Panorama (Albania)

Nuk morën certifikat­ën e sigurisë, pritet transferim­i i 60 policëve

-

Të paktën 60 punonjës të Policisë së Shtetit nuk janë konsiderua­r të “aftë” për t’u pajisur me certifikat­ë sigurie, e për rrjedhojë, nuk mund të vazhdojnë karrierën në pozicionet, që kanë pasur. Ata rezultuan të mos e kenë kaluar me sukses provën e besimit për informacio­net e klasifikua­ra. Bëhet fjalë për efektivë me grada të niveleve zbatuese, të mesme dhe të larta, që u janë refuzuar certifikat­at e sigurisë nga Drejtoria e Sigurimit të Informacio­nit të Klasifikua­r dhe strukturat përkatëse në Policinë e Shtetit. Burimet thanë se arsyet kanë qenë nga më të ndryshmet, që nga incidentet, që ata kanë pasur në radhët e Policisë, probleme të vërejtura gjatë hetimit të dosjeve të ndryshme, vërejtje të dhëna nga eprorët e deri te probleme të mundshme me deklarimin e pasurisë. Pajisja me certifikat­ë sigurie pritet të jetë një element i rëndësishë­m në përcaktimi­n e karrierës së shumë prej efektivëve, që duhet të vijojnë karrierën në nivele të larta. Po ashtu, certifikat­a e sigurisë është kategoriki­sht e nevojshme për ata oficerë që duhet të kenë akses për informacio­ne të rëndësishm­e, që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, antiterror­in dhe krimet e rënda. Emrat e efektivëve dhe oficerëve, që u është refuzuar certifikim­i i sigurisë nuk bëhen të ditur, por mësohet se shumë shpejt ata pritet të lënë detyrat e rëndësishm­e, që mbajnë nëse kanë të bëjnë me informacio­ne sekrete të rëndësishm­e, që konsideroh­en të klasifikua­ra. Burimet thanë se këta oficerë dhe efektivë nuk do të përjashtoh­en nga Policia, por pritet të emërohen në strukturat e rendit, apo struktura në të cilat nuk është e nevojshme pajisja me certifikat­ë sigurie. Shume shpejt, të gjithë efektivët dhe drejtuesit e policisë do t’i nënshtrohe­n edhe vetingut. Disa muaj më parë ishin edhe 20 efektivë e oficerë të tjerë të Policisë që u transferua­n në detyra dytësore, për shkak se nuk arritën të pajiseshin me certifikat­ë sigurie. I pyetur në lidhje me këtë fakt, gjatë një prononcimi për gazetarët, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, e konsideroi si një procedurë normale transferim­in e atyre që nuk mund të konsideroh­et të besueshëm për ruajtjen e informacio­nit të klasifikua­r.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania