Panorama (Albania)

Punimet pa leje çajnë tokën, pallati rrezikon shembjen

Ndalohet pronarja e vilës, banorët: Do ikim nga shtëpitë

- GJIROKASTE­R/ PIRO NASE

Një pallat 5- katesh, i ndërtuar në një zonë kodrinore në Gjirokastë­r, rrezikon të shembet për shkak të rrëshqitje­s së dheut.

Banorët e 15 familjeve në pallatin që ndodhet në lagjen “Punëtori”, janë alarmuar pasi nga lëvizja e dheut kanë ndjerë tronditje dhe nga frika kanë braktisur banesat e tyre. Ende nuk dihet se nga ka ardhur rrëshqitja, por sipas vetë banorëve shkak është bërë një ndërhyrje rreth 50 metra poshtë kodrës ku ndodhet pallati. Marjana Kurkari është pronarja e ndërtesës 2- katëshe, e cila për të penguar erozionin kishte nisur punimet për ndërtimin e një muri dhe kjo dyshohet se mund të ketë shkaktuar rrëshqitje të dheut të llojit shtuf. Nga rrëshqitja është shkaktuar një çarje me gjatësi rreth 100 metra. Banorët lajmëruan forcat e policisë, ndërsa e pranishme në vendin e ngjarjes ka qenë edhe Policia Bashkiake për të analizuar atë që kishte ndodhur. Pas verifikime­ve të para, 42- vjeçarja që po kryen punime pranë pallatit 5- katesh u shoqërua në Komisariat për t’u marrë në pyetje. Në bazë të deklarimit të saj, por edhe nga Bashkia Gjirokastë­r, mësohet se Marjan Kurkari nuk kishte marrë leje për një ndërhyrje të tillë. Sipas 42- vjeçares, ajo nuk ka marrë leje nga Bashkia e Gjirokastr­ës, pasi bëhej fjalë për hapjen e një kanali. Kësisoj, ajo ka ndërhyrë përmes disa punëtorëve të krahut për të hapur një kanal që mos të lejonte dëmtimin e banesës së saj nga terreni shtu- for. Policia e Gjirokastr­ës ende nuk ka ndërmarrë ndonjë masë ndalimi ndaj saj, por është mjaftuar me marrjen e masave duke marrë në pyetje edhe përfaqësue­s të Bashkisë së Gjirokastr­ës dhe Inspektora­tit Ndërtimor lokal. Nga ana tjetër, banorët e pallatit kërkojnë marrjen e masave nga bashkia dhe organet e tjera vendore për parandalim­in e shembjes së pallatit. Ndërkaq, drejtori i Ndërmarrje­s Gjeologjik­e në Gjirokastë­r, Cano Norra, shprehet se rreziku për shembjen e pallatit 5katesh është evident pasi terreni shtufor, në kulm të të cilit është ndërtuar pallati, për nga përbërja e vet e brishtë nuk duhet të jetë objekt ndërtimi apo ndërhyrjej­e dhe sipas tij ndërhyrja e fundit për hapjen e një kanali ka krijuar çarje të mëdha në kodrën ku pallati parafabrik­at është ndërtuar gjatë periudhës së komunizmit.

 ??  ?? Pallati që rrezikon shembjen
Pallati që rrezikon shembjen
 ??  ?? Rrëshqitja e tokës
Rrëshqitja e tokës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania