Panorama (Albania)

Festa surprizë e Invës për Avni Mulën, artisti emocionohe­t dhe përlotet

-

Më 4 janar të këtij viti që sapo u futëm, kompozitor­i dhe këngëtari i shquar i skenës së muzikës opereristi­ke dhe asaj të lehtë, Avni Mula, mbushi 90 vjeç. Vajza e tij, sopranoja me famë botërore, Inva Mula, e cila po jeton kohët e fundit më së shumti në Tiranë, vendosi që t’i bëjë një festë suprizë. E ndihmuar nga mikeshat e saj si dhe miqtë dhe kolegët e Avni Mulës, ajo kishte përgatitur çdo gjë deri në detaje, te Teatri i Kukullave. I jati, i cili nuk dinte asgjë për festën, erdhi në Teatër ku u prit nga vajzat dhe vëllai, Osmani, nuk po kuptonte se çfarë po ndodhte. Pasi e ndihmuan të heqë pallton dhe shallin, ai u gjend papritur në një teatër të mbushur plot e përplot me miqtë e tij, të cilët e pritën me duartrokit­je. Kaq ka mjaftuar që artisti i shquar të shpërthejë në lot për këtë surprizë kaq të bukur, të bërë për 90- vjetorin e lindjes së tij.

Por surprizat ndiqnin njëra- tjetrën në festë. Këngën “Happy birthday to you” e këndoi në skenë Nina, mbesa e tij dhe vajza e Invës, e cila mban emrin e së ndjerës Nina Mula, bashkëshor­tes së Avniut, gjithashtu edhe ajo një artiste e madhe e muzikës operistike. Gjatë darkës, u performua muzikë e kënduar dhe e kompozuar nga Avnmi Mula, ndërkohë që nuk munguan edhe dhuratat e shumta për këtë ditë të shënuar. Pjesmarrës në festë ishin edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, si dhe ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi. Të ftuar ishin edhe aktorë dhe këngëtarë të shquar të gjeneratës së tij, të cilët fatmirësis­ht janë akoma në jetë si, Tinka Kurti, Margarita Xhepa etj..

Avni Mula ka lindur më 4 janar të vitit 1928, në Gjakovë. Ai u martua me sopranon ruse, Nina Mula, me të cilën patën dy vajza, Adelinën pianiste dhe Invën soprano. Avni Mula ka kompozuar muzikë për filma, shumë këngë, si dhe ka interpretu­ar në skenat e festivalev­e dhe atë të Operas.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania