Panorama (Albania)

KQZ u heq mandatin Rakipit dhe Rehovicës, e mbështet SHBA

Votojnë pro heqjes së mandatit anëtarët e propozuar nga PS dhe PD, Veleshnja i LSI del kundër dhe s’merr pjesë në votim

- FATION BINJAKU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi dje, me 5 vota pro dhe asnjë kundër, të shpallë përfundimi­n e parakohshë­m të mandatit të deputetëve, Aqif Rakipi dhe Gledjon Rehovica.

Për të dy deputetët kanë votuar dy anëtarët e mbështetur nga Partia Demokratik­e, kryetari Klement Zguri e Vera Shtjefni dhe tri votat e anëtarëve të mbështetur nga Partia Socialiste, Denar Biba, Edlira Jorgaqi dhe Bledar Skenderi. Ndërkohë, i vetmi që doli kundër, por që nuk mori pjesë në votim, ishte anëtari i propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Gezim Veleshnja. Në mbledhjen e djeshme mungoi anëtari i mbështetur nga PD, Osman Hysenaj, i cili mësohet se nuk është kthyer ende nga pushimet e Vitit të Ri në shtetin e Kuvajtit. Surprizë dje ishte vendimi i tre anëtarëve të mbështetur nga Partia Socialiste, të cilët, në mbledhjen e shkuar, votuan për shtyrjen e mbledhjes së KQZ- së, duke kërkuar më shumë informacio­ne nga Prokuroria e Përgjithsh­me. Por, ditën e djeshme Prokuroria solli po të njëjtën shkresë dhe tre anëtarët e mbështetur nga PS, Denar Biba, Bledar Skënderi dhe Edlira Jorgaqi, votuan për heqjen e mandatit të Rakipit dhe Rehovicës.

VENDIMI Pas dëgjimit të avokatëve të të dy deputetëve, anëtarët e KQZ- së janë tërhequr për vendim. Në këtë proces nuk ka marrë pjesë vetëm anëtari Gezim Veleshnja, i cili është larguar pasi ishte kundër heqjes së mandatit të dy deputetëve. Kryetari i KQZsë, Klement Zguri, tha dje vendimi i marrë me pesë vota pro duhet t’i njoftohej menjëherë Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, për shpalljen e vakances dhe zëvendësim­in e ty deputetëve. “Pesë anëtarët prezentë, që janë në tavolinë, pasi kaq ishte pjesëmarrj­a, vendosen se: KQZ vendosi, në prani të pesë anëtarëve, të shpallë me pesë vota pro të pavlefshëm dhe përfundimi­n e parakohshë­m të mandatit të deputetit, zotit Gledjon Tomorr Rehovica dhe deputetit, zotit Aqif Karahman Rakipi. Ky vendim t’i njoftohet menjëherë Kryetarit të Kuvendit, hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare dhe kundër këtij vendimi mund të bëhet ankimim brenda 45 ditëve në Gjykatën Administra­tive të Shkallës së Parë Tiranë”, tha dje Zguri.

KUNDËRSHTI­A Anëtari i KQZ- së, i mbështetur nga LSI, Gëzim Veleshnja, tha se dy deputetëve nuk mund t’u hiqet mandati pse kanë përdorur identitet të rremë gjatë komunikimi­t me policinë italiane.

“Të penalizosh dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë për arsye se para 20 viteve kanë përdorur emër tjetër gjatë komunikimi­t me Policinë, nuk është e drejtë. Ligji i 138/ 2015, për garantimin e integritet­it të personave që zgjidhen apo ushtrojnë funksione publike dhe rezoluta e Kuvendit, e prillit 2017, parashikon që identiteti i njeriut jo në çdo rast duhet të behët me qëllim për të fshehur një vepër penale të parashikua­r nga ligji dhe që penalizohe­t nga ligji 138/ 2015. Për dy deputetët, Prokuroria e Përgjithsh­me nuk na i ka dërguar materialet ku të mbështesë konkluzion­et se subjektet deklaruese, Rehovica dhe Rakipi, kanë kryer ndonjë vepër penale ndëshkuese sipas ligjit të dekriminal­izimit”, ka thënë dje Veleshnja, i cili theksoi se nuk do merrte pjesë në votim.

 ??  ?? Dje gjatë votimit në KQZ
Dje gjatë votimit në KQZ
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania