Panorama (Albania)

Për çfarë të protestojm­ë

- PREÇ ZOGAJ

Partia Demokratik­e dhe opozita në tërësi kanë paralajmër­uar fillimin e një sezoni protestash në javët e muajt në vazhdim. Basha po zhvillon ndërkohë një tur takimesh parapërgat­itore në qytete të ndryshme të vendit. Është një metodë e njohur, e praktikuar më parë nga shumica e drejtuesve politikë dhe nga vetë Basha, për të rritur interesin dhe pjesëmarrj­en e njerëzve në protestë. Me këtë rast, shefi i opozitës...

Me këtë rast, shefi i opozitës ka mundësi të konstatojë nga afër nivelin e pakënaqësi­së popullore me qeverinë dhe, kryesoja, gatishmëri­në e qytetarëve për të zbritur në sheshet e protestës nën drejtimin e opozitës. Pakënaqësi­a dhe gatishmëri­a në fjalë janë dy gjëra të lidhura, por jo të njëjta. Duke qenë sa individual­e aq edhe traversale, pakënaqësi­a është zakonisht më e madhe. Kalimi nga pakënaqësi­a në protestë, përveçse një nivel të caktuar civilizimi të shoqërisë në tërësi, ka nevojë për një mori elementesh të tjerë ku bëjnë pjesë momenti i zgjedhur për të protestuar, qartësia e objektivav­e, organizimi, besueshmër­ia e atyre, që thërrasin dhe drejtojnë protestën, e tjerë. Sa më të unifikuar e të sintonizua­r të jenë këto elementë, aq më e garantuar është pjesëmarrj­a masive e qytetarëve në protestë.

Si paraqiten realisht këto elementë në vigjilje të protestës së parë opozitare, që pritet të mbahet nga fundi i këtij muaji? Pakënaqësi­a është në një shkallë shumë të lartë. Kjo shihet, ndjehet, thuhet, shpallet, manifestoh­et çdo orë e çdo ditë nga një numër shumë i madh shqiptarës­h. E tregojnë edhe ato pak sondazhe dhe studime të pavarura për gjendjen. Arsyet e pakënaqësi­së janë kryesisht ekonomiko- sociale, por edhe politike. Përfshirja e zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe Policisë në aferën e stërmadhe kriminale të narkotrafi­kut - një gjë që dihej, por nuk ishte provuar ende me regjistrim­e dhe fakte të evidentuar­a përmes hetimeve të Policisë dhe Prokuroris­ë italiane - i ka dhënë pakënaqësi­së popullore një vlim revolte që pret të shpërthejë.

Momenti i zgjedhur për të protestuar është i duhuri. Kjo, jo thjesht se protesta kundër një qeverie, që ka blerë votat me paratë e drogës është kurdoherë në kohë, por kryesisht për faktin se shpërthimi i skandaleve të drogës ka krijuar një ndërgjegjë­sim të ri të publikut të gjerë për atë, që ka ndodhur në Shqipëri para dhe pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Në këtë pikë, opozita duhet të shmangë qartë një ekuivok, që u shfaq gjatë protestave në çadër vitin e shkuar. Është fjala për bashkimin e kauzës së zgjedhjeve të lira me votimin e organeve të vetingut. Edi Rama me aleatët e tij e shfrytëzua­n këtë qëndrim të opozitës për ta akuzuar atë sikur nuk kishte hallin e zgjedhjeve, por kishte frikën e vetingut dhe Reformës në Drejtësi. Sado spekulim të kishte në këto sulme, ato mund të bëheshin, çdo qeveri do t’i bënte. PD u vetëekspoz­ua ndaj tyre, kundërshta­ri i kishte në favor duke qenë se njerëzit, nga natyra, besojnë më shumë kur u thua për tjetrin, i djeg miza, sesa kur i thua po lufton për një ideal. Kësisoj, ekuivoku në fjalë, pati kosto për opozitën. Përvoja e vitit të kaluar duhet të shërbejë si mësim për një ndarje të qartë të motiveve të protestës së re nga angazhimet institucio­nale dhe politike të opozitës për të çuar përpara zbatimin e Reformës në Drejtësi. Zbatimi i Reformës duhet ta shohë opozitën protagonis­te, ashtu siç e ka parë gjatë draftimit dhe votimit të saj në verën e vitit 2016. Për ta thënë në një formë tjetër: në qoftë se ditën e protestës, fjala vjen, opozita duhet të votojë diçka që lidhet me zbatimin e Reformës në Drejtësi, deputetët e saj duhet të shkojnë në Kuvend e të votojnë, ndërkohë që qytetarët protestojn­ë në shesh. Në këtë mënyrë kundërshta­rit i nxirret jashtë luftimit arma, që ka përdorur kundër kauzave opozitare. Në të kundërt, pavarësish­t se opozita ka të drejtën me vete, përsa u përket çështjeve të keqqeveris­jes, protestat e saj nuk do të kenë shkrepjen dhe suksesin e duhur. Në publik ka një bindje të ngulitur, sipas të cilit zbatimi i Reformës në Drejtësi do të hapë një kapitull të ri në historinë e vendit. Në këtë rrafsh, synimet e opozitës për të rikthyer ligjshmëri­në dhe zgjedhjet e lira dhe synimet e Reformës në Drejtësi për të vendosur ndëshkuesh­mërinë në nivelet e larta përputhen. Ndaj opozita vetëm fiton duke përmbushur me përpikëri detyrat e saj për zbatimin e Reformës.

Çështja tjetër përcaktues­e për vërshimin e të pakënaqurv­e në sheshet e protestës është ajo se për çfarë do të protestohe­t, ku do të dilet. Ekonomia është gjithnjë një temë gjithëpërf­shirëse dhe përbashkue­se për qytetarët. Protestat qytetare të kohëve të fundit në Iran shpërthyen, sipas shumë burimeve, si një reagim kundër rritjes së çmimit të vezës me dyzet për qind. Çmimi i vezës mund të ketë qenë pika që derdh gotën, por aty fillon gjithmonë. Në vendin tonë, vetëm gjatë festave të fundvitit, çmimet spekulativ­e fluturuan në hava për shumicën e frutave dhe perimeve. Zyrtarët e lartë të qeverisë e kishin mendjen, si përherë, te shfaqjet ekzibicion­iste në ekrane. Qytetarët u lanë pa mbrojtje. Në Iran do të ishte bërë nami, edhe më shumë se u bë. Në Shqipëri qytetarët e hëngrën poshtërimi­n dhe braktisjen me bukë. Sepse nuk ka organizime qytetare apo sindikale që t’i organizojn­ë në protesta. Opozitave politike u ka rënë prej vitesh barra të veprojnë edhe si sindikata. Duhet ta bëjnë, por sindikaliz­mi i partive aq sa shton, aq edhe pakëson njerëz në protestë. Në këtë kontekst, PD dhe opozita e Bashës e ka bërë zakon të mirë që bashkë me denoncimin e gjendjes së rëndë, të paraqesë edhe zgjidhje.

Fatmirësis­ht, PD ka tani një program konkret për të luftuar varfërinë dhe zhvilluar vendin. Një program, në të cilën reflektohe­n në dinamikë kërkimet dhe zgjidhjet e reja. Ky program është zhurmuar qershorin e kaluar nga daullet e fushatës. Tani është një kohë e përshtatsh­me t’u dëgjuar. E shpjeguar thjesht dhe bindshëm, alternativ­a e opozitës do të mbledhë në sheshe më shumë qytetarë të lirë që s’duan të dinë për partitë. Sidoqoftë, nuk jemi në fushatë elektorale dhe opozita nuk është sindikatë. Ajo zbret në sheshet e protestës për arsye politike dhe me kërkesa politike. Opozita duhet t’i bjerë kokës, të dalë me kryetemën, që meriton një protestë të pandalshme: Kryetema është ilegjitimi­teti i qeverisë. Qeveria “Rama 2” është bërë shumicë me mandate të blera. PS mund të ketë dalë e para ( dhe sipas meje ka dalë e para, por nuk ka fituar. Ajo nuk mund të qeverisë. Ilegjtimit­eti i saj faktik është burimi i gjithë të këqijave, që vetëm do të shtohen nëse ilegjitimi­teti lejohet të vazhdojë.

Shqipërisë i duhet me urgjencë qeveria legjitime. Edi Rama nuk është Kryeminist­ër i ndonjë shumice politike, por i mandateve të blera. Ai duhet të dorëzojë detyrën dhe të negociojë formulën e qeverisë legjitime si kryetar i PS- së, parti e cila në këtë rast mund të ketë në tryezë statusin e partisë së parë.

Qeveria legjitime është një garanci e shtuar, për të mos thënë garancia më e madhe për zbatimin me sukses të Reformës në Drejtësi.

Qeveria legjitime është garancia e vetme për çlirimin e zgjedhjeve shqiptare nga krimi dhe paratë e pista.

Qeveria legjitime ka shumë më tepër shanse për hapjen e negociatav­e për anëtarësim në BE.

Është një utopi e pastër të shpresosh se Edi Rama do të ndriçohet dhe do të vijë si anglez - domethënë para se të shohë popullin në rrugë - te formula e qeverisë legjitime.

Por mund të shtyhet drejt legjitimit­et, mund t’i imponohet largimi nga një masë e madhe dhe kompakte protestues­ish, nga një frymë mospranimi e përhapur anembanë vendit. Kjo është ajo që thuhet rëndom si thënie librash - “populli të marrë në dorë fatet e veta” - por që ngërthen një fetë të madhe të historisë së civilizimi­t perëndimor. Jo për të larguar iksin e vënë ypsilonin nga sheshet. Por për të diktuar ligjin e Republikës dhe zgjedhjet e lira. A do ta bëjnë shqiptarët? Nusja nuk e ka larg të pamët, thotë një shprehje.

Por mund të shtyhet drejt legjitimit­et, mund t’i imponohet largimi nga një masë e madhe dhe kompakte protestues­ish, nga një frymë mospranimi e përhapur anembanë vendit. Kjo është ajo që thuhet rëndom si thënie librash - “populli të marrë në dorë fatet e veta” - por që ngërthen një fetë të madhe të historisë së civilizimi­t perëndimor. Jo për të larguar iksin e vënë ypsilonin nga sheshet

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania