Panorama (Albania)

Atentati në Tiranë, qëllohet me 5 plumba 40- vjeçari

Shpallet në kërkim autori, i dënuar 2 herë për plagosje

- ETLEVA DELIA

Një 40- vjeçar mbeti i plagosur dje në Tiranë, në një atentat pranë urës së Institutit Bujqësor. Ndaj tij u qëllua 5 herë me armë zjarri dhe 3 prej plumbave e goditën në trup e për pasojë gjendja e tij vijon të jetë kritike në reanimacio­nin e Spitalit të Traumës.

I plagosuri është Korab Peposhi, i cili prej pak ditësh ishte kthyer si deportiv nga Greqia, për mungesë dokumentac­ioni. Ndërsa Policia ka bërë të mundur identifiki­min dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, i cili është shtetasi Alfred Rrushi, 39- vjeç, i dënuar edhe dy herë më parë për plagosje. Madje, sipas Policisë, ai kishte vetëm pak kohë që ishte liruar nga burgu ku kishte vuajtur dënimin për një plagosje të ndodhur në fund të vitit 2015, në Bulevardin Blu në Kamzë. Burime nga grupi hetimor thanë se po hetohet në dy drejtime për të sqaruar motivet e ngjarjes. Pista e parë lidhet me ndonjë konflikt të hershëm, që autori e i dëmtuari mund të kenë pasur me njëri- tjetrin dhe ngjarja mund të jetë ndonjë hakmarrje. Ndërsa pista tjetër ka të bëjë me ndonjë konflikt të mundshëm për çështje droge. Burimet thanë se po verifikohe­n si autori, ashtu edhe i

dëmtuari, nëse merreshin me shpërndarj­e lëndësh narkotike. Kjo është për shkak se i plagosuri disa vite më parë ishte arrestuar në Itali për shpërndarj­e kokaine.

NGJARJA Rreth orës 14: 20, Policia e Tiranës është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në Rrugën e Shkodrës, që ndodhet urës së Institutit Bujqësor. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarj­e ku kanë konstatuar një person të gjakosur, të shtrirë në trotuar. Burimet thanë se i plagosuri, Korab Peposhi, ka qenë duke ecur përgjatë trotuarit, kur është qëlluar 5 herë me armë zjarri në drejtim të tij. Autori duket se ka qenë duke ndjekur lëvizjet e Peposhit nga automjeti dhe në një moment ka shkrepur armën drejt tij, me qëllim për ta vrarë. Më pas, është larguar me shpejtësi në drejtim të Kamzës. I plagosuri është transportu­ar me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku i është nënshtruar një ndërhyrjej­e kirurgjika­le dhe mësohet se ende nuk e ka kaluar rrezikun për jetën. Nga ana tjetër, oficerët e Policisë në vendngjarj­e kanë shoqëruar për të marrë në pyetje disa dëshmitarë. Mësohet se brenda pak minutash nga momenti kur ka ndodhur ngjarja, është arritur të identifiko­het edhe autori i dyshuar i atentatit. Sipas Policisë, ai është Alfred Rrushi, 39 vjeç, person me precedentë penal. Në vitin 2009, ai rezulton të ketë kryer një plagosje me thikë, ndërsa në vitin 2015 një plagosje të dyfishtë me armë zjarri në Kamzë. Nga ana tjetër, i plagosuri, Korab Peposhi, nuk rezulton të ketë precedentë penalë në Shqipëri. Ai kishte pak kohë që ishte depërtuar nga Greqia për mungesë dokumentac­ioni. Ndërsa në vitit 2011 rezulton të jetë arrestuar në Itali, bashkë me një shqiptar tjetër, për shpërndarj­e kokainë.

 ??  ?? I plagosuri në vendin e ngjarjes
I plagosuri në vendin e ngjarjes
 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania