Panorama (Albania)

I merr flakë shtëpia, i moshuari vdes nga asfiksia në Tiranë

-

Një 85- vjeçar është asfiksuar duke humbur jetën brenda apartament­it të tij, që u përfshi nga flakët mëngjesin e djeshëm. Viktima është Spiro Ndino, i cili jetonte i vetëm në banesën ku ndodhi ngjarja, në rrugën “Frosina Plaku”, në Tiranë. Nga të dhënat e para hetimore, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një rezistencë, që i moshuari e kishte lënë ndezur për t’u ngrohur, duke e harruar ta fikte natën, pasi e kishte zënë gjumi. Si pasojë, një batanije që ka rënë sipër rezistencë­s, ka marrë flakë në orët e para të mëngjesit, duke sjellë përhapjen e zjarrit në shtëpinë e të moshuarit. Megjithatë, burimet thanë se 85- vjeçari është asfiksuar nga tymi i përhapur në shtëpi, duke ndërruar jetë. Kanë qenë fqinjët e të moshuarit, që kanë lajmëruar Policinë rreth orës 06: 30, pasi kishin parë të dilte tym nga shtëpia e Spiro Ndinos. Edhe pse zjarrfikës­ja dhe Policia mbërritën shpejt në vendngjarj­e, ishte shumë vonë për të moshuarin, i cili u gjet i pajetë në krevatin e tij. Zjarrfikës­it thanë se nga nxehtësia e rezistencë­s, ka marrë flakë batanija dhe më pas krevati. Tymi është përhapur në dhomë duke asfiksuar 85- vjeçarin, i cili ishte në gjumë. Flakët janë përhapur vetëm në dhomën ku flinte i moshuari dhe jo në dhomat e tjera. “Rreth orës 06: 30, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në një banesë në rrugën ‘ Frosina Plaku’ ka rënë zjarr. Menjëherë në vendngjarj­e kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe zjarrfikës­ja, ku nga verifikime­t rezulton se ka marrë flakë rezistenca ngrohëse dhe si pasojë e tymit të shkaktuar është asfiksuar dhe ka gjetur vdekjen shtetasi Spiro Ndino, 85 vjeç, i cili jetonte i vetëm”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës.

 ??  ?? Apartament­i i të moshuarit që u dogj
Apartament­i i të moshuarit që u dogj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania