Panorama (Albania)

Arilena Ara zbuloi historinë e fshehtë, Flori Mumajesi detyrohet të dalë hapur me Liberta Spahiun

-

Flori Mumajesi është një ndër këngëtarët dhe kantautorë­t më të mirë shqiptarë, por përveç këngëve hit, ai shpesh herë ka qenë në qendër të vëmendjes për lidhjet e tij të dashurisë me femrat e njohura për publikun. E, duket se kësaj here kantautori shumë i talentuar është gjendur mes dy femrave, një biondeje në fushën e tij dhe një bruneje në botën e televizion­it. Fjala është për këngëtaren Arilena Ara dhe moderatore­n e “Prive” prej nëntë vitesh, Liberta Spahiun. Ai personalis­ht nuk kishte deklaruar në media ende as për njërën, as për tjetrën, edhe pse për të dyja ka pasur aludime të shumta se ai ka pasur histori. Por duket se lojën e hapi e para Arilena Ara, e cila po shijon suksesin dhe turet koncertore me këngën “Nëntori”.

E ftuar para Vitit të Ri, në programin “Top Show magazinë”, Arilena pranoi të fliste dhe për marrëdhëni­en me Florin, për të cilin u fol se kishin përjetuar një flirt pasionant që nga bashkëpuni­mi për klipin “Nallane 3”, të pasuar me deklarata të hapura në 35- vjetorin e muzikantit. Ndërkohë që Flori po përflitej për histori me Libertën, e cila është dhe arsyeja e vendosjes së tij në Prishtinë, Arilena ka folur për atë, që mund të ketë ndodhur mes saj dhe Florit. “Gjithçka nisi duke pirë një gotë verë”, tha ajo në “Top Show” pa e mohuar se mes tyre ka pasur diçka më shumë. Natyrisht që deklarata e Arilenës, nxori në sipërfaqe një histori të fshehtë mes saj dhe kantautori­t, për të cilën ndoshta Flori nuk do të kishte dashur të fliste, aq më tepër tani që lidhja e tij me Libertën ka marrë drejtim serioz.

Kështu, nisur nga ky konfuzion mediatik dhe zhurmë që shkaktoi Arilena, ai është i detyruar, në një farë mënyre, ta nisë Vitin e Ri 2018, me një deklaratë dashurie për vajzën më “cool” të Prishtinës, Libertën. Gjatë koncertit në Prishtinë ku performoi me djemtë e “Threedots”, mesnatën e së mërkurës, Flori në mes të koncertit i bëri dedikimin special Libertës. Ai iu drejtua publikisht me fjalët: “Jam me fat që të kam pranë”, duke e bërë moderatore­n të emocionohe­j në prani të miqve. Momenti në fjalë është filmuar nga miku i tyre, moderatori Alaudin Hamiti, i cili e ka postuar atë në Insta Story, për ta fshirë vetëm pak minuta më pas. 33- VJETORI I ARTË I LIBERTËS DHE PLANI PËR T’U MARTUAR ME FLORIN Askush nuk e dinte moshën e Liberta Spahiut, deri në momentin që ajo postoi vetë foton nga koncerti i Flori Mumajesit, që mund të konsideroh­et një festë e madhe që Flori organizoi për të dashurën e zemrës në mes të Prishtinës. Miku i të dyve, gaze- tari Alaudin Hamiti, postoi një foto të Libertës ku ajo tregonte moshën, pikërisht 33- vjetorin e saj. Poza e prezantues­es duket me dy kuptime, pasi tregon ndërkohë dhe unazat në gisht, një prej të cilave mendohet nga fansat se është dhuratë e Florit. Duket, se lidhja e saj me muzikantin po shkon drejt zyrtarizim­it, duke qenë se në programin e Vitit të Ri, ajo pranoi t’u përgjigjej pyetjeve për të. E pyetur se kush është Flori në jetën e saj, ajo iu përgjigj: “Eshtë një gjeni për atë që bën”. Ndërsa pyetjes tjetër, nëse mund të jetë ajo një nuse në Tiranë, iu përgjigj “Po, pse jo”. Miq të tyre të afërt kanë treguar se, në fakt, Flori po e sheh si partnere serioze Libertën, ndërkohë që ndër planet e tyre është edhe martesa. Ata u përfolën për lidhjen disa muaj më parë, qëkur Liberta u fotografua pranë Florit dhe djemve “Threedots”.

Pas kësaj marrëdhëni­eje, Flori u zhvendos në Prishtinë për të mos pasur lidhje në distancë. Kujtojmë që lidhja e çiftit nis pas shkëputjes së Florit nga këngëtarja Elvana Gjata, njëkohësis­ht mikesha e ngushtë e Libertës. Ndërkohë vetë Spahiu ka deklaruar se ka pasur një lidhje të shkurtër dhe jo shumë të rëndësishm­e me reperin e njohur nga Kosova, Getoar Selimi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania