Panorama (Albania)

Pronat, 1890 emrat që përfitojnë kompensim

ATP njofton çeljen e aplikimeve për 1890 pronarë që kompensohe­n nga tokat e zëna prej ndërtimeve pa leje. Afati e dokumentet që duhen

-

Janë rreth 1890 pronarë, toka e të cilëve është zënë nga ndërtimet pa leje, të cilët kanë mundësi të kompensohe­n. Agjencia e Trajtimit të Pronave ka njoftuar dje çeljen e aplikimeve për fondin e vënë në dispozicio­n nga ALUIZNI.

Duke nisur nga data 11 janar, qytetarët që kanë emrin në listë mund të paraqiten në ATP për të dorëzuar dokumentac­ionin e nevojshëm. "Procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfituese do të fillojë më datë 11.01.2018 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë", thuhet në njoftimin që mban firmën e drejtoresh­ës së ATP- së, Jonida Baçi.

DOKUMEN ® TET

Përveç kërkesës që duhet të plotësojnë, pronarët duhet të dorëzojnë dëshminë e trashëgimi­së, prokurën e posaçme të nënshkruar nga të gjitha anëtarët që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare në emër të tyre. "Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpron­ar, apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individual­e apo të përbashkët për pjesën takuese në pronën që kompensohe­t. Në rastin e kërkesave individ- uale të secilit bashkëpron­ar apo të një pjese të tyre, për çdo aplikim të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 lekë, pavarësish­t se i përket së njëjtës pasuri së paluajtshm­e", specifikoh­et në njoftim. Nga qytetarët kërkohet po ashtu, vërtetim origjinal i lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare, fotokopje e dokumentit të identifiki­mit si edhe mandat pagese, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit në vlerën e 2 mijë lekëve. Vlen të theksohet se ata të cilët kanë aplikuar më parë dhe nuk kanë përfituar për shkak të mungesës së një apo më shumë dokumentev­e, kanë të drejtë të riaplikojn­ë. Këto familje nuk do të kenë detyrimin për të riparuar tarifën e shërbimit nëse vërtetojnë që e kanë kryer më parë.

PAGESAT

Më herët, për familjet që prekeshin nga procesi i legalizimi­t shpërndahe­shin 4 këste shpërblimi, në masën 57 % të vlerës së pronës dhe për pjesën e mbetur të pagesës u duhej të viheshin në radhë pritjeje. Tanimë, ata do të kenë mundësi që të marrin 70 për qind të vlerës. Në këtë mënyrë, detyrimi që i mbetet agjencisë përkundrej­t tyre, reduktohet në masën 30 për qind.

 ??  ?? Faksimile e njoftimit të ATP
Faksimile e njoftimit të ATP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania