Panorama (Albania)

Patozi takohet me Bashën, kreu i PD: Zërat e lirë, e vetmja shpresë

“Një nga qëllimet e regjimit të sotëm: T’i shkurajojë njerëzit”

-

Përvjetori i 27- të i gazetës “Rilindja Demokratik­e”, njëkohësis­ht organi zyrtar në shtyp i Partisë Demokratik­e, mblodhi bashkë ish- drejtues dhe kontribuue­s ndër vite në këtë media. Ftesave të shpërndara me firmën e kreut të PD- së, Lulzim Basha, iu përgjigjën drejtuesit e partive kryesore në opozitë, Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Dashamir Shehi, Agron Duka etj..

Në ceremoni merrte pjesë edhe ish- Kryeminist­ri Sali Berisha, ish- Presidenti Bujar Nishani, funksionar­ë të lartë të Partisë Demokratik­e dhe drejtues t ë medias. Në mesazhin e dhënë në përvjetori­n e Rilindjes së Partisë Demokratik­e, Basha apeloi që 5 janari të shihet si një ditë e reflektimi­t për misionin e medias dhe të gjithë intelektua­lëve të fjalës. “Kjo ditë duhet të jetë edhe ditë e reflektimi­t për misionin e medias dhe të gjithë intelektua­lëve të fjalës. Liria, demokracia dhe mirëqeveri­sja nuk mund të ekzistojnë pa fjalën e lirë dhe pa median e lirë. Liria nuk mund të ruhet dot nëse njerëzve u mungon dija, informacio­ni. Vetëm një popull i mirëinform­uar është në gjendje të vetëqeveri­set dhe të ruajë demokracin­ë. Një nga qëllimet kryesore të regjimit të sotëm: t’i shkurajojë njerëzit, t’i bëjë pesimistë, t’i bëjë të mos besojnë në asgjë, të mos besojnë tek demokracia, të mos besojnë tek liria, të mos besojnë tek aftësia e tyre për t’u qeverisur, të mos besojnë se mund të ketë ndonjëherë politikë të mirë. Sepse në mosbesim dhe dëshpërim sundohet më lehtë”, tha Basha. Kreu i PD- së theksoi se për të gjitha kontribute­t e dhëna për lirinë, RD do të ketë përherë një vend të veçantë në historinë e Shqipërisë. Basha shprehu mirënjohje për themeluesi­t dhe drejtuesit ndër vite të RD- së, mes të cilëve përmendi edhe kreun e LIBRA- s, Ben Blushi dhe ish- nënkryetar­in e PD- së dhe një nga zërat më kritikë kundër tij, Astrit Patozin. “Në regjimet autokratik­e, kur pushteti përqendroh­et në një dorë, media merr një rëndësi të jashtëzako­nshme. Por, kur edhe media është e kapur, zërat e lirë janë e vetmja shpresë për t’u kthyer tek liria. Rilindja Demokratik­e erdhi në jetë së bashku me pluralizmi­n politik dhe me lirinë e mendimit dhe të shprehjes. Askush tjetër nuk luftoi më shumë dhe më mirë gënjeshtrë­n, manipulimi­n, propagandë­n komuniste. Ne do t’u jemi përherë mirënjohës të gjithë atyre që me kurajë dhe vendosmëri e sollën RD- në në jetë në kushtet e vështira të dhunës, kërcënimev­e dhe terrorit shtetëror: Preç Zogaj, Frrok Çupi, Mitro Çela, Blendi Fevziu, Armand Shkullaku, Ben Blushi, Dritan Kaba dhe Edi Paloka kanë qenë studentë, që punuan fillimisht vullnetari­sht që në numrat e parë. Në këtë përvjetor, dua të përgëzoj të gjithë gazetarët dhe drejtuesit e RDsë në vite, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzako­nshëm në aktiviteti­n e saj, por edhe për Shqipërinë. Kryeredakt­orët dhe drejtuesit: Frrok Çupi, Mitro Çela, Bashkim Trenova, Napolon Roshi, Lorenc Ligori, Xhevat Mustafa, Astrit Patozi”, theksoi kreu i PD.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Lulzim Basha, dje në ceremoninë e 27- vjetorit të RD- së
Lulzim Basha, dje në ceremoninë e 27- vjetorit të RD- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania