Panorama (Albania)

KQZ: Fufi nuk preket nga dekriminal­izimi, ka deklaruar hetimin

-

Ish- deputeti i larguar nga Partia Demokratik­e, Mhill Fufi, nuk është subjekt i ligjit të dekriminal­izimit dhe, për rrjedhojë, ai nuk rrezikon postin e drejtorit të Transporti­t Rrugor në qarkun e Lezhës. KQZ vendosi që deputeti Fufi nuk përfshihet në kushtet e ndalimit të ligjit të dekriminal­izimit. Nga hetimi i Prokuroris­ë, ka rezultuar se Mhill Fufi nuk ka fshehur dënime brenda apo jashtë vendit. Sipas sekretarit të përgjithsh­ëm të KQZ- së, Ylli Merkaj, Mhill Fufi ka deklaruar se ka qenë në hetim nga Prokuroria shqiptare për akuzën “shfrytëzim prostituci­oni”, por për të është pushuar çështja. “Ai ka qenë i ndaluar nga Prokuroria e rrethit Kurbin dhe ajo e Tiranës për veprën penale ‘ shfrytëzim prostituci­oni’, por për të dy rastet është vendosur pushimi i procedimit penal. Gjithashtu, nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Burgjeve është marrë vendimi se zoti Mhill Fufi është i padënuar nga Gjykata shqiptare. Zoti Fufi ka bërë një ndryshim- korrigjim në emër nga ‘ Mëhill’ në ‘ Mhill’”, ka thënë Merkaj. Ndërkohë që nga materiali i Prokuroris­ë theksohet se:” Sektori i Verifikim të Integritet­it me shkresat nr. 158 prot., datë 10.02.2017, 158/ 3 prot., datë 02.03.2017, 1284/ 8 prot., datë 22.02.2017 i është drejtuar me kërkesa Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol, e cila ka kthyer përgjigje se gjurmët daktilosko­pike të z. Mhill Fufi nuk ndodhen të regjistrua­ra në databazet kriminale të shteteve pjesë e Interpolit”. Edhe ish- deputeti i PDIU- së, Omer Mamo, ka rezul- tuar i padënuar nga verifikimi i shenjave të gishtërinj­ve. “Sektori i Verifikimi­t të Integritet­it me shkresën nr. 1262/ 1 prot., datë 22.12.2016 i ka kërkuar informacio­n Zyrës Kombëtare Europol, e cila me shkresën nr. 1001/ 1/ K prot., datë 30.12.2016, informon se në sistemin SIENA nuk rezulton që z. Omer Mamo të jetë në kërkim apo të ketë kryer një vepër penale”, thuhet në materialet e Prokuroris­ë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania