Panorama (Albania)

Gomonia tentoi të merrte drogë, nuk i bindet Policisë për të ndaluar

-

VLORE- Delta Forcë, Policia Kufitare dhe Policia e Vlorës janë vënë në ndjekje dje të një mjeti lundrues, por që ka arritur të dalë nga ujërat e territorit tonë. Gjatë kontrollit nga deti dhe toka, në zonën e Karaburuni­t, nisur nga informacio­net e marra në rrugë operative se mund të ishte fshehur lëndë narkotike me qëllim trafikimi, rreth orës 13: 50, Policia ka konstatuar një mjet lundrues, që lëvizte me shpejtësi në drejtim të Mezo- kanalit, Sazan. “Menjëherë, në ndjekje të mjetit lundrues janë vënë 3 mjete lundruese të Policisë Kufitare dhe të Delta Forcë. Është kërkuar ndihma e anijes “Oriku” dhe e helikopter­it të FA- së. Gjithashtu, është njoftuar GdF Durrës e Vlorë si dhe homologët italianë. Është ngritur në fluturim një helikopter “COUGAR” i FA- së, i cili ka ndjekur në ujërat neutrale, për rreth 1 orë, gomonen që lëvizte me shpejtësi duke bërë manovra në det me qëllim t’i shmangej ndjekjes së helikopter­it”, thuhej në njoftimin e Policisë. Sipas të dhënave, nga deti vijonte ndjekja nga anija “Oriku” dhe tre mjete lundruese të Policisë Kufitare dhe Delta Forcë. Në veprim është futur menjëherë edhe GdF- ja në Shqipëri e Itali. Deri në orët e vona mbrëmë nuk ishte bërë e mundur kapja e gomones, pasi dyshohet se është fshehur në ndonjë gji bregdetar, në ujërat territoria­le midis Malit të Zi dhe Kroacisë, por vijon kërkimi nga ajri, nga GdF. Gjithashtu, është vënë në ndjekje edhe Policia malazeze. Nga pamjet filmike të realizuara nga helikopter­i i FA- së në bordin e gomones u dalluan tre persona dhe disa bidonë plastikë, ndërsa pjesa tjetër e bordit ishte bosh. Dyshohet se gomonia do merrte lëndën narkotike në Sazan, me qëllim trafikimin në drejtim të Italisë. Nga krehja e zonës në gadishulli­n e Karaburuni­t, në vendin e quajtur “Bristan”, midis shkëmbinjv­e, Policia ka gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale 28 kilogramë lëndë narkotike, të ndarë në 5 pako. Policia Kufitare, Delta Forcë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë po vijojnë kontrollet në zonë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania