sepse koha ecën më shpejt dhe rezultatet nuk do vonojnë. Kjo shfaqje tregoi se sa të jeni ju Kryeminist­ër, nuk do të bëheni më bashkë me LSI? Koha tregoi se LSI nuk është as e majtë dhe as e djathtë. Por çfarë është?

LSI është këpucë që vishet sipas stinës. Natyrisht që dua të them me këtë rast se unë nuk hyj tek ata që koalicioni­n me LSI në katër vitet e kaluara i harroj, apo aq më keq i anatemoj. Ka pasur probleme, por janë bërë gjëra shumë të mira. Dhe më vjen keq që LSI të mbyllte njëherë e mirë dyqanin e këpucëve të stinës dhe të hynte njëherë e mirë në atë që do të duhet të ishte filozofia e një të majte të bashkuar në Shqipëri, preferoi të mbante dyqanin hapur dhe tani gjuan me këpucë nga dyqani i hapur. Si e vlerësoni letrën e Ilir Metës dërguar Presidenti­t

Trump për votën e Shqipërisë për Jerusalemi­n në OKB?

E thashë se Ilir Meta është politikan. Por në rastin e asaj letre, realisht, jam habitur, sepse unë e njoh shumë mirë Ilir Metën dhe nuk më ka habitur thirrja për kapjen e armëve në momentin e daljes nga vetja, sepse ka gjithmonë një moment kur Ilir Meta del nga vetja në mënyrë sistematik­e në faza të ndryshme të kohës. Por më ka habitur në këtë rast se si një njeri me eksperienc­ën dhe me sensin e përgjegjës­isë që ai ka, sepse ai ka sens përgjegjës­ie, të mund të bëjë një akt kaq qesharak për institucio­nin e Presidenti­t të Republikës për shtetin, është e pabesueshm­e. Shumë thonë që është e pabesueshm­e që Shqipëria mbajti një qëndrim kundër aleatit, SHBA?

Do të ishte e pabesueshm­e nëse ne do kishim mbajtur një qëndrim kundër SHBA- ve. Shqipëria ka mbajtur thjesht një qëndrim koherent me të gjitha qëndrimet e mbajtura qysh se me të drejtë, jo nga ne, por nga Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha kur ishin në qeveri është vendosur që qëndrimet në atë instancë të jetë në një linjë me BE. Shqipëria thjesht ka mbaj-

tur të njëjtat qëndrime dhe në këtë rast, me rezolutë, me një tekst shumë herë më soft sesa rezolutat e miratuara në një linjë me BE- në me votën e Shqipërisë dhe me një ndryshim diametrali­sht të kundërt me SHBA- të. Asnjëherë, atëherë nuk na ka shkuar në mendje se Shqipëria ka votuar kundër SHBAve. Letra e Ilir Metës është njësoj si një heqje këpuce, po në këtë rast me letër. Nuk e besoj dot që e ka bërë Ilir Meta. Edhe Ilir Meta i dalë nga vetja më duket shumë kjo. Asnjëherë kur ishim në opozitë nuk shaja Sali Berishën siç shahemi këtu brenda. Pra, nuk përktheja në anglisht ato që themi këtu brenda. Po thoni se letra e Ilir Metës dëmtoi interesat e vendit?

Jo, është më shumë se kaq, është absurde, është surreale. Nuk e imagjinoj dot një kryetar shteti, asnjë shteti të madh apo të vogël që t’i shkruajë letër kryetarit të shtetit tjetër për t’i thënë se shiko se këta nuk më pyetën mua...

Rezolutat e 2011- ës dhe ajo tani, le të themi, se kanë qenë rezoluta të sponsorizu­ara nga Presidenti turk Erdogan dhe, të paktën, mesa flitet Sali Berisha në 2011- ën ndryshoi një qëndrim që duhej të mbante, pra, votoi kundër saj, sepse ia kishin kërkuar SHBA- të dhe kjo është arsyeja e një ftohjeje të tij me Presidenti­n Erdogan. Edhe ju në vendimin që keni marrë, jeni ndikuar nga Presidenti Erdogan?

Unë mund ta them me plot gojë që kam po kaq mik dhe Presidenti­n francez dhe pse nuk themi se ishte hija e Francës, apo e Britanisë së Madhe, apo Japonisë?! Po këta i hapën luftë Amerikës?! Në asnjë nga këto vende nuk është hapur debat vota në OKB. Unë besoj se Shqipëria duhet të jetë shtet serioz dhe duhet të sillet si i tillë. Nëse ne po përpiqemi të bëjmë një shtet serioz brenda vendit, në politikën e jashtme ne jemi sjellë si shtet serioz. Këtu fus dhe qëndrimet tona të mëparshme, kanë qenë qëndrime të një shteti serioz që ka marrë qëndrime të mirëkuptua­ra dhe nga partnerët tanë amerikanë, që qëndrimet e veta në Asamblenë e OKB- së të jenë të njësuara me ato të BE- së. Nisur nga fjala e ambasadore­s së SHBA- ve në OKB, i druheni sanksionev­e të SHBA- ve ndaj nesh?

Absolutish­t jo. Sepse unë kam shumë respekt për Uashington­in dhe SHBA- të dhe për këtë arsye habitem se si politikanë si Ilir Meta, që ka një jetë në politikë, sepse Saliun nuk e fus në këtë kategori, sepse ai synon vetëm të gënjejë sa më shumë. Por dhe Lulzim Bashën që ka qenë ministër i Jashtëm, të mund të imagjinojë që Uashington­i funksionon si komshiu në lagje, që merret me thashethem­e.

A mund të kemi një parashikim për vitin 2018, pasi Lulzim Basha, pak ditë më parë, u shpreh se druhet se Shqipëria mund të hapë negociatat këtë vit.

Për fat të keq, Lulzim Basha, por edhe Monika Kryemadhi po punojnë çdo ditë që të mos hapen negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian. Por, pavarësish­t kësaj, jam i bindur se Brukseli do të flasë drejt dhe do të hapë negociatat me vendin tonë, në 2018- ën.

LSI është këpucë që vishet sipas stinës. Natyrisht që dua të them me këtë rast, se unë nuk hyj tek ata që koalicioni­n me LSI në katër vitet e kaluara i harroj apo aq më keq i anatemoj. Ka pasur probleme, por janë bërë gjëra shumë të mira. Dhe më vjen keq që LSI të mbyllte njëherë e mirë dyqanin e këpucëve të stinës dhe të hynte njëherë e mirë në atë, që do të duhet të ishte filozofia e një të majte të bashkuar në Shqipëri, preferoi të mbante dyqanin hapur dhe tani gjuan me këpucë nga dyqani i hapur.

 ??  ??
 ??  ?? KRYEMINIST­RI RAMA DHE PRESIDENTI META
KRYEMINIST­RI RAMA DHE PRESIDENTI META
 ??  ?? Edi Rama gjatë intervistë­s
Edi Rama gjatë intervistë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania