Panorama (Albania)

Dritan Bici zëvendëson Rakipin në Elbasan

Silva Caka rikthehet në Kuvend pas ikjes së Rehovicës

-

Pas vendimit të Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, mandati i deputetit të PDIU- së, Aqif Rakipit, do t’i kalojë pasuesit në listën e kandidatëv­e për deputetë të qarkut të Elbasanit. Deputeti i ri i Partisë Çame është Dritan Bici. Ai është i katërti i listës së PDIU- së në qarkun e Elbasanit, i cili pritet të marrë mandatin e deputetit. Bici ka qenë kryetar i Bashkisë së Gramshit, nënprefekt i Gramshit, por dhe kryetar i Partisë Socialiste në këtë qytet, ndërsa iu bashkua PDIU- së pak para zgjedhjeve të qershorit. Në CV e tij të dorëzuar në KQZ, Dritan Bici ka deklaruar se ka mbaruar Universite­tin Kristal, Tiranë dega Jurid- ik, në vitin 2005- 2011. Po ashtu, dhe Universite­tin Bujqësor të Korcës, për Agronomi në vitet 1984- 1989.

Po ashtu, ai është anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste nga viti 2011- 2017 dhe ka qenë në këtë strukturë edhe në vitet 2003- 2007. Në formularin e dekriminal­izimit, Dritan Bici ka deklaruar se është dënu- ar në vitin 2013 për mosbindje të urdhrit të punonjësit e Policisë dhe për këtë është dënuar me 60 orë të kryerjes së punës në interes publik. Po ashtu, ai ka deklaruar se është dënuar në Greqi, për qëndrim si emigrant i paligjshëm në vitet 19931995. PDIU ka respektuar kuotën gjinore në listën e kandidatëv­e të saj në qarkun e Elbasanit duke pasur 35% gra në listë. Nga ana tjetër, me heqjen e mandatit të deputetit të LSI- së së qarkut të Beratit, Gledjon Rahovica, vendin e tij pritet ta zërë në Kuvend ish- deputetja e legjislatu­rës së kaluar, Silva Caka. Caka ka qenë deputete e LSI- së gjatë legjislatu­rës 2013- 2017, ndërsa ka mbajtur disa pozicione drejtuese në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Por, ardhja e Cakës në Kuvend, do ta çojë në 41 numrin e grave deputete, dy prej të cilave kanë ardhur vetëm muajin e fundit. Pas dorëheqjes së deputetit të PDIU- së, Bujar Muça, ai u zëvendësua nga Elena Xhina.

 ??  ?? Silva Caka
Silva Caka
 ??  ?? Dritan Bici
Dritan Bici

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania