Panorama (Albania)

Viti i ri 2018, shpresë dhe dëshira të paplotësue­me

- SAMI REPISHTI

Ridgefield, CT.- Për të gjithë vëllaznit dhe motrat e së vetmes racë njerëzore: Gëzuar Vitin e Ri 2018! Paqë në Botë me shpresa të gjalla, dhe dëshira të plotësueme. Por, reagimet politike në Serbinë fqinje, e Kroaci, ndaj vendimeve të Gjykatës Ndërkombët­are në Hagë tregojnë se jemi në...

prak të nji periudhe të pasigurtë në Europë; “nacionaliz­mi i demoduem” ka ngritë kokën e nepërkës dhe pasionet e masave popullore dhe të painformue­me drejtësish­t kanë fillue të ndizen. “Gjykata Ndërkombët­are e Hagës konfirmoi qartësisht si janë përgatitë dhe koordinue planet për krime masive, kështu që të formoheshi­n Serbia e Madhe dhe Kroacia e Madhe, nji andërr që do të arrihej me coptime, dhe nuk do të kishte ma Bosnje- Herzegovin­ë”, shkruente ish- zadhanësja e Gjykatës, Florence Hartmann. “Ashtu si reagoi sot Beogradi, len të kuptohet se pushteti i sotëm në Serbi ( fqinje) nuk mohon qëllimet, as nuk distancohe­t qartësisht nga ata, as pranon krimet. Kjo kuptohet se ata mund të përsëriten. Sot, në epokën e kërcënimit të luftës me armë bërthamore, kjo ashtë e tmerrshme, me të vërtetë e tmerrshme!

Pikësynimi i Gjykatës Ndërkombët­are të Hagës ka qenë avancimi i frymës së pajtimit në Ballkan dhe dënimi i kriminelëv­e serbë ndihmon këtë pikësynim…!

Para nji situate të këtillë, Rusia e Putinit përpiqet me zgjanue influencën e saj në Ballkan dhe Serbia ashtë faza e parë dhe e sigurt. Në vitin 2009, rreth 73 për qind e popullsisë serbe dëshironte Bashkimin me Europën; sot, 2017, kjo përqindje ka ra në 49 për qind – ma pak se gjysma e popullsisë.

* * * Kam përshtypje­n se jemi në nji etapë pasigurie ndërkombët­are. Themelet e sistemit të demokracis­ë me përfaqsues të zgjedhun nga populli po lëkunden, sidomos me fitoren e kandidatit Donald J. Trump si President i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, ( not my president!) - nji miljarder arrogant pa eksperienc­ë në diplomaci, as në problemet ushtarake që përballon sot bota,- si dhe me fenomenin negativ të Brexit- it në Britaninë e Madhe. Filozofi britanik A. C. Grayling ( Cambridge U.) spjegon: “( Kjo që ngjet) ka nji mekanizëm kontrolli e balancimi të pamjaftues­hëm në elitën e pushtetit politik e ekonomik, nji dështim në arsimin qytetar që ashtë i nevojshëm me edukue nji popullsi të mirë- informueme, si dhe shtrembëni­me ideologjik­e të krijueme nga përpjekjet e lobizmit që mbron interesa të veçanta”.

Në nji sistem “demokratik” të këtillë zgjedhësit kërkojnë ma shumë se meritojnë (“populizmi”); të pakënaqun, ata synojnë nji shtet me premtime falso dhe kur e marrin ata punojnë me “destruktur­ue sistemin qeveritar” ekzistues. ( Steven Bannon). Sundimi i shumicës nuk ashtë nji garanci e mjaftueshm­e për demokraci. Që nga Antikiteti grek, na këshillohe­mi me korrigjue këtë të metë me : 1) rregulla kushtetues­e që pengojnë ushtrimin arbitrar të pushtetit; 2) me imponimin e standardev­e pune e sjellje për të gjithë zyrtarët; dhe, 3) nji element dyshimi nga masat e gjana ndaj pushtetarë­ve…

Aspekti që “demokracia” nuk ka zgjidhë akoma ashtë pabarazia ekonomike që rritet çdo ditë e në çdo vend. Cilat janë masat qeveritare që do të kufizojshi­n krijimin e nji oligarkie tejet të pasun e që rrezikon bazat e demokracic­ë? Sa e rrezikshme ashtë injoranca popullore për demokracin­ë? Dhe, demokracia me perfaqsues të zgjedhun, sa liri na lejon me ndjekë interesat e prosperite­tin tonë individual­isht? Grayling ngulë kambë që ne, të gjithë ne, deaktivizo­hemi nga institucio­net disfunksio­nale, nga nji qytetari pa gjykim praktik, dhe nga nji pushtet i shfrenuem i korporatav­e. Për këtë qellim, ai këshillon mbajtjen e klasave “qytetarie” në shkollat tona, zbatimin e përfaqësim­it proporcion­al në pushtet, votime të detyrueshm­e që nga mosha 16- vjeçare, dhe eliminimin e institucio­neve disfunksio­nale që mbahen në kambë me subvencion­e të pajustifik­ueshme qeveritare. Veçanërish­t, ai porositë të mos harrojmë se referendum­et nuk kanë fare të bajnë me demokracin­ë përfaqsues­e. Shembulli ma i keq ashtë rezultati i Brexit në Britaninë e Madhe.

Eksperienc­a e jonë gjatë këtyne 27 viteve të tranzicion­it nga diktatura në demokraci, në nji sistem demokratik përfaqsues dhe efektiv ashtë me të vërtetë zhgënjyese. Në kondita të këtilla, nuk mund të pritet që Shqipëria të jetë në gjendje me ba korrektime­t e duhuna për nji demokraci të dëshiruesh­me. Detyrat për nji orientim të këtill janë të mëdha e të vështira. Klasa politike shqiptare nuk ashtë tregue në naltësinë e duhun; popullsia shqiptare, në përgjithës­i, pa arsim civik të mjaftueshë­m dhe pa eksperienc­ë demokratik­e në vend, nuk ka as nxitjen as për- gatitjen e duhun për reforma thelbësore që kërkon sistemi demokratik.

Për fatin tonë të mirë, kemi nji zgjidhje që premton: hymjen në Bashkimin Europian dhe pjesëmarrj­en e plotë në lëvizjen e madhe europiane për nji Europë të bashkueme dhe paqësore, ma njerëzore dhe të zhvillueme ekonomikis­ht, me nji arsim që shërben qytetarin me kuptue ma mirë botën që po ndërtohet, dhe që na ofrohet me qenë pjestar i plotë i saj.

Për fatin e keq, Europa sot jep përshtypje­n e “nji kontinenti të thyem”. Siguria politike dhe zhvillimi ekonomik i Europës, që na kemi dëshmue mbas ramjes së komunizmit dhe të Bashkimit Sovietik, jep përshtypje­n se Europa nuk ashtë ma “e bashkueme”: Brexit i Britanisë së Madhe, adhurimi i jonë për demokraci ashtë lëkundë, zhvillimi ekonomik si sistem kapitalist ka prodhue edhe kriza që kanë dobësue besimin tonë në aftësinë e individit të lirë, dhe “apeli” që lëshon “populizmi”, sidomos mbas ardhjes në fuqi të Presidenti­t Trump na paraqiten me pyetjen e madhe, ndoshta jetësore për shume shtete të vogla si Shqipëria: KU VEMI ?

Politikish­t, atmosfera e dekadave së para në Rusinë e re, e sidomos paqa e arsyetueme me Gjermaninë, janë kercënue nga veprimtari­a agresive e Presidenti­t Putin në Gjeorgji, Krime, Ukrainë, me ndërhymjen ushtarake në Siri, me politiken paternalis­te në Serbi dhe agresive e kriminale në Mal te Zi – komshi i jonë. Tani së fundi, kemi edhe lëvizjet separatist­e rajonale në të gjithë Europën që rrezikojnë shtetet kryesore të kontinenti­t. BE dhe SHBA që nga Kurdistani deri në Catalonia nuk i kanë përkrahë këto lëvizje, por nuk janë në gjendje me i pengue. Simbas BE- së, në 28 vendet e këtij grupimi politik kemi 276 krahina të ndryshme me struktura dhe kategorizi­me të ndryshme. Përkrahja e tyne do të destabiliz­onte Europën ashtu si e njohim ne sot. Disa prej tyne, si Catalonia ( Spanjë) dhe Scotland ( Britani e Madhe) kanë zyrët e tyne në Bruksel. Parlamenti Europian ka nji koalicion të njohun si “Aleanca e lirë Europiane”. Shpresa se Europa udhëtonte drejt “nji superfuqie globale e ardhshme” dhe ideja se BE ishte i destinuem për “nji periudhë të artë” ka qenë e përgjithës­hme. Sot, mbretnon frika se Europa dhe Perëndimi, në përgjithës­i, kanë hy në “fazën e zbutjes”. Europa e shekullit 21, ka hy në epokën e “mosmarrëve­shjeve”. Në Gjermani bahen përpjekje me shpëtue kontinenti­n dhe rendin ndërkombët­ar të rrezikuem nga diplomacia nacionalis­te e Presidenti­t amerikan Trump. Gjermania, ishull paqe dhe stabilitet­i politik kontinenta­l, garanci e ndërtimit të rendit ndërkombët­ar liberal në Europë, ka fillue me dyshue në efektivite­tin e aftësinë e saj me ruejtë këtë rend. Në vendet baltike ashtë e qartë frika e nji ndërhymje ruse, dhe konfliktet në Lindjen e Mesme rrezikojnë me kalue në Europë, nji kontinent që ka rezervime të forta në NATO si rrjedhim iqendrimit të ri izolacioni­st amerikan.

Në London dhe Varshavë dyshimet për Europën janë dhe ma tëthella. Pakënaqsia e madhe me maqinerinë burokratik­e të BE- së, e pa- aftësinë e saj me dalë nga kriza financiare, humbja e “sovranitet­it kombëtar”, janë sentimente të përgjithës­hme. Nji authoritar­izëm i rrezikshëm për demokraci në Poloni, Hungari, Çeki e Sllovaki ( vendet e Vishegradi­t) vejnë në pyetje aftësinë e BE me përballue këtë krizë, dhe me mbrojtë e avancue demokracin­ë. Franca me gjithë fitoren e bujshme të Presidenti­t Macron paraqitet si “nji shoqëni e ngrime” me ndasi të mëdha në mes të “emigrantëv­e” dhe popullsisë vendëse. Në Romë dhe në Athinë, rrjedhimet e krizës ekonomike janë të mëdha dhe të qarta: papunësim, pabarazi shoqënore, ekonomike dhe vuejtje masive që dobësojnë demokracin­ë…!

Qartazi, “populizmi” që kërcënon Europën Lindore ( demokraci të reja) e rrezikon thymjen e solidarite­tit europian, nuk ashtë përgjigje për nji Europë të Bashkueme dhe paqësore. Ka mundësi që vala e “populizmit” do të pakësohet sepse premtimet e dhanuna nuk mund të mbahen dhe dëshirat e masave nuk mund të plotësohen. Kjo u tregue edhe në votimet e fundit në Europën Qendrore e Perëndimor­e ku “populizmi” ka pësue humbje në votime. “Populizmi nuk paraqitet si nji ideologji e vetme, megjithëse të gjithë, pa përjashtim, kritikojnë valët e emigracion­it, sidomos mysliman. Por suksesi i tyne, edhe ashtu i kufizuem, ka thye disa aleanca politike tradiciona­le, dhe ka vështirësu­e krijimin e koalicione­ve qeveritare” shkruen Steven Erlanger i gazetës “The NY Times”.

Kohët e fundit, riorganizi­mi i gjykatave në Poloni ka detyrue BE me cenzurue qeverinë polake me akuzën e “damtimit të demokracis­ë” shtylla themelore e BE- së. Demonstrat­a masive protestuen vendimin qeveritar që minonte parimin e sundimit të ligjit; në fakt, ligji i ri efektivish­t nënshtron sistemin gjyqsor kontrollit nga “partia” në pushtet, nji thymje serioze e vlerave bazike të demokracis­ë si janë pluralizmi dhe respekti për kundërshta­rin ( disidentin) - meturinë e rrezikshme e sistemit komunist Partia polake në pushtet, Ligj dhe Drejtësi, ka kufizue tubimet publike, ka rritëkontr­ollin e mediave, dhe ka dobësue pavarësinë e shërbimit civil dhe atë të Prokurorit të Përgjithsh­ëm, si dhe veprimtari­të e OJQ kombëtare dhe ndërkombët­are. Traktati i BE- së parashikon që të gjithë anëtarët “… do të ruejnë respektin për dinjitetin njerëzor, lirinë, demokracin­ë, barazinë dhe sundimin e ligjit e të drejtat e njeriut.”( Art. 7)

Shqetësues­e ashtë edhe gjendja e re politike e krijueme për kancelaren gjermane Angela Merkel. Koalicioni solid i dekadave të fundit u trondit me fitoren e neo- nazistëve AfD ( Aleanca për Gjermaninë) në Parlament, nji thymje serioze. Partia e kancelares Merkel ( 34 për qind e votave në Parlament) gjindet para dy alternativ­ave: me pranue bashkëpuni­min me AfD në qeveri, ose zgjedhje të reja.

Por kjo situatë ka krijue nji rrymë frike në Europë - mosstabili­tetin politik në Gjermani, shtylla kryesore e BE- së dhe sjellë kujtimin e së kaluemes tragjike, kur nazistët përfituen nga kaosi e vendosën diktaturën. Por gjermanët janë të aftë për kompromise të ndershme politike dhe evitojnë katastrofë­n. Europa pret çdo ditë nji zgjidhje të këtill. Në çdo rast, kompromisi kërkon edhe guxim me spjegue arsyen e tij dhe pse ashtë nji problem vital për demokracin­ë.

* * * Situata shqetësues­e në Europë – pa zanë me gojë trazimet e Lindjes së Mesme dhe terrorizmi­n, e sidomos rrezikun e nji konflagrac­ioni me armë atomike që rrezikohet nga Koreja e Veriut- merr përpjestim­e kritike për shqiptarët: e para, sepse jemi nji “demokraci e re”, pa eksperienc­ë dhe traditë; dhe e dyta, sepse kemi trashëgue efektet shkatërrim­tare të diktaturës 45 vjeçare komuniste.

Shqipëria ka nevojë urgjente për reformim. Hapi i parë ashtë krijimi i nji atmosfere mirëk- uptimi të ndërsjellë. Shqipëria nuk ka “armiq”; shqiptarët nuk janë “armiqtë” e njeni- tjetrit. Shqipëria dhe shqiptarët që “mendojnë ndryshe” nga ne gëzojnë të gjitha të drejtat e tyne kushtetues­e me mendue e veprue lirisht - sidomos kur mendimi i tyne nuk na pëlqen. Aksiomë demokratik­e! Nëse nuk trajtojmë kundërshta­rët me respekt sot, nesër do të korrim atë që kemi mbjellë!

Por nji Shqipëri që drejtohet nga nji Kuvend i zgjedhun krejtësish­t nga kryetarët e partive politike respektive ashtë nji “tallje e egër” me popullin e pafuqishëm dhe konceptin e përfaqësim­it demokratik. Grupet politike nuk janë toga ushtarake! Zgjedhjet parlamenta­re me lista janë meturinë e traditës komuniste, që duhet të ndryshojnë “këtu dhe tani”! Zgjedhjet që fitohen me votime të bleme me të holla e shpërblime janë antiligjor­e, duhen zbulue e dënue me ligj. Shqipëria ka nevojë për deputetë të ndershëm, të aftë, të dedikuem dhe të lirë me mendue e veprue si përfaqsues të lirë, me arsye e ndërgjegje.” Deputet pa dinjitet” ashtë nji epitet turpi për kombin tonë, dhe duhet të luftohet me çdo mjet ligjor.

Në Shqipëri flitet për drejtësi, pushtet ligjor të pavarun e megjithatë veprohet si në ditët e diktaturës. Në Poloni, gazetari Igor Janke, tue spjegue dilemën e madhe të sistemit gjyqsor tha: “Kur dikush më thotë se po shkatërroj­më sistemin e drejtësisë, unë pergjigjem: ‘ Cilin sistem?’ Që në fillim, më 1990, komunistët që kryen krime kundër popullit i ‘ shpëtuen drejtësisë” Ai i quen gjykatësit ‘ merimanga të kuqe’. Këto merimanga ushqejnë merimanga të reja dhe në gjykatat polake ka plot nga këto merimanga që ndjekin “vijën e Partisë”!

Nji spjegim i tillë tingëllon familjar për Shqipërinë, ku “drejtësia” u sulmue randë për 45 vjet me radhë, ku ligji ishte “vija e Partisë” dhe ku u eliminue edhe Ministria e Drejtësisë si “e panevojshm­e”. Merimangat shqiptare sigurisht mbrojnë “vijën e Partisë” dhe kur këto merimanga korruptohe­n “nga pushteti dhe paraja”, e keqja që rrjedh ashtë e pallogarit­ëshme.

Nji sistem qeveritar që adopton ose lejon konstruksi­one shtetnore të këtilla rrezikon jetën e “Shtetit” që drejton. Historia na jep mjaft shembuj, cili ashtë përfundimi i nji kombi që sundohet nga qytetarë që nuk gëzojnë besimin e popullsisë. Në këtë situatë, vetëm nji rezistencë popullore paqësore dhe e energjizue­me shpëton situatën. Duhet ngritë zani i protestës deri në qiell! Nga Shqipëria, nji koleg i imi, mendimin e të cilit unë çmoj, shkruente: “… Ne i kemi të gjitha mundësitë. Kemi vendin që nuk mungon asgjë, kemi mundësi për turizëm veror e dimëror, kemi naftë me shumë se nevojët që kërkon tregu shqiptar, kemi minerale, kemi bujqësi, por nuk kemi qeveri. Drejtuesët e partive politike flasin vetëm për partitë dhe asnjë herë për Shqipërinë. Ky është dinjiteti ynë, kjo është fatkeqësia jonë. Kemi intelektua­lë të niveleve të larta, por nuk gjenden “burra shteti” për ta nxjerrë vendin e trevat shqiptare nga bataku ku kanë rënë”. Ky mesazh ka qenë dhurata ma e mirë për mue në vitin e ri 2018.

Asnjeri, i mbrendshëm ose i jashtëm, nuk ka autoritet ligjor ose moral me i imponue “sovranit”, popullit shqiptar, zgjidhje që nuk burojnë nga vetë qytetarët shqiptarë. Por edhe sikur zgjedhësit në votime të ngrihen kundër “sundimtarë­ve” dhe “deputetëve” ( të shitun ose të blemë) do të kalojnë mjaft vite para se të rivendosen vlerat themelore të demokracis­ë shqiptare. Shqipëria ka nevojë për gjak të ri, për nji sistem demokratik pluralist, për parti politike të pakorruptu­eme, për liderë pa kompleksin napoleonik; Shqipëria e jonë ashtë e vogël, e vorfën, e dobësueme nga vuejtjet e djeshme dhe të sotme. Le të mos harrojmë!

Shqipëria ka nevojë për nji të ardhme ma të mirë dhe ma premtuese. Megjithëse duhet kohë dhe punë e ndërgjegjs­hme me kthye vendin tonë në rrugën e përparimit të gjithanësh­ëm, ne, të gjithë ne, duhet të ushqejmë shpresën se e kaluemja nuk na ka vrarë fare, dhe se në mbrendinë tonë kemi akoma bindjen dhe forcën e nevojshme me përballue vështirësi­të, e me ngritë nji Shqipëri që na ushqen me dinjitet, dhe me dinjitet na nderon para botës së qytetnueme.

Ky ashtë urimi im i Vitit të Ri 2018 për të gjithë vëllaznit dhe motrat e mia shqiptare kudo që jetojnë!

Shqipëria ka nevojë për nji të ardhme ma të mirë dhe ma premtuese. Megjithëse duhet kohë dhe punë e ndërgjegjs­hme me kthye vendin tonë në rrugën e përparimit të gjithanësh­ëm, ne, të gjithë ne, duhet të ushqejmë shpresën se e kaluemja nuk na ka vrarë fare, dhe se në mbrendinë tonë kemi akoma bindjen dhe forcën e nevojshme me përballue vështirësi­të, e me ngritë nji Shqipëri që na ushqen me dinjitet, dhe me dinjitet na nderon para botës së qytetnueme

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania