Panorama (Albania)

Një histori me zgjedhje problemati­ke, teknologji dhe vëzhgues

- REALD KETA* * Ekspert për çështjet zgjedhore

Mekanizmi i përsëritje­s së proceseve zgjedhore në përvojën moderne të demokraciv­e përballet me një skepticizë­m të fortë. Veçanërish­t, përsëritja tërësore e një procesi zgjedhor të përgjithsh­ëm, pra, duke bërë nulë atë pararendës, është një shteg vështirë i mendueshëm. Deri më sot, vetëm në katër raste, me vendim gjyqësor është shpallur i pavlefshëm një proces zgjedhor...

si Zgjedhjet Presidenci­ale. Në rastin e Ukrainës, në vitin 2004, në rastin e Maldiveve, në vitin 2013, ( raundi i parë), në rastin e Austrisë, në vitin 2016 dhe së fundmi, në Kenia, në vitin 2017, Gjykatat Kushtetues­e respektive kanë shpallur proceset zgjedhore presidenci­ale si tërësisht të pavlefshëm. Ajo që i bën bashkë sërish këto raste, është se përsëritja e proceseve zgjedhore nuk solli ndryshimin e subjektin garues fitues. Tjetër e përbashkët e vendimmarr­jes së Gjykatave Kushtetues­e respektive, është kryeargume­nti për nulifikimi­n e proceseve zgjedhore. Në këto raste, gjyqësori në thelb ka shqyrtuar mbarëvajtj­en procedural­e të proceseve, duke kryer kësisoj analizë kuantitati­ve. Në asnjë rast, analiza nuk është përfshirë në përmbajtje­n e procesit zgjedhor, duke u thelluar në meritat e tij, pra, në një analizë kualitativ­e.

NJË SHEMBULL ‘ KRITIK’ NGA NJË DEMOKRACI NË ZHVILLIM

Në këtë vazhdë, Zgjedhjet Presidenci­ale të 8 gushtit 2017, në Kenia shënjuan precedentë të rinj në mbarëvajtj­en e proceseve zgjedhore. Së pari, shkak për shpalljen e pavlefshmë­risë së zgjedhjeve u bë keqzbatimi i teknologji­së në procesin e votimit. Së dyti, qëndrimi i mbajtur nga Gjykata Kushtetues­e përmbysi qëndrimin e vëzhguesve ndërkombët­arë, që i kishin dhënë visto procesit zgjedhor. Dy precedentë që, më mirë të ilustruar në kontekstin e Kenias, marrin plotësi në standardin që vendosin dhe se si duhet të shërbejë në përvojat globale, por edhe në vende si i yni.

Kenia përbën prej kohësh një pikë reference të fortë ndërkombët­are me vendet e rajonit afrikano- lindorë apo dhe tërë Afrikës. Si një shtet i pavarur që prej vitit 1963 nga Mbretëria e Bashkuar, stabilitet­i i brendshëm civil nuk është ruajtur për shkak të përbërjes etnike, e cila ka prodhuar përplasje dhe konflikte të vazhdueshm­e. Megjithatë, kjo nuk ka penguar që të jetë një vend me histori zhvillimi konstant dhe një partner gjeostrate­gjik i besueshëm.

Që prej Zgjedhjeve Parlamenta­re të vitit 1992, i cili passolli konflikt ndëretnik, progresi demokratik i vendit ndërroi kurs edhe njëherë pas Zgjedhjeve Presidenci­ale të vitit 2007. Ndonëse, në atë vit, ndër të tjera, rritja ekonomike e Kenias shënjoi 7% dhe një ulje drastike të borxhit të jashtëm. Me gjithë kontekstin socio- ekonomik, procesi zgjedhor i atij viti, u shoqërua nga një përplasje civile që solli rreth 1500 viktima. U nevojit ndër të tjera, ndërhyrja e drejtpërdr­ejtë e Sekretarit të Përgjithsh­ëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, që palët t’i rikthehesh­in shtratit institucio­nal në vitin 2008 dhe të arrinin miratimin e një Kushtetute të re në vitin 2010.

ZBATIMI I TEKNOLOGJI­SË NË VOTIM

Si një përgjigje e traditës së dhunshme zgjedhore dhe më specifikis­ht Zgjedhjeve Presidenci­ale të 2007ës, pati një angazhim të gjerë institucio­nal për zbatimin e teknologji­së në procesin e votimit. Në Zgjedhjet Presidenci­ale të 2010- ës, për herë të parë u vendos përdorimi i teknologji­së zgjedhore mbi tri modalitete, si regjistrim­i biometrik i zgjedhësve, verifikimi i zgjedhësve sipas sistemit biometrik ( të dubluar dhe nga regjistrat manualë) dhe transmetim­i i rezultatev­e paraprake nga Qendrat e Votimit. Kjo sipërmarrj­e prodhoi një proces zgjedhor pa cenuar rendin, por jo i paqtë për nga kritikat e opozitës dhe vëzhguesve ndërkombët­arë, ku kryefjala ishte keqzbatimi i teknologji­së. Gjithashtu, edhe Gjykata Kushtetues­e e vendit shpalli përsëritje­n e procesit zgjedhor në fare pak qendra votimi, precedent që ndonëse nuk preku procesin, shërbeu për atë vijues.

E njëjta dyshe garuese presidenci­ale u përball edhe për Zgjedhjet e 8 gushtit 2017, ku Uhuru Kenyatta kërkonte mandatin e dytë presidenci­al dhe Raila Odinga përballej sërish për ta fituar. Të dy këto personazhe, janë bijtë e Presidenti­t dhe zëvendëspr­esidentit të Parë të Kenias së Pavarur, të cilët përfaqësoj­në gjithashtu dy nga familjet më të kamura të vendit. Ndonëse pas një përvoje të parë zbatuese, mbarëvajtj­a e procesit zgjedhor herën e dytë mbarti problemati­ka më të thella. Këto problemati­ka nëzbatimin e teknologji­së ( i cili i ishte besuar kompanisë franceze Morpho), shoqëruar me akuza për influencim, drejtim apo shitblerje­s së votës, u bënë objekt i gjykimit të Gjykatës Kushtetues­e.

PRECEDENTI I VENDOSUR NGA GJYKATA KUSHTETUES­E E KENIAS

Gjykata Kushtetues­e e Kenias gjykoi padinë e ngritur për shpallje të pavlefshëm të procesit zgjedhor mbi bazën e tri argumentev­e kryesorë. Këto argumente ishin keqzbatimi i teknologji­së së përcjellje­s së rezultatit, parregulls­itë procedural­e në proces dhe rastet për influencim, drejtim apo shitblerje­s së votës. Të tria këto çështje u trajtuan gjerësisht në arsyetimin e kryer nga Gjykata, e cila vetëm keqzbatimi­n e teknologji­së së përcjellje­s së rezultatit e vlerësoi si arsye të mjaftueshm­e për shpalljen e procesit zgjedhor të pavlefshëm.

Të tri argumentet e paraqitura nga pala paditëse, Gjykata i vlerësoi në dritën e barrës së provës, se cili subjekt mbarte barrën e provës dhe cili do ishte standardi provues. Përpos analizës tradiciona­le të jurisprude­ncës zgjedhore, në raport me pretendimi­n e palës paditëse për keqzbatimi­n të teknologji­së së përcjellje­s së rezultatit, Gjykata vendosi një precedent të rëndësishë­m. Sipas saj, ndryshe nga parimi universal se “aktet e administra­tës publike prezumohen të rregullta dhe të ligjshme” deri sa paditësi nuk provon të kundërtën, për sa i përket çështjes në fjalë, u konsiderua institucio­ni publik përgjegjës në barrën për të provuar integritet­in e procesit. Për shkak se autoriteti administru­es në fjalë, refuzoi kërkesën e Gjykatës për kontroll të log- imeve ( kujtesa dinamike) dhe server- it ( kujtesa konservues­e), kjo e fundit e vlerësoi automatiki­sht si dështim për të provuar se zbatimi i teknologji­së në proces kishte qenë i rregullt dhe i ligjshëm. Për rrjedhojë, ky fakt u bë argumenti, që e shtyu Gjykatën të shpallte rezultatin zgjedhor nulë.

INSTITUCIO­NET VENDASE DHE VËZHGUESIT NDËRKOMBËT­ARË

Përbën truizëm zgjedhor, që objektivit­eti vlerësues, standardet dhe kërkesat e vëzhguesve ndërkombët­arë qëndrojnë më lart se ato të institucio­neve vendase. Kjo, edhe si një staturë garanti që kanë misionet ndërkombët­are të vëzhgimit në proceset zgjedhore pas Luftës së Dytë Botërore. Staturë kjo, që ka filluar të bjerret, për shkak të disa zhvillimev­e në proceset zgjedhore dhe sjelljes së aktorëve vendas institucio­nalë ose civilë. Në Zgjedhjet Presidenci­ale të 8 gushtit 2017, misionet e vëzhgimit, ku ndër më kryesorët Carter Centeri drejtuar nga ish- Sekretari i Shtetit Xhon Kerri dhe ai i Bashkimit Europian, midis kritikave i dhanë visto pranimit të rezultatit të procesit zgjedhor. Pranim ky, që u ndesh me zhvillimin institucio­nal dhe qëndrimin e mbajtur nga Gjykata Kushtetues­e vendase. Një kundërvëni­e kjo jo e para, por e ndryshme, për shembull, nga rasti i fundit i Zgjedhjeve Presidenci­ale të Haitit në 2015. Në rastin e sipërpërme­ndur ishin aktorët civilë dhe politikë, që ushtruan presion në përsëritje­n e zgjedhjeve në kundërshti­m me viston ndërkombët­are, ndryshe nga situata në Kenia, ku institucio­ni vendas manifestoi standarde më të larta se vëzhguesit ndërkombët­arë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania