Panorama (Albania)

"Little Albania" në Nju- Jork

- AIDA CAMA* * D. W.

Nju Jorku është stacioni i parë i emigrantëv­e shqiptarë që vijnë nga Europa në Amerikë. Një pjesë e tyre qëndrojnë në këtë epiqendër zhvillimi në bregun lindor të kontinenti­t, shumë të hapur për të sapoardhur­it. Pjesa tjetër vazhdon rrugën më tej për të shkuar në thellësi të Amerikës. Nga dyqind mijë shqiptarë që kanë imigruar në Amerikë pas viteve ' 90, një e katërta ka qëndruar në Nju Jork. Këta shqiptaro- amerikanë jetojnë në enklava shqiptare nëpër lagjet në Bronx, Staten Island, Queens, Brooklyn, të ngritura sipas zonave prej nga kanë ardhur nga Ballkani.

"LITTLE ALBANIA"

Dy të tretat e emigrantëv­e shqiptarë të Nju Jorkut janë përqendrua­r në Bronx, ku kanë krijuar "Little Albania" në zonën e Pelham Parkway- it, Morris Parkut dhe Belmontes.

Vala e parë e imigrantëv­e shqiptarë ka ardhur në Bronx në fund të viteve gjashtëdhj­etë dhe fillim të viteve ' 70. Ata u zunë vendin familjeve italiane dhe irlandeze, që ikën nga qyteti për një jetë më të qetë në periferi. Zona është kthyer tashmë në një nga komunitete­t më popullore shqiptare të Amerikës.

Kur vijnë këtu imigrantët shqiptarë, fillojnë punë të çfarëdoshm­e, në ndërtim, restorante, dyqane, pastrim, administri­m ndërtesash, shërbim ndaj të moshuarve. Ata që arrijnë një mirëqenie, ecin në gjurmët e grupeve të tjera imigrante. Disa prej tyre kanë ndjekur biznesin me pasuritë e patundshme. Ata kanë blerë ndërtesa banimi gjatë krizës së vitit 1973, kur çmimet e pasurive të patundshme në Bronx ranë shumë, por edhe më vonë.

Një e treta e ndërtesave me apartament­e në këtë pjesë të Bronxit janë të shqiptarëv­e. Me kalimin e kohës, zonat u zhvilluan, kriminalit­eti ra dhe lagjet e Bronxit janë kthyer në qendra komforte për familjarët. Familjet që kanë sukses, ndikojnë në zhvillimin e zonës. Por, ashtu siç kanë bërë emigrantët e etnive të tjera, edhe shqiptarët e suksesshëm largohen nga Bronxi për të shkuar në zona më të pasura, më të qeta dhe me prosperite­t më të lartë. Bronxi mbetet gjithnjë stacioni i parë i emigracion­it, kur emigrantët kanë shumë nevojë për njëri- tjetrin për fillimin e jetës në vendin e ri.

ARSIMIMI I FËMIJËVE, PRIORITET

Ndihma që i japin njëri- tjetrit emigrantët, është shumë e rëndësishm­e, sidomos mes shqiptarëv­e, ku mungojnë organizata­t e institucio­nalizua ranë përfaqësim­in e interesave. Punësimi, banimi, këmbimi i informacio­neve, bëhet ende në bazë të lidhjeve familjare dhe shoqërore, shpesh në kafene. Pjesa më e madhe e shoqatave dhe e organizata­ve merren me kulturë folklorike, si ajo e dasmave dhe mexhliseve. Interesimi më i madh i grupit shqiptar të emigrantëv­e vazhdon të mbetet prosperite­ti ekonomik.

Me sigurimin e punës dhe banimit, arsimimi i fëmijëve mbetet një nga prioritete­t e prindërve shqiptarë. Pjesa më e madhe e fëmijëve ndjekin shkollat publike, ku mësimi është falas, kurse në gjuhën shqipe, ofrohen pak. Interesimi më i madh mbetet tek integrimi në shoqërinë amerikane. Por, shoqëria amerikane shihet shumë e kufizuar. Në familjet shqiptare, asimilimi ndaj normave kulturore dhe sociale të shoqërisë amerikane është i lejuar. Ky asimilim shkon deri te përshtatja ndaj obsesionit amerikan ndaj racave. Afinitetet­in më të madh imigrantët shqiptarë në Nju Jork e kanë me imigrantët që kanë ardhur nga vendet fqinje italianë, grekë, boshnjakë. Përzierja shqiptare me racat e tjera mbetet e dëshiruar vetëm brenda "white". Por, kjo nuk e pengon brezin e ri, sidomos të lindurit në Amerikë, që të ndjekë rrugën e vet të amerikaniz­imit. Këtë e sheh për shembull te rapistat shqiptarë të Nju Jork, produkti mbase më i suksesshëm i shqiptarëv­e të Amerikës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania