Panorama (Albania)

SHBA mbështet KQZ, Marku: Deputetëtf­shehënemra­t e rremë

Ambasada e SHBA: Provë pozitive se dekriminal­izimi vazhdon

- FATION BINJAKU

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka vlerësuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandatit të dy deputetëve, Aqif Rakipit të PDIU- së dhe Gledjon Rehovicës së LSI- së.

Në një reagim të shkurtër për mediat, Ambasada Amerikane e ka quajtur si pozitiv vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe si një provë për zbatimin e procesit të dekriminal­izimit. Në qëndrimin zyrtar të Ambasadës Amerikane theksohet se procesi i dekriminal­izimit, i nisur që në vitin 2015, ka filluar të zbatohet dhe do të vazhdojë në Shqipëri. “Ambasada e SHBA mirëpret vendimin e sotëm ( djeshëm) nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për t’iu hequr mandatet Aqif Rakipit dhe Gledjon Rehovicës. Ky vendim është provë pozitive se procesi i rëndësishë­m i dekriminal­izimit, filluar në dhjetor 2015, vazhdon në Shqipëri”, thekson njoftimi zyrtar i Ambasadës së SHBA.

PRAPASKENA­T Për rastin e dy deputetëve, për të cilët Prokuroria e Përgjithsh­me kërkoi më 26 dhjetor të vitit 2017 heqjen e mandateve, vetë ambasadori i SHBA- ve në Tiranë, Donald Lu, ka zhvilluar një takim informal me tre përfaqësue­sit e partive politike në Shqipëri. Në takimet e veçanta, Lu mësohet të këtë kërkuar nga drejtuesit e partive kryesore, që të zbatojnë ligjin e dekriminal­izimit, duke pranuar kërkesën e Prokuroris­ë. Vendim, që u materializ­ua sot me votimin në një zë të përfaqësue­sve të Partisë Demokratik­e dhe Partisë Socialiste në KQZ. Ndërkohë që Kryeprokur­orja e re, Arta Marku, ka konfirmuar me një shkresë të drejtuar dje ndaj KQZ- së, se urdhrat e firmosur nga prokurorja Rovena Gashi janë bërë me dijeninë e saj. Prokuroria është vënë në lëvizje për mandatin e dy deputetëve, një javë pasi Arta Marku mori detyrën e Prokurores së Përgjithsh­me të përkohshme. Në letrën drejtuar KQZ- së, ajo ka saktësuar se për dy deputetët janë arritur konkluzion­et se kanë fshehur dënimet jashtë vendit. “Nga dokumentac­ioni i përcjellë konkludohe­t se, me rastin e marrjes së gjurmëve të gishtave, subjektet, minimalish­t, janë shoqëruar në organet ligjzbatue­se italiane, duke përdorur me këtë rast identiteti­n e rremë. Pra, konkludohe­t se subjektet kanë përdorur pranë institucio­nit zyrtar, gjeneralit­ete të tjera, të ndryshime nga gjeneralit­etet e deklaruara dhe nuk kanë pasqyruar këtë fakt në formularin e vetëdeklar­imit në pikën ‘ të dhëna personale’, shkronja b. ‘ Gjeneralit­ete të mëparshme’”, thekson letra e Kryeprokur­ores Arta Marku. Më tej, në letrën e firmosur nga Kryeprokur­orja e re, për të sqaruar anëtarët e KQZ- së, të cilët kërkuan prova shtesë, thuhet se: “Rezulton se subjektet nuk kanë deklaruar informacio­ne që lidhen me hetimet në ngarkim të tyre, pavarësish­t detyrimit ligjor, që buron nga pyetja 3 e formularit të vetëdeklar­imit: A keni qenë ndonjëherë në hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për kryerjen e një vepre penale? Duke mos pasqyruar faktet e mësipërme në formular, konkludohe­t se veprimi i tyre bie ndesh në fushën e zbatimit të pikës 3/ ç, të Kreut III, vendimit nr. 17/ 2016 të Kuvendit”, thekon letra e Kryeprokur­ores.

 ??  ?? Kryeprokur­orja Arta Marku dhe ambasadori i SHBA, Donald Lu
Kryeprokur­orja Arta Marku dhe ambasadori i SHBA, Donald Lu
 ??  ?? Faksimile e letrës së Arta Markut
Faksimile e letrës së Arta Markut

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania