Panorama (Albania)

KORÇE/ Thyen urdhrin mbrojtës, arrestohet

-

KORÇE – Thyen urdhrin e mbrojtjes dhe kapet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Një 55- vjeçar nga Korça ka përfunduar në pranga pasi është kapur nga Policia në flagrancë. Pavlo Veisi, në gjendje të dehur ka shkuar në shtëpinë e ish- bashkëjetu­eses dhe ka debatuar ashpër me të. Një veprim i tillë, për shkak se ka shfaqur dhe agresivite­t nuk është pritur mirë nga 40vjeçarja B. B., me të cilën kishte bashkëjetu­ar për disa vite. Kjo e fundit ka lajmëruar Policinë, duke e vënë në dijeni dhe për urdhrin e mbrojtes së lëshuar ndaj saj nga Gjykata e Korçës. Ndërkohë që gruaja ka telefonuar Policinë, 55- vjeçari ka tentuar të largohet, por është kapur duke drejtuar automjetin e tij në qendër të qytetit të Korçës, ndërkohë që nga testit i alkoolit ka rezultuar në gjendje të dehur. “Ky shtetas, në kundërshti­m me vendimin e Gjykatës, ka shkuar në banesën e ish- bashkëjetu­eses së tij shtetases B. B, 40 vjeçe, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje dhe më pas është larguar me mjetin tip “Nissan” me targa greke ZMP5199", bën të ditur Policia. dh. ç

LAC/ Vrasja për Vit të Ri, burg dy të dyshuarve

LAC- Gjykata e Kurbinit la në burg kushërinjt­ë Alban dhe Ernis Lika, ndërsa për Arbër Likën vendosi “arrest shtëpie”. Tre kushërinjt­ë e arrestuar, pasi qëlluan me breshëri automatiku natën e ndërrimit të viteve në Sanxhak, dolën dje para togave të zeza për vlerësimin e masës. Sipas burimeve, kushërinjt­ë Lika kanë pranuar se kanë qëlluar me armë zjarri për të festuar natën e ndërrimit të viteve, por kanë deklaruar se plumbi, që i mori jetën 16vjeçarit, Klajdi Gjeta, nuk ka dalë nga arma e tyre. Në bazë të provave të paraqitura nga Prokuroria, Gjykata e ka konsiderua­r të ligjshëm ndalimin e kushërinjv­e Lika, ndërsa ndaj tyre rendon vetëm akuza e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”, pasi ende nuk është vërtetuar nëse 16- vjeçari që humbi jetën në Sanxhak është goditur nga plumbi i armës, me të cilën kanë qëlluar tre kushërinjt­ë Lika. Jashtë Gjykatës, familjarët e tyre kanë mohuar që ata të kenë lidhje me vrasjen e Klejdi Gjatës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania