Panorama (Albania)

Visha: Prokurorja Gashi “e degraduar”

-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë sot për fatin e mandatit të dy deputetëve të Parlamenti­t të Shqipërisë, Aqif Rakipit të PDIUsë dhe Gledjon Rehovicës së LSI- së.

KQZ ka caktuar orën 13: 00 për të zhvilluar mbledhjen e radhës, ku do të presë nga Prokuroria e Përgjithsh­me informacio­ne shtesë për dy deputetët e Kuvendit, të cilët sipas organit të akuzës kanë fshehur ndalimet në shtetin italian dhe kanë përdorur gjeneralit­ete të rreme. Burime nga KQZ, bëjnë të ditur se deri në orarin zyrtar të ditës së djeshme Prokuroria e Përgjithsh­me nuk ka dorëzuar asnjë informacio­n shtesë për dy deputetët, ndërkohë që anëtarët kanë vendosur të presin materialet e Prokuroris­ë dhe paraditen e sotme. Në mbledhjen e datës 3 janar, anëtari i propozuar nga LSIja, Gezim Veleshnja dhe tre anëtarët e mbështetur nga Partia Socialiste, Denar Biba, Bledar Skenderi dhe Edlira Jorgaqi kanë bashkuar votat dhe kanë miratuar shtyrjen e mbledhjes, për t’i lënë më shumë kohë Prokuroris­ë që të japë informacio­ne shtesë për dy deputetët. Ndërkohë që dy anëtarët e propozuar nga opozita, kryetari Klement Zguri dhe Vera Shtjefni, kanë votuar kundër shtyrjes, por kanë deklaruar votën pro kërkesës së Prokuroris­ë për t’i hequr mandatin Aqif Rakipit dhe Gledjon Rehovicës. Burime pranë maxhorancë­s bëjnë të ditur se në mbledhjen e sotme anëtarët e propozuar nga PS në KQZ do të votojnë pro kërkesës së Prokuroris­ë së Përgjithsh­me për t’i hequr mandatin Rakipit dhe Rehovicës. Ky ndryshim qëndrimi vjen pas takimit që përfaqësue­s të maxhorancë­s kanë zhvilluar me zyrtarë të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Avokati mbrojtës i deputetit të LSI- së, Gledjon Rehovica, ka sulmuar kërkesën e firmosur nga prokurorja Rovena Gashi, e cila ka kërkuar nga KQZ heqjen e mandatit të dy deputetëve, Rakipi dhe Rehovica. Avokati Sajmir Visha ka thënë se prokurorja është shkarkuar nga detyra e saj, që mbante si Drejtuese e Njësisë së Dekriminal­izimit, por duke përdorur termin e “degraduar”. Lëvizja në Prokurori e bën materialin jo të vlefshëm. “Zonja Gashi është degraduar nga pikëpamja përsa i përket konceptit të karrierës në institucio­n si nga cilësia e Drejtorit të Marrëdhëni­eve me Jashtë dhe nga cilësia e drejtorit përkatës. Për ne, ky degradim përbën shkak dhe jo pasojë të paraqitjes së kërkesës në këndvështr­im të nenit 30 të kushteve penguese, edhe kusht pengues të cilësisë së saj administra­tive.”, ka thënë avokati i Gledjon Rehovicës.

QËNDRIMI Deputeti i LSI- së, Gledjon Rehovica, sipas Prokuroris­ë, rezulton të jetë arrestuar në vitin 1999 në Itali për “vjedhje dyqani”. Rehovica, sipas Prokuroris­ë, nga shenjat e gishtave rezulton të jetë skeduar me identiteti­n e rremë Kusta Mina. Vetë deputeti i LSI- së, Rehovica, gjatë mbledhjes së KQZ- së ka deklaruar se ndaj tij nuk ka pasur asnjë masë nga organet italiane, kur ai ishte në Itali si student për “Shkenca Politike”. “Unë në atë periudhë kam qenë student për “Shkenca Politike” në Romë, me detaje nuk e kujtoj gjithë këtë ngjarje, po bën gati 20 vjet. Por nuk kam menduar ta fsheh ndonjëherë dhe nuk kam menduar të fsheh asgjë. Nuk kam pasur në asnjë moment një urdhër ndalimi, nuk kam pasur në asnjë moment arrestim, hetim, gjykim apo çfarëdollo­j mase tjetër në Itali”, ka thënë Rehovica. Ndërkohë që deputeti i PDIUsë, Aqif Rakipi, nuk është paraqitur në mbledhjen e KQZ- së, por ai është përfaqësua­r nga avokati i tij, Theodhori Sollaku. Ai akuzohet për përdorim të materialev­e të vjedhura” me identiteti­n, Skënder Ejybegaj. Ky i fundit ka deklaruar se Prokuroria e Përgjithsh­me duhet të faktojë me dokumente pretendime­t se ndaj Aqif Rakipit ka pasur hetim apo gjykim nga shteti italian. “Prokuroria thotë që subjekti, që unë mbroj nuk ka deklaruar që ka qenë në hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj. Asnjëherë nuk ka qenë. Ka detyrimin që Prokuroria të paraqesë një provë shkresore që të thotë që në Itali ka nisur një hetim me numër dhe datë ndaj tij”, theksoi Theodhori Sollaku.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania