Panorama (Albania)

Anaid Kaloti mes dy femrave, lidhje mediatike me Sara Kolamin dhe tjetër histori të fshehtë me një brune

-

Fituesi i “Big Brother 6”, pas diplomimit për gazetari, sa i takon karrierës, lundron mes politikës, televizion­it dhe menaxhimit. Por Anaid Kaloti është një nga personazhe­t më karizmatik­ë, që komentohet vazhdimish­t për histori me vajza të bukura të ekranit. Para pak ditësh doli lajmi se ai ka pak kohë i lidhur me prezantues­en e re Sara Kolami, me të cilën ishte parë tek shkëmbente puthje e përkëdhelj­e në një nga club- et e njohura të Tiranës. Ish- partnerja e Kelvi Kadillit në “In Tv”, e cila bashkëpuno­n me stilistin e njohur Niko Komani në emisionin e saj, nuk e ka mohuar lajmin duke u shprehur për ndonjë media se thjesht nuk ka asnjë koment për të bërë. Po ashtu edhe Anaidi nga ana e tij nuk e ka mohuar, ndërkohë që ka bërë përshtypje fakti, që ai direkt pas këtyre lajmeve postoi në “Instagrami­n” e tij foto me një vajzë tjetër brune, shumë simpatike që ai e quan Lacerta. Ndërkohë, që të gjitha portalet zienin për lidhjen, që nuk pritej mes tij dhe Sarës, ai del hapur me një vajzë tjetër, që nuk është e njohur në publik. E pas kësaj, ndjekësit e kanë komentuar Anaidin si djalin mes dy femrave. Nuk dihet nëse postimin në fjalë e bëri për të humbur gjurmët me Sarën, apo nëse Lacerta është një histori e fshehtë e tij dhe ishte vetë vajza, që i imponoi të postonte foton, pas boom- it me Sarën. I pyetur nga “Panorama” ai nuk e mohoi lidhjen me Sarën, por as e pohoi duke lënë të kuptohet se në jetën e tij po luhet një telenovelë, që fundi nuk i dihet. Aktualisht, Anaidi është shumë i suksesshëm në organizimi­n e eventeve në jetën e natës, duke sjellë risi dhe ide vërtet të veçanta. Mesa duket angazhimet në këto lloj pune e kanë bërë të ketë më shumë kontakte me vajzat e bukura të njohura dhe të panjohura qofshin.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania